P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKË TË PRIVATIZIMIT)”, DHE TË DEKRETIT NR.1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1030, DATË 23.2.1995””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Fjalia e fundit, e nenit 3, të ligjit nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)”, dhe të dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995””, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2014.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)
21/08/2013