Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Devoll, tė qarkut Korēė
 

“Qytetarë dhe qytetare të Devollit.

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh, për të gjithë ju gratë dhe burrat e Devollit, vajzat dhe djemtë, për mbështetjen e madhe që na jepni, për çdo pikë djerse që derdhni për të bërë jetën tuaj më të mirë, për të ecur drejt mirëqenies, drejt begatisë.

Vëllezër dhe motra.

Sot kam kënaqësi të madhe t’ju sjell nga mbarë Shqipëria mesazhin e fitores së thellë, fitores sonë historike, fitores sonë të merituar. Me 23 qershor që të gjithë ju votoni për projektin e Devollit të zhvilluar, të Shqipërisë së zhvilluar, të Devollit Europian, të Shqipërisë Europiane. Ata që i quajnë votat plumba, ata i përkasin të shkuarës së largme në sytë e tyre, në kohën kur diktatura ju jepte kokrra plumbi për ti hedhur në një kuti për armikun, kurse ju i keni vota bimë të zemrës suaj, i keni mbartur ne folenë e zemrës dhe me 23 votoni për atë që jua do zemra,  votoni për fëmijët tuaj, votoni për të ardhmen.

Jemi këtu për tu zotuar para jush se fitorja e 23 qershorit do të shndërrohet në mirëqenie të ndjeshme për shqiptarët, sepse ne do të rrisim rrogat e arsimtarëve në 700 dollarë, rrogat mesatar në 700 dollarë, rrogën minimale në 350 dollarë, pensionin minimal në 150 dollarë, ndihmën ekonomike 50 përqind, pagesën e papunësisë njëqind për qind, kjo është mirëqenia, por kjo është vetëm njëri aspekt i përpjekjes sonë për mirëqenie më të madhe. Në projektin tonë, shtylla më kryesore e mirëqenies është punësimi juaj, ndaj dhe do të ulim e do të ulim gjithnjë e më shumë taksat, për bizneset e vendit në mënyrë që biznesi të dyfishohet në Devoll, në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë.

Për punësimin tuaj, ne po bëjmë gjithçka të dyfishojmë turizmin në Devoll, në Korçë dhe në Shqipëri dhe punësimin nga turizmi, për punësimin tuaj,  fermerëve të Devollit dhe të mbarë Shqipërisë do tu trefishojmë grandet nga 56 milion, do të financojmë  165 milion në projektet tuaja, për punësimin në fermat moderne, bujqësore, blegtorale. Për punësimin tuaj fermerëve të Devollit dhe të mbarë Shqipërisë do tu paguajmë para në dorë , akcizën e naftës, tvsh e plehrave kimike, fidanëve, farërave  inputeve të tjera bujqësore, blegtorale, mbështetja jonë për ju fermer është  e plotë është totale. Fermerë të Devollit të të gjitha bizneseve politike, ju bëj sot thirrjen më vëllazërore ju grave dhe burrave, që më shumë se kushdo tjetër, derdhni dhe vaditni me djersë tokat tuaja. Mendoni njëherë se cilën politikë do të mbështesni. Politikën që sapo unë ju fola, apo politikën që ju premton ju se do të heqë akcizën do të heqë tvsh, e cila e tëra do të përfundojë në arkën e tregtarëve dhe asnjë qindarkë tek ju.

Kurse ne e kemi filluar dhënien e parave në dorë për secilën prej tyre. Fermerët e Devollit, Korçës, Shqipërisë kudo që jeni, mendohuni  pak cilën politikë do të mbështesni, politikën e  mbrojtjes së prodhimeve tuaja , mbrojtjes së ndershme, mbrojtjes së interesit kombëtar, mbrojtjes se interesit tuaj, krijimit të monopoleve të miliarderëve të partisë.

Vëllezër.

Ideja se kjo do ët ule çmimet është mashtrimi më i madh. Asnjë çmim nuk ulet,  e vetmja gjë që ndodh prodhimi vendas kalbet në fushë. Monopolet e mëdha tregtare do të rrënojnë fermat dhe fermerët e vendit.

Qytetarë dhe qytetare shqiptarë.

Gjatë këtyre viteve, ju keni blerë në tregjet e vendit, mallra me një rritje te çmimit të moderuar dhe këtë e fakton treguesi i çmimeve, këtë e fakton fakti se ne përsëri jemi tek një e treta  e çmimeve  mesatarja Europiane dhe kjo para së gjithash, nga prodhimi i këtyre grave dhe burrave në fermat e Devollit, fermat e Korçës, fermat e Myzeqesë , fermat e Beratit, fermat e Shkodrës , fermat që kanë mbushur tregjet tona me prodhime të mrekullueshme. Kjo është rruga e mbajtjes së çmimeve pa kaluar në stratosferë, por nëse jua lëmë aventurierëve, monopolistëve   partisë, do të shikoni ju se ku fluturojnë çmimet dhe ata që prodhojnë do të bëhen blerës dhe Shqipëria do të shndërrohet në një republikë bananesh, republikë tregtare.

Qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë

Loja me prodhimet bujqësore, loja me prodhimet e vendit është loje më interesa jetike të zhvillimit të vendit. Sepse kriza dëshmon, rruga më sigurtë dhe ndaj Shqipëria e përballon, sepse është Shqipëri prodhimi , sepse qindra mijëra burra dhe gra ngrihen  në mëngjes për të prodhuar diçka për vetën dhe të tjerët dhe ne kurrë nuk do ta lëshojmë këtë drejtim themelor të ekonomisë sonë. Çfarë bëjmë ne? Ne rrisim rrogat, ne rrisim pensionet, ne rrisim ndihëm ekonomike, ne rrisim pagesën, për të papunët, ky është mekanizmi  që ata të prodhojnë, ne të blejmë, që ata të prodhojnë gjithnjë e më shumë

Vëllezër dhe motra.

Para se ta mbyllim këtë miting. Socialistë të Devollit shtroni një pyetje vetes. Pse Edi Rama nuk shqipëron njëherë fjalën rritje rrogash?  Pse Edi Rama nuk shqipëron njëherë fjalën rritje pensionesh? Pse Edi Rama nuk shqipëroi njëherë fjalën rritje të ndihmës ekonomike, ku është arsyeja? Sepse mendon vetëm për rritjen e rrogave të larta dhe krijimin e monopoleve të miliarderëve të tij.

Miqtë e mi

Për ne fati i bardhë e ardhmja e ndritur është integrimi në Europë. A e keni dëgjuar qoftë edhe njëherë të vetme të shqipëroje fjalën integrim, përkundrazi ju thotë shqiptarëve se Bashkimi Evropian nuk është as bukë, as ujë. I them këtu se Bashkimi Evropian është dritë, është qindra milion euro investime në vit, është liri më shumë, është siguri më shumë, është më shumë se çdo gjë tjetër.

Po si ka mundësi që nuk e përmend? Nuk e përmend të dashur miq sesi askush tjetër në Europë ka shkelmuar mbi këtë ëndërr tuajën, mbi këtë projekt madhështor, bllokoi statusin e vendit kandidat  për një vit rresh dhe në fund e detyruam ti votojë ato ligje. Ne do të fitojmë statusin e vendit kandidat ne do të ecim përpara sëbashku.

Qytetarë dhe qytetare të Devollit

Edhe një pyetje tjetër. A ka mundësi të pyesni veten. Si ka mundësi që ky shok mavi  nuk shqipton njëherë fjalën rrugë? Erdhi këtu a e përmendi rrugën Qafë Plloçkë-Qukësh? Jo dhe jo,  sepse do ta anulojë me çdo kusht . Erdhi këtu a përmendi kaskadës e Devollit? jo dhe jo, sepse thotë se do të krijojë komision të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar çdo koncesion. Pra kjo është alternativa jonë. Ky është modeli i kundërshtarit, modeli i njeriut që fsheh pasurinë e tij, modeli i tij që shkon dhe garon me vilë dhe pallat mbrapa, pa treguar edhe një qindarkë se mese i bleu.

Miqtë  mi.

Kam 20 vjet në politikë dhe marr rrogë nga taksat tuaja dhe marr rrogë të mirë, e vetmja që kam arritur të bëj është të kaloj nga një apartament me 83 metra2 që kisha, në një  apartament me 125 metra2 . Paratë  e mia kaq mjaftonin. Nga i dalin atij këto para. Unë i them atij ndërto pesë vila, por trego paratë nga i merr, kjo është e rëndësishme dhe je i detyruar ti tregosh. Se këtu nuk tregon paratë. Në vendin e madh të lirisë njëri nga personalitetet më të mëdha të kongresit amerikan kërkon hetimin tënd për larje parash, se edhe atje nuk tregon origjinën, por politikanët nuk i fshehin dot paratë, politikanët janë të detyruar ti bëjnë publike. Ndaj dhe ju ftoj me 23 qershor të votojmë për njëri-tjetrin, të votojmë për rroga më të larta, pensione më të larta, për më shumë vende pune, për ferma më të zhvilluara, për rrugë, infrastrukturë moderne, energji të rinovueshme, integrimin në Europë, për të ardhmen tonë të ndritur. Mirënjohje të thellë ndaj jush. Me datën 21 pasdite të gjithë ën Tiranë në festën e fitores, në festën e lirisë.

Fitore. Fitore. Fitore!”


19/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave