Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
V E N D I M PĖR PRODUKTET QĖ PĖRMBAJNĖ DIMETILFUMARAT
 
V E N D I M

PËR
PRODUKTET QË PËRMBAJNË DIMETILFUMARAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.10480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Ndalimin e vendosjes dhe bërjes së disponueshme në treg të produkteve që përmbajnë dimetilfumarat (DMF).

2.Për qëllime të këtij vendimi:

a) “Dimetilfumarat (DMF)” është përbërja kimke dimetilfumarat, me emërtimin dimetil (E) – butendioat, sipas IUPAC, numër CAS 624-49-7 dhe nr.Eiencs 210-849-0. DMF-ja është një biocid që përdoret nga prodhuesit për të parandaluar shfaqjen e mykut (kërpudhave) që mund të formohen te produktet e konsmuatorit gjatë magazinimit dhe transportit në kushte klimaterike të lagështa.
b) “Produkt që përmban DMF” është çdo produkt ose çdo pjesë e produktit, ku:

i. vihet re prania e DMF-së në një ose më shumë porcioneqese, ose
ii. përqendrimi i DMF-së është më i madh se 0.1 mg/kg e peshës së produktit ose pjesës të produktit.

3. Ngarkohet struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut, e parashikuar në legjislacionin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, për:

a) ndalimin e vendosjes dhe bërjes së disponueshme në treg të produkteve që përmbajnë DMF;
b) marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar tërheqjen nga tregu dhe kthimin mbrapsht nga konsumatorët të produkteve që përmbajnë DMF;
c) njoftimin e ministrisë përgjegjëse në fushën e tregtisë, në rast të marrjes së masave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike të vendimit.

4. Ngarkohen autoritet doganore për të siguruar ndalimin e importit të produkteve që përmbajnë DMF dhe njoftimin e strukturës përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit nga 1 janari 2014.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave