Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Burrel
 

“Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit.

Banorë të Matit.

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj. Nderimin  tim më të madh për ju, për këtë pritje vëllazërore, ftesën time për çdo matjan edhe matjane, të bashkohemi sëbashku me 23 qershor për të bërë Matin një rreth të zhvilluar, për të zhvilluar Matin në lartësinë e ëndrrave të bukura të matjane, për të përfunduar  Rrugën e Arbërit, rrugën e Qafë Shtamës, rrugën Klos-Rrëshen, rrugën drejt Macukullit  dhe çdo rrugë në gjithë këtë rreth.

Bashkohuni  me ne për të ndërtuar ujësjellësa, kanalizime dhe infrastrukturë moderne, për matjanët kudo që banojnë.

Për të rritur rrogat e ulëta në 350 dollarë, pensionet e ulëta në 150 dollarë, rrogat e mësuesve në 700 dollarë, rrogën mesatare në 700 dollarë, për të dyfishuar pagesën e papunësisë, për të rritur në 50 përqind ndihmën ekonomike për të ecur  drejt mirëqenies. Bashkohuni me ne për të shndërruar pasuritë e mëdha tuaja kromin, ujërat në vlera të vërteta për ju.

Bashkohuni me ne, në udhëtimin tonë fisnik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europiane. Ne u anëtarësuam në NATO, ne hoqëm vizat, ne merituam statusin.

Gjatë muajve që vijnë ne do të marrim statusin do të hapim negociatat me  Bashkimin Europian, ndaj dhe ju ftoj të ecim përpara sëbashku.

Votoni 44. 

Votoni fitoren.

Votoni të ardhmen.

Votoni Partinë Demokratike, për mirëqenien, për punësimin, për Matin e  zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar.

Rrofshi ju.

Rroftë Mati.

Rroftë Shqipëria

Fitore. Fitore. Fitore!”


20/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave