Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Sali Berisha priti njė grup investitorėsh tė huaj tė kryesuar nga kongresmeni William Alexander
 

Kryeministri Sali Berisha priti një grup investitorësh të huaj të kryesuar nga kongresmeni William Alexander. Kongresmeni  William Alexander e falenderoi kryeministrin Berisha, për mikpritjen në këtë kohë kaq të ngjeshur të angazhimit të tij elektoral, ndërsa e përgëzoi për rezultatet e arritura nga qeveria e tij, për integrimin Europian dhe zhvillimin shoqëror e politik të vendit.

Ai tha se në SHBA, vlerësohet lart roli stabilizues i Shqipërisë në rajon si dhe përparësimi që ajo ka bërë në ekonominë e saj konfirmuar kjo edhe nga rezultatet  e Shqipërisë në këtë kohë krize.

“Ne jemi këtu në Shqipëri, sëbashku me përfaqësues të grupeve të njohura të biznesit për t’iu paraqitur juve projektet tona, të përgatitura pas një konsultimi të kujdesshëm dhe transparent në shumë fusha të vendit, por veçmas në transport për portin e Vlorës, në energjetike dhe sektorë të tjerë”, - u shpreh kongresmeni Willim Alexsander.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i kompanisë De Elche inc.co z. Stojan Bakalov, i cili i prezantoi kryeministri Berisha projektet e grupeve për financimin e portit të konteniereve të Vlorës, si dhe skema të tjera financiare për projekte në energjetikë dhe ego-turizëm.

Kryeministri Berisha falenderoi kongresmenin  Willlim Alexander dhe përfaqësuesit e kompanive që e shoqëronin, për vlerësimet e bëra për ekonominë shqiptare, si dhe besimin që tregojnë ndaj saj duke propozuar që të investohet në të.

Kryeministri Berisha garantoi mbështetjen që qeveria shqiptare do ti bëjë edhe në të ardhmen investimeve të huaja dhe atyre vendase me të njëjtin përkushtim dhe me intensitet edhe më të lartë.


20/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave