Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin pėrmbyllės tė fushatės elektorale, nė Elbasan
 

Qytetare dhe qytetare te Elbasanit,

Përshëndetjet më të përzemërta ju qytetarëve të Elbasanit, banorëve të këtij rrethi, banorëve të Librazhdit, Gramshit Peqinit e Dumresë. Kudo që jeni sonte përshëndetjet më vëllazërore, urimet më të përzemërta, uragani i fitores është sot më madhështor se kurrë, në sheshin tuaj, në zemrat tuaja, në mendjet tuaja.

Sonte ju, me këtë natë magjepsëse dëshmoni se asgjë nuk pengon ngadhënjimin tuaj moral, asnjë pazar, asnjë matematik, nuk ju pengon ju burrat dhe gratë, vajzat e dhe djemtë e Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Fierit, Beratit, Lushnjës,  Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Kukësit, Tropojës fitimtar mbi çdo lloj pazari, fitimtar mbi çdo lloj bllokimi, fitimtar mbi çdo lloj pengese.

Dhe unë jam këtu për tu zotuar para jush se këtë fitore do të shndërrojmë në mirëqenie për çdo qytetar shqiptar të çdo bindje politike, të çdo përkatësie. Djersen tonë në mirëqenie do ta kthejmë ndaj dhe ne zotohemi këtu se bashku 4 vitet që vijnë rroga minimale do të jetë mbi 350 dollarë, rroga mesatare do të jetë 700 dollarë, rrogat  e mësuesve do të jenë 700 dollarë. Pensioni minimal do të jetë 150 dollarë, do të dyfishohet pagesa për papunësinë dhe do të rritet 50 % ndihma ekonomike.

Por, Miqtë e mi, ky shesh, ky entuziazëm i flaktë që buron nga zemrat tuaja do të shndërrohet në 4 vitet që vijnë në 250 mijë vende pune për Elbasanin, për mbarë Shqipërinë. Asgjë s’mund të bllokojë zhvillimin tonë. Kaskada  e Devollit fillon, 80 Hec-e të tjera janë për tu ndërtuar në këtë rreth. Këto ditë merret vendimi i të gjitha vendimeve, gazsjellësi Transadriatik  kalon nëpër Shqipëri. Bizneset, me uljen e taksave do të dyfishohen. Fermerët e Cërrikut, të Elbasanit, të mbarë Shqipërisë do të kenë trefishim të granteve, sistemin e vaditjes moderne, ka filluar të paguhet me para në dorë, tvsh për imputet, për naftën, për çdo gjë tjetër.

Ne do të shndërrojmë fitoren tonë në vende pune për të gjithë shqiptarët, sepse ne do të dyfishojmë turizmin, ne do të shndërrojmë fitoren tonë në vende pune për të gjithë shqiptarët pa dallim bindje, sepse të rinjtë dhe të rejat e Elbasanit dhe të mbarë vendit, do të ngrenë Shqipërinë në vend lider në rajon, në teknologjinë e informacionit.

Fitorja jonë është ngadhënjimi i shpresës mbi dëshpërimin dhe pesimizmin që mbjell shoferi i autobuzit mavi, është ngadhënjimi i ndërtimit, mbi rrënimin që predikon autobuzi mavi. Ne do të krijojmë qindra mijëra vende pune sepse ne brenda vitit do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do të hapim më pas negociata për vend anëtarë të BE dhe qindra milionë euro investime do të vijnë në Elbasan, do të vijnë në Shqipëri.

Thirrja im më miqësore për të gjithë qytetarët e Elbasanit, për socialistët, demokratë, të pa parti, pyeteni pak shokun e  autobuzit, si ka mundësi të vijë dhe të mbjellë vrer këtu kundër shndërrimit në të vërtetë të  ëndrrës së çdo qytetari të Elbasanit pavarësisht nga përkatësia e tij.

Zoti Rama në Kurbanin tënd të dytë, tunelin mund ta quash si të duash tuneli i pikëllimit, tuneli i lotëve, por çdo qytetar i atij qyteti, çdo qytetar kudo që është atë tunel e quan tunel të bekuar, tunel të shpresës, tunel të zhvillimit, tunel të së ardhmes. Çdo qytetar i këtij qyteti, çdo qytetar i këtij qarku, i Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ndihet sot krenar se pse për veten e  tyre, për fëmijët e tyre dhe brezat  që vijnë lanë një tunel, vepër të pavdekshme të mundit, të djersës, të gjenisë së tyre krijuese.

Dje një qytetar nga Përrenjasi më dërgon një mesazh dhe më thotë: Doktor shikoje pak këndin e Ramës se si i ka vendosur  qytetarët pranë një rrënojë të kohës së të atit të tij. Shko dhe ti, më thotë, tek tuneli dhe bëj një townhall. Jo, i ktheva përgjigjen, atje do të shkojnë qytetarët e Elbasanit, i takon atyre të thonë fjalën  e tyre. Dhe jam i bindur se pas tunelit vjen by-pass i Elbasanit, vjen asfaltimi dhe ndërtimi i çdo rruge, i çdo rrugice të këtij rrethi, infrastrukturë moderne në të 4 anët  e qarkut kudo që janë. Ky është zotimi ynë në 4 vitet që vijnë.

Socialistë dhe socialiste, qytetarë të paparti të Elbasanit,

Para se të votoni bëni një pyetje se si ka mundësi që për tre muaj rresht shoferi i autobuzit nuk  e përmendi njëherë fjalën rritje rroge, rritje pensioni, rritje ndihme ekonomike. Si ka mundësi një kryetar partie në opozitë të bëjë tre muaj fushatë pa shqipëruar këto fjalë. Përgjigja është e thjeshtë miqtë  e mi, se ai kujdeset për veten dhe kupolën e miliarderëve të tij se përndryshe kurrë nuk do tu harronte.

Qytetarë të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, në mënyre te veçantë socialistë të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë,

Njerëzisht ju kërkoj pyeteni veten se si ka mundësi ky rinosh 50 vjeçar që gjatë tre muajve nuk ka lënë sharje pa përdorur, shpifje pa bërë, fjalë pa vend, por nuk ka ndodhur kurrë të përdorë një herë të vetme fjalën integrim. Lexojeni, se përdor dot sepse u thotë qytetarëve BE nuk është as bukë , as ujë. Edhe eterit do të kishin lakmi me këtë deklaratë të tij. Le ti themi këtu se përralla me mbret mos u trego shqiptarëve, se shqiptarët e dinë më mirë se ti se çfarë është buka, çfarë eshët uji, çfarë është NATO, çfarë është investimi, por për shqiptarët BE është ëndrra  e tyre më e bukur, është ëndrra të cilën ata shohin të ardhmen më të shkëlqyer për veten, fëmijët  e tyre. Ti i bllokove për një vit, por nuk do të mund ti bllokosh dot më kurrë. Gjatë këtij viti do të marrim statusin dhe më vonë do të hapim negociatat.

Së fundi, paçka se shan nga mëngjesi deri në darkë, me të gjitha mënyrat dhe ankohesh, tani dua të them këtu në emër të çdo burri, të çdo gruaje, të çdo fëmije, të çdo të moshuari, të çdo të reje, të çdo të riu duhet të deklarosh burimin e parave me të cilët po ndërton violën 57 metra të gjatë. Zotëri kjo nuk fshihet në autobuz, as pallati 5 katësh nuk fshihet në autobuz. Jemi politikanë, jemi të detyruar me ligj dhe moral tu tregojmë qytetarëve tanë çdo qindarkë të të ardhurave tona, çdo pasuri dhe bazën mbi të cilën ajo vendoset.

Çdo socialist, çdo kundërshtar i imi, çdo mbështetës i imi është i ftuar të verifikojë pasurinë tim , të deklaruar qindarkë për qindarkë në institucionin përkatës.  125 metra katrorë është apartamenti im sepse kaq ka qenë mundësia ime ndonëse kam patur rrogë presidenti, kam rrogë kryeministri, por kurrë nuk kam arritur të ndërtoj një vilë, as edhe të blej një apartament 200 apo 300 metra katrorë siç kanë shumë shokë të mi që nuk merren me politikë.

Së dyti dhe kjo është po kaq serioze. Një personalitet ndër më kryesorët i Kongresit të SHBA-ve, kryetari i Komisionit të Jashtëm për Evropën dhe Azinë i këtij kongresi, i ka shkruar një letër ku i kërkon prokurorit të përgjithshëm të SHBA-ve të të hetojë ty për larje parash për problemin  e 80 mijë dollarëve. Kjo është urgjencë për ty. Thuaju shqiptarëve cili është burimi i parave sepse kryetari i Komisionit të Jashtëm për Evropën dhe Azinë, thotë se kjo është thyerje  rëndë  e ligjit amerikan, kjo është thyerje  e rëndë  e ligjit shqiptar dhe ka dyshime të mëdha për larje parash nga ana jote.

Qytetarë dhe qytetar te Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë,

Ora  e fitores po afron, fitorja është në dorën tuaj. Këto 5 ditë që na ndajnë natën,ditë për çdo zemër, për çdo votë pavarësisht nga bindjet partiake për të votuar 44 për të votuar fitoren. 44 është fati, është shpresa, është fitorja, është e ardhmja.

Rrofshi ju, rroftë Elbasani, Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!


19/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave