Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton vendimin pėr decentralizmin e pėrdorimit tė fondeve tė Komisionit Evropian
 

-          Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë në rajon që kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave, nga rendi i së cilës, kryeministri veçoi vendimin për decentralizmin e përdorimit të fondeve të Komisionit Evropian. Lidhur me vendimin në fjalë “Për disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin. nr 23 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit të decentralizuar të asistencës së BE, në kuadër të parazgjerimit  (IPA), komponenti i I-rë, të “Asistenca e Tranzicionit dhe  forcimi institucional”” të ndryshuar, Kryeministri vlerësoi rëndësinë e tij dhe u shpreh se tashmë Shqipëria bëhet një nga vendet e para në rajon që krijon institucionet  e veta të përdorimit të ndihmës së BE.

Kryeministri e vlerësoi këtë si një arritje të madhe për administratën shqiptare, e cila vjen si rezultat i një pune serioze të bërë nga Ministria e Integrimit, Ministria e Financave dhe ministritë e linjave për të ngritur dhe konsoliduar këto struktura të specializuara në këtë fushë.

Në këtë kontekst, Kryeministri përgëzoi ministritë në fjalë, jo vetëm për ngritjen, por edhe për kualifikimin e këtyre njësive shumë të rëndësishme, tani e tutje për bashkëpunimin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë me BE.

Më tej, kryeministri u ndal edhe në disa vendime të tjera të rendit të ditës si kalimin në pronësi, pa shpërblim të një sipërfaqeje prej 7300 m2 për institucion të arsimit të lartë në pronësi të tij; vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer” , Shkodër, dhe vendime të tjera.

Në fjalën e mbajtur në nisje të mbledhjes, kryeministri Berisha u shpreh:

Sot, ka një seri vendimesh të cilat trajtojnë çështje nga më të ndryshmet, por nga këto vendime njëri është më i rëndësishmi dhe ky është vendimi i decentralizimit të përdorimit të fondeve të Komisionit Evropian.

Deri këtë vit, KE ka prokuruar fondet e tij dhe ai ka qënë me njësite  e veta prokuruesi i fondeve të Be. Pas një punë serioze tre vjeçare të bërë nga qeveria, Shqipëria arrin të bëhet vendi i parë  në rajon që të kualifikojë administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Për këtë qëllim janë ngritur njësitë përkatëse, më  e madhja është në ministrinë  e Financave, por krahas kësaj funksionojnë njësitë në të gjitha ministritë e linjës, njësi të kualifikuara këto dhe më së fundi të audituara dhe të certifikuara nga vetë ekspertët e fushës së KE.

Në këtë kontekst, Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon nga vendet që janë me status që krijon institucionet  e veta të përdorimit të ndihmës së BE. Kjo përbën një arritje të madhe për administratën shqiptare dhe kjo arritje është rezultat i një pune shumë serioze të bërë nga ministria e integrimit, ministria e financave dhe ministritë e linjave për të ngritur dhe konsoliduar këto struktura të specializuara në këtë fushë.

Një dokument prej mbi 6 mijë faqesh i është paraqitur KE, si dokument bazë për akreditimin e këtyre strukturave dhe certifikimit të tyre nga BE, ndihma këto të cilat prej tre vitesh i bllokojnë në qindra e qindra milionë dollarë qytetarëve shqiptarë me bllokimin e statusit nga zoti Rama, duke u bërë direkt një faktor i thellimit, i rëndimit të problemeve ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Por më në fund, në maj ligjet u votuan, statusi  besojmë dhe urojmë që të merret në dhjetor dhe thirrja jonë është që Shqipëria e meriton plotësisht statusin, ti jepet, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra, milion euro të tjera në të gjitha fushat, fonde që Shqipëria i ka shumë të nevojshme, që të përmirësojë ende infrastrukturën e saj për të vazhduar procesin e zhvillimit të saj, për të arritur në një vend të zhvilluar.

Në këtë kontekst mbetet një problem serioz faktori kushëri, e cila drejton tenderin e fshesës ndaj administratës. Është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni ju, një investim kolosal që është bërë të futet në rreth të kuq pa u ulur akoma, dhe të zëvendësohet me njerëz të cilët, nuk kanë dëgjuar ndonjëherë kurrë për këtë projekt. Kjo do të thotë që Shqipëria pavarësisht se mund të marrë statusin mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja  e statusit dhe kërcënimi është shumë serioz.

Por e rëndësishme është që kjo përbën një arritje të madhe për Shqipërinë, për të gjithë bashkëpunimin e Shqipërisë me BE, në interesin më të mirë të  vendit dhe të zhvillimit.

Unë dua të përgëzoj dhe njëherë Ministrinë  e Integrimit, Ministrinë e Financave dhe të gjithë ministritë për punën serioze që kanë bërë, jo vetëm për ngritjen, por edhe për kualifikimin  e këtyre njësive shumë të rëndësishme, tani e tutje për bashkëpunimin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë me BE.

Janë këtu një seri vendimesh ku  më i rëndësishmi ishte ky. Pastaj ka vendime të tjera, siç është vendimi për ti dhënë tokë Komunitetit Myslyman, pasi toka e mëparshme pësoi një problem për shkak të disa defekteve, ajo që u dha 6 vjet më parë i kalon për ndërtim shkollës.

Është vendimi për bursat e shkollës së mesme profesionale “Peter Maringer” në përputhje me marrëveshjen që kemi me qeverinë austriake. Kjo është një shkollë model, nga më të mirat në vend në arsimin profesional, një shkollë e shkëlqyer kjo në Shkodër. Miratohet në parim marrëveshja mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë se Republikes Federale të Gjermanisë për financimin e projektit të reformave në sektorin e ujit. Qeveria këto vite i kushtoi një rëndësi të jashtëzakonshme infrastrukturës ujore, e cila ka një rëndësi jetike për një vend në zhvillim. Është një infrastrukturë komplekse. Vetëm në ujësjellës u investua këtë vite mbi 550 milion euro, por janë investuar disa qindra milion në aspekte të tjera të infrastrukturës ujore, si për trajtimin  e ujërave të ndotura, tek kanalizimet, kanalet, kullimit etj. Me këtë marrëveshje, nëpërmjet financimeve të GTZ, te Shoqërisë gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar, përpunohet e tërë platforma  e reformës së këtij sistemi, jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin  vendit. Gjermanët kanë dhënë në këtë drejtim këto 20 vite mbështetjen më të madhe, ndaj dhe marrëveshja firmoset me ta pasi investimet  e tyre në infrastrukturën ujore janë ndër më të mëdhatë.


21/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave