Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, zotin Vele Trpevski, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve.
Ambasadori Trpevski e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij personalisht dhe qeverisë shqiptare për realizimin me sukses të misionit të tij në Tiranë.
Në takim u vlerësua progresi i lartë që bashkëpunimi midis të dy vendeve ka shënuar gjatë kësaj periudhe, si edhe kontributi i jashtëzakonshëm që projektet infrastrukturore si rruga e Arbrit, tuneli i Elbasani e të tjerë do të sjellin në zgjerimin e thellimin e tij, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe të qytetarëve të tyre.
Në takim u vlerësua gjithashtu arritja tjetër e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, ajo e gazsjellësit TransAdriatik (TAP), i cili do të përbëjë një projekt të një rëndësie strategjike për Shqipërinë, për zhvillimin e ekonomisë së saj, por edhe mbarë rajonin.
22/07/2013