Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR SHPRONĖSIMIN, PĖR INTERES PUBLIK, TĖ PRONARĖVE TĖ PASURIVE TĖ PALUAJTĖSHME, PRONĖ PRIVATE, TĖ CILAT PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI DHE SISTEMIMI I RRUGĖS “JERONIM DE RADA”, BLLOKU TE SHKOLLA “MARIGO POZIU”, LAGJEVE “RILINDJA”, “LEF SALLAT
 
V E N D I M


PËR


SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTËSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI DHE SISTEMIMI I RRUGËS “JERONIM DE RADA”, BLLOKU TE SHKOLLA “MARIGO POZIU”, LAGJEVE “RILINDJA”, “LEF SALLATA”, “1 MAJI”
DHE “24 MAJI”, NË BASHKINË E VLORËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5/1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni dhe sistemimi i rrugës “Jeronim de Rada”, blloku te shkolla “Marigo Poziu”, lagjeve “Rilindja”, “Lef Sallata”, “1 Maji” dhe “24 Maji”, në Bashkinë e Vlorës.

2.Pasuritë, në sipërfaqen prej 737.84 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e katër) m² truall dhe 236.25 (dyqind e tridhjetë e gjashtë pikë njëzet e pesë) m² objekt, pronë private, që shpronësohen, si dhe pronarët që shpronësohen janë sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, e cila është pjesë përbërëse e tij.

3.Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 17 965 060 (shtatëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Vlorës, planifikuar në buxhetin e saj.

4.Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

5.Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia e Vlorës.

6.Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia e Vlorës për realizimin e këtij projekti.

7.Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së Vlorës. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 737.84 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e katër) m² truall dhe 236.25 (dyqind e tridhjetë e gjashtë pikë njëzet e pesë) m² objekt, shpronësuar në favor të Bashkisë së Vlorës, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

8.Ngarkohen Bashkia e Vlorës dhe Ministria e Brendshme për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave