Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin pėrmbyllės tė fushatės elektorale nė Kamzė
 

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, sigurinë time se jam gjithmonë mirënjohës dhe krenar me mbështetjen tuaj, por Tirana dhe kombi është gjithmonë mirënjohës me ju, ndërtuesit e qytetit të 6-të më të madh të vendit, qytetit të demokracisë, Kamzës së demokracisë, brenda një kohe rekord të shkurtër.

Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se do të bëjmë gjithçka për të vazhduar së bashku me ju dhe me Xhelal Mziun për Kamzën, një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe më gjerë. Ne do të bëjmë çdo gjë për urbanizimin cep më cep, rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë të Kamzës, këtij qyteti të mrekullueshëm.

Më 23 qershor qytetarët e Kamzës firmosin për mandatin e ri, mandatin e mirëqenies së tyre më të madhe, me të cilin ne do të rrisim rrogat më shumë se kurrë më parë, do të rrisim ndihmën ekonomike 50 përqind, pagesën e papunësisë 100 përqind, pensionet minimale në 150 dollarë. Me fitoren e 23 qershorit ne sëbashku ecim drejt punësimit masiv të qytetarëve të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë. Krijimi i vendeve të reja të punës, Kamza industriale, qendër e fuqishme e prodhimit industrial është dhe do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Dy parqe të mëdha industriale, me 30 mijë vende pune, do të përfundojnë së shpejti. Banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit do të jenë më të parët që do të punësohet në to. Në Kamzë janë hapur dhe funksionojnë shkollat profesionale më moderne. Unë jam sot këtu të zotohem se 4 vitet që vijnë, Kamza do të ketë universitetin e saj të dytë.

Miqtë e mi,

Me 23 qershor, përballë është përpjekja jonë e madhe për të integruar Kamzën, Tiranën dhe mbarë Shqipërinë në Bashkimin Evropian, për  të marrë statusin  e vendit kandidat dhe hapur negociatat, për të marrë qindra milionë euro subvencione për rrugë, shkolla, për punësimin tuaj.

Miqtë e mi,

Këto kanë qenë vitet e zhvillimit më të madh të Kamzës, vitet në të cilën u shtruan rreth 100 kilometra rrugë, u ndërtuan shkollat, ujësjellësit, u rivendos rrjeti energjetik i përshtatshëm.

Ju bëj thirrje që të bisedoni me çdo të njohur tuajin dhe mos lejoni veten, as edhe një i vetëm, të mashtrohet nga një njeri, i cili do të mbetet në memorien e politikës së pari, si gënjeshtar i lindur, si një njeri që gënjen në çdo gjë dhe së dyti, si njeriu që në çdo tribunë është i detyruar të betohet se nuk do të tradhtoj kurrë, pasi është simbol i pabesisë më të madhe njerëzore, në çdo gjë.  

Vëllezër e motra,

Ai erdhi këtu dhe kishte veshur lëkurën e qengjit. Kishte marrë për dëshmitar një profesionist të dëshmisë së rreme dhe u tha se shtëpitë do t’jua legalizojmë shtëpitë falas. Pse e tha këtë? E tha këtë që nesër t’ju thotë unë e bëj, por s’më lë gjykata. Erdhi këtu dhe u betua - s’ju kam thënë kurrë cecenë, shpellarë. Harroi benë’ dhe dje u thoshte që jeni shpellarë në shpellën e Saliut, që dilni nga shpella e Saliut. Po e them këtu - ju jeni krenaria ime dhe këta janë burrat, gratë, zonjat dhe zotërit e shtëpive, kanë qenë në shtëpi dhe janë, këtu e 300 vjet apo 500 vjet të shkuara dhe nuk ka nevojë tu tregosh ti shpellën. Sa i përket qëndrimit ndaj tyre, në qoftë se një banor i Kamzës, Kodër Kamzës, i Paskuqanit tregon vetëm një të mirë që u ka bërë 11 vjet, përveç përçmimit, Edvin Kristaq Rama, atëherë le t’a besojnë. Unë e di se ju keni pasur probleme me pagesën. Ne kaluam pagesën e 70-80 përqind të të gjithë vlerës në letra me vlerë. Ne e bëmë këtë se sigurisht kjo do të thotë 3-4 herë më lirë për ju, por do të thotë, gjithashtu, që edhe qytetarëve të tjerë që u kanë mbetur në xhep letrat me vlerë, të marrin edhe ata diçka. Kjo është e ligjshme. Kjo ka kuptim. Të besosh defterët e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut është si të besosh defterët e Don Kishotit dhe Sanço Panços.

Ndaj dhe kërkesa ime, lutja ime vëllazërore për secilin prej jush që jeni këtu është që të bisedoni me çdo njeri, me çdo komshi, me çdo fis, të njohur, të afërm dhe ti shpjegoni se do të ishte gabim fatal ti falësh votën një njeriu, i cili për ju ka vetëm e vetëm përçmim dhe mashtrime.

Ju bëj thirrje që me 23 qershor të ftoni çdo mik, çdo shok, çdo mikeshë, çdo shoqe, çdo krushqi, çdo të afërm, pavarësisht nga bindjet politike dhe të bashkohet me ne, sepse me ne është 100 herë më afër sesa me njeriun, i cili 11 vjet kryetar bashkie nuk pati zemër të bëjë qoftë edhe aktin më të vogël miqësor ndaj jush që erdhët dhe ngritët këtu një qytet madhështor. Bashkohuni me ne edhe mos harroni se njeriu që erdhi këtu me lëkurë qengji është njeriu që bllokon integrimin tuaj në Bashkimin Evropian.

Ndaj dhe të ecim përpara drejt integrimit, përpara drejt Kamzës së zhvilluar, përpara drejt fitores.

Rrofshi ju!

Rroftë fitorja!

Fitore! Fitore! Fitore!”


20/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave