Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj.


Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen zotit Haradinaj dhe shoqëruesve të tij, të cilët e falenderuan për mikpritjen. Zoti Haradinaj u shpreh se kishte ndjekur me shumë interes zhvillimet politike në Shqipëri dhe përfitoi nga rasti për të shprehur kënaqësinë për partneritetin që AAK ka me Partinë Demokratike në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan vazhdimësinë e këtij partneriteti dhe në të ardhmen.

Zoti Haradinaj vlerësoi lart kontributin e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së udhëhequr prej tij në demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se të gjitha arritjet e mëdha të Shqipërisë në kuadrin e integrimeve euro - atlantike lidhen vetëm me Partinë Demokratike, duke theksuar se një asimetri e tillë tregon mungesën e vullnetit të Partisë Socialiste, e reflektuar kjo në sjelljen destruktive të opozitës gjatë 4 viteve të shkuara, kur ajo bllokoi integrimin europian të Shqipërisë. Kryeministri nënvizoi se alternanca është ligjësi themelore e demokracisë, por ai theksoi se Partia Socialiste erdhi në pushtet përmes premtimesh të parealizueshme, prej të cilave që tani PS po tërhiqet.

Në takim u bisedua në lidhje me zhvillimet politike në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar të Kosovës. Vend të veçantë zuri procesi i zbatimit të marrëveshjeve midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ku u theksua rëndësia themelore e zbatimit të tyre për konsolidimin jo vetëm të Kosovës por dhe të paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër, zoti Haradinaj theksoi se ky proces do të vazhdojë të ecë përpara.


Gjithashtu bashkëbiseduesit trajtuan tema të interesit të bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë, energjetikës, infrastrukturës etj.. Në këtë aspekt, zoti Haradinaj tregoi interes të posaçëm në lidhje me projektin TAP dhe mundësitë e Kosovës për të përfituar nga ky projekt energjetik madhor trans-europian. Kryeministri u shpreh se projekti TAP ka një rëndësi strategjike për sigurinë energjetike jo vetëm të Europës, por edhe të rajonit dhe siguroi se Kosova do të përfitojë në këtë kuadër. Me interes u trajtuan dhe temat e zhvillimit të infrastrukturës së përbashkët energjetike dhe shfrytëzimit të resurseve për prodhimin e energjisë në të dy vendet. Zoti Haradinaj çmoi projektet e mëdha të infrastrukturës të realizuara nga Kryeministri Berisha si një kontribut të jashtëzakonshëm për të sjellë shqiptarët së bashku dhe shprehu shpresën se këto projekte të nisura dhe reformat e ndërmarra nuk do të ndërpriten.

Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të zotit Haradinaj dhe delegacionit që e shoqëronte.

 


19/08/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave