Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė mitingun pėrmbyllės tė fushatės elektorale, nė Korēė
 

Qytetarë  dhe qytetare të Korçës

Pogradecare  e pogradecarë ,

Kolonjare  e kolonjarë,

Devollite  e devollitë

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh ndaj jush, grave dhe burrave fisnikë të qarkut të Korçës, vajzave dhe djemve, për këtë tubim madhështor këtë festë të fitores suaj, të fitores së mbarë shqiptarëve më 23 qershor.

Fitorja  e 23 qershorit është fitorja e përpjekjes sonë për  mirëqenien më të madhe që ju meritoni, por unë jam këtu për tu dhënë ju fjalën se mandati i ardhshëm, do të rritë rrogat  e korçarëve dhe të shqiptarëve, se nuk do të kenë rrogë mesatare nën 700 dollarë, se nuk do të kenë rrogë minimale nën 350 dollarë, se rrogat e mësuesve do të bëhen 700 dollarë, se pensionet minimale do të rriten në 150 dollarë, do të dyfishohet pagesa  e papunësisë, do të rritet me 50 % ndihma ekonomike.

Por mirëqenien më të madhe, gratë dhe burrat e Korçës, vajzat dhe djemtë e saj dhe të mbarë Shqipërisë do ta bazojnë tek punësimi masiv i korçarëve, punësimi masiv i shqiptarëve, punësimi me uljen e taksave, dyfishimin  e bizneseve, projekteve të mëdha Kaskadës së Devollit, gazsjellësit transadriatik, dhe projekteve të tjera gjigande, punësimi  me lulëzimin e bizneseve në çdo rrugë dhe rrugicë  të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë, punësimin me trefishimin  e granteve për fermerët e Korçës dhe të mbarë Shqipërisë, me pagesën me para në dorë të akcizës së naftës, pagesën e tvsh për makineritë, farat, fidanët dhe çdo gjë që përdorni për prodhimin e tyre. Punësimi me dyfishimin e turizmit në Korçën perlën e turizmit të Shqipërisë,  punësimin në lartësimin e Shqipërisë vend lider në teknologjinë e informacionit.  Rinia korçare, rinia shqiptarë do të udhëheqë Shqipërinë drejt niveleve më të larta.

Vota juaj, vota  e fitores së 23 qershorit do të jetë votë për zhvillimin e dijes, shkencave, progresit.          Unë  ju garantoj ju se Universiteti i i Korçës, shkolla e   Korçës do të arrinë nivelet më të larta, shërbimi shëndetësor do të arrijë cilësitë më të larta.

Populli i Korçës, populli i fitores. 23 qershori është fati i çdo shqiptari, 44 është numri i fitores. Por nga Korça dua ti drejtoj një thirrje më njerëzore socialistëve të Korçës, qytetarëve të pa parti, socialistëve shqiptarë, kudo që janë,  pyeteni veten si ka mundësi që kryetari i PS i ndryrë në autobusin mavi vjen këtu në këto sheshe dhe shqipton 10 herë nga fillimi në fund fjalën rrënim, rrënim dhe rrënim, shqipton me gjuhën e edukatës së tij, fjalën plak, gjysh, katragjysh, por nuk shqipton një herë të vetme fjalën rrogë, fjalën pension, fjalën ndihmë ekonomike, fjalën ndihmë për të papunët.

Socialistë dhe socialiste,

A duhet që ne të rrisim rrogat, që ne të rrisim  pensionet, a duhet që ne të rrisim ndihmën ekonomike të dyfishojmë papunësisë. Shoku i autobuzit mavi nuk mendon për ju, sepse këto nuk duhet ti harrojë kurrë  një politikan, por ju jeni për të nuk jeni asgjë, ai mendon vetëm për pasurimin e kupolës së tij.

Qytetare dhe qytetare të Korçës, të të gjitha bindjeve politike. Shtroj një pyetje, si ka mundësi  që ky zotëri, gjatë tre muajve, nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën integrim evropian. Qoftë dhe nje here te vetme, a e dëgjuat të thotë se do tu udhëheqë drejt Evropës, përkundrazi , e dëgjuat të thotë se integrimin evropian, nuk është as buke dhe as ujë, e dëgjuat të thotë se nuk ju duhen gjë.

Miqtë e mi,

 Është  e kotë të flasim këtu, në djepin e përpjekjes së madhe shqiptare për vokacion perëndimor, këtu ku shpirtrat u përvëluan për të mbrojtur vokacionin  e kombit tonë, po shoku i autozbuzit mavi ka harruar çdo gjë, përveçse përpjekjes për të shkelmuar këtë vokacion, përpjekjes për të shkelmuar këtë ëndërr e cila është ëndrra    e bukur e jona, e fëmijëve tanë, e brezave që vijnë.

Socialistë të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë.

Tek ju shpirti perëndimor është  i paprekur, bashkohuni me ne, të ecim drejt Evropës, të marrim statusin e kandidatit, të integrohemi në Evropë.

Miqte mi, këtu në Korçë më shumë se në çdo vend tjetër ai u ndal tek rrënimi i tij imagjinar. Këtë gjë ju mos e merrni si fyerje sepse nuk ka kush tu fyejë ju gratë dhe burrat e Korçës, por këtë ju merreni thjeshtë si një shprehje të xhamave të zi të autobuzit mavi, se sa keni ndërtuar ju , nuk ka ndërtuar askush, pasi ju jeni njerëz të ndërtimi , keni ngritur biznese, ferma, keni ndërtua jetën tuaj më mirë se gjithë të tjerët. Nderim të madh për ju.

Djem dhe vaja të Korçës dhe të mbarë Shqipërisë,

Pyeteni veten se çfarë ka ofruar tre muaj rresht për ju, pasagjeri i autobuzit mavi, thjesht se do të mbyllë dyert e universiteteve dhe do të kthehet në të shkuarën, ku vetëm një pjesë e të rinjve mund të shkonte ne universitet. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ju këto dyer do ti keni të hapura. Por në ëndrrat tuaja universitare qëndron Shqipëria jonë e ardhshme, qëndron Korça  e bukur  e viteve që vijnë, Shqipëria  e bukura  e dheut e viteve që vijnë. Ju do i ndërtoni ato.

23 qershori , të dashur të reja dhe të rinj është dita  e të ardhmes tuaj, është dita e ëndrrës suaj , dita e vizonit tuaj të shkëlqyer për Korçën dhe Shqipërinë.

Përpara për ëndrrën tuaj më të bukur!

Qarkullon nëpër Shqipëri, në Korçë dhe kudo, lakon emrin tim me dhjetëra e dhjetëra herë. Le ta lakojë qindra e mijëra herë, por vetëm dy gjëra do i kërkoj jo si kryeministër, por si qytetar i thjeshtë, i  Korçës, i Tiranës, i Vlorës, i Tropojës, i Shkodrës, Gjirokastrës, mbarë Shqipërisë.

Zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e SHBA-ve, Kryetari i Komisionit të Jashtëm për Evropën dhe Azinë ka kërkuar zyrtarisht një hetim për ju, për larje parash, për 80 mijë dollarë. Jepi shpjegim shqiptarëve, jepi shpjegim se kjo është e vërtetë si drita e diellit. Zoti Rama shpjegoja ti sepse me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka. E kërkon dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të dinë të vërtetën që shtyu kongresmenin  e njohur  të kërkojë hetim për ty, për larje parash.

Së dyti, zoti Rama, Sali Berisha ka 20 vjet rrogëtar në politike dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë me një rrogë të mirë. Me të gjitha kursimet e tij ka arritur që një apartament 83 metër katrorë ta zëvendësojë dhe  të blejë një apartament 125 metër katrorë dhe kjo më mjafton, por edhe po të mos më mjaftonte, kaq ishin paratë  e mija.

Ti po ndërton një vilë 57 metra të gjatë, një pallat tjetër ke në pajë, ske deklaruar një asnjë qindarkë se nga vijnë paratë që ke ndërtuar vilën 600 mijë euro. Nga vinë paratë që ndërton pallatin 5 katësh? Këto nuk janë personale, këto janë ligjore dhe publike dhe ti je i detyruar ti thuash çdo socialisti, siç i them unë, çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari të pa parti se këto janë paratë  e mija, këto janë pasuritë e mija.

Qytetarë  dhe qytetare të Korçës,

Sonte këtu jemi mbledhur në festën e fitores së madhe. Unë shoh tek ju në fytyrat tuaja, fitoren e shkëlqyer.

Socialistë dhe socialiste, lexoni pak se c ‘është 29, largohuni prej tij dhe bashkojuni 44, sepse 44 është fat, 44 është mirëqenie, begati, integrim në Evropë, është e ardhmja juaj.

Rroftë Korça, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!


19/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave