P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10186, DATË 5.11.2009, “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Shkronja “c”, e nenit 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) “Person i stimuluar” është personi, fizik ose juridik, që ka fituar këtë titull në përputhje me dispozitat e ligjit nr.7665, datë 21.1.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të shfuqizuar, i cili mund të ketë lidhur ose jo marrëveshje qiraje dhe/ose zhvillimi me qiradhënënësin, për një veprimtari të stimuluar.”.
Neni 2
Shkronja “b”, e nenit 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) marrëveshjen e qirasë apo zhvillimit, nëse ka lidhur një të tillë me qiradhënësin;”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
21/08/2013