Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Lezhė
 

Qytetare e qytetarë të Lezhës, lezhjanë, zadrimorë, malësorë, mirditorë, të ardhur nga të gjitha zonat, që jetoni në këtë vend të mrekullueshëm, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, për këtë miting madhështor, me të cilin ju festoni sonte fitoren e 23 qershorit, festoni për projektin tuaj të madh të Lezhës së zhvilluar, të Lezhës europiane, për rrugën tonë drejt mirëqenies, drejt punësimit, drejt integrimit.

Po vij këtu nga Dibra, e zotuar për pesë mandate. Po vij nga Shkodra, e vendosur për tetë mandate. Kurse ju sot, me këtë pjesëmarrje, me këtë entuziazëm, firmosni mandatin e pestë, mandatin e artë të fitores sonë.

Unë jam këtu para jush, për të ftuar lezhjanët e të gjitha bindjeve politike të bashkohemi sënbashku, të ecim për të krijuar vende pune për çdo qytetar të Lezhës dhe Shqipërisë. Ne do të bëjmë gjithçka që lezhjanët të punësohen, do të dyfishojmë turizmin, do të dyfishojmë bizneset me uljen e taksave, do të fuqizojmë fermat tona me trefishimin e granteve, do të shfrytëzohen të gjitha burimet e mëdha të këtij vendi, për t’u shndërruar në vlera, pasuri, e mirëqenie për ju.

Qytetare e qytetarë të Lezhës,

do të ecim drejt mirëqenies. Fitoren tuaj do ta shndërrojmë në rroga më të larta. Në Shqipëri, gjatë mandatit të ardhshëm nuk do të ketë rrogë nën 350 dollarë, rroga mesatare do të jetë 700 dollarë, rroga e mësuesit do të jetë 700 dollarë.

Socialistë të Lezhës, demokratë e të paparti i shtroni një pyetje vetes, se cilin premtim për rroga e pensione nuk ka mbajtur Partia Demokratike, çdo njërin prej tyre.

Ne do ecim drejt mirëqenies, sepse në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 150 dollarë, sepse do të rrisim me 50 përqind ndihmën ekonomike, do të dyfishojmë pagesën e papunësisë. Por mirëqenien e të ardhurat do t’i krijojmë para së gjithash, me krijimin e vendeve të punës, me punësimin e shqiptarëve.

Qytetare e qytetarë të Lezhës,

rruga jonë drejt Europës është rruga e Zotit, është rruga e drejtë, është rruga drejt të ardhmes sonë më të shkëlqyer. Ju garantoj se gjatë këtij viti do të marrim statusin e vendit kandidat dhe gjatë viteve që vijnë do të hapim negociatat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Fitorja jonë do të jetë fitore e shpirtit tonë europian, e të ardhmes sonë europiane.

Qytetare e qytetarë të Lezhës, fitorja jonë do të jetë fitore për një infrastrukturë moderne europiane, në të katër anët e Lezhës, në të katër anët e Shqipërisë.

Ne, që pesë vjet më parë vuanim nga mungesa e energjisë, sot kemi dhe do kemi gjithnjë. Ne po ndërtojmë rrugë moderne, ujësjellës, kanalizime, vaditjen, porte e aeroporte. Shqipëria moderne, Shqipëria e zhvilluar është Shqipëria  e katër viteve që vijnë.

Vëllezër e motra,

pesë ditë na ndajnë nga dita e madhe e historisë. Fitorja është në dorën tuaj, në zemrën tuaj, ndaj ta bëjmë natën ditë, çdo orë, çdo minutë të punojmë për të. Këto ditë të bashkohemi të gjithë, të votojmë projektin tonë.

Të rinjve të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë ju bëj thirrje sonte, të mendojnë për një moment: çfarë premtoi Edi Rama në tre muaj, për ju, nga takimi në takim. Premtoi të shkuarën e hidhur, bllokimin e ëndrrës suaj universitare, premtoi të mos ju lejojë të hyni në universitete, ju premtoi planet e partisë dhe jo liritë tuaja.

Çfarë premtoi për ju, Edi Rama, premtoi bllokimin e ëndrrës suaj evropiane. A e keni dëgjuar ndonjëherë të shqiptoi fjalën integrim? As edhe një herë të vetme, kurrën e kurrës, sepse ai prej vitesh përpiqet ta bllokojë integrimin, të bllokojë ëndrrën tuaj, ëndrrën e shqiptarëve.

Të reja dhe të rinj të Lezhës dhe të mbarë Shqipërisë,

jam sot këtu për të përsëritur se ne do të mbajmë të hapura dyert  e universiteteve për ju, do të bëjmë gjithçka për shkollimin tuaj më të mirë, do të bëjmë çdo gjë për punësimin tuaj, do të paguajmë çdo taksë tre vitet e para, për çdo të ri të punësuar, në çdo shkollë të mesme do të hapim profilet profesionale, do të kreditojmë çdo të ri me profesion që do të vetëpunësohet.

Së bashku me ju Shqipërinë dixhitale do ta shndërrojmë në Shqipërinë lider të teknologjisë së larta, ju do të jenë ata që do ta bëni Shqipërinë lider të high tech në rajon dhe më gjerë.

Në na dhe motra të Lezhës, a mund të më thotë ndonjëra prej jush se çfarë premtoi Edi Rama tre muaj për nenat motrat vajzat dhe gratë shqiptare, qoftë dhe një gjë të vetme. Ai i përmendi ndonjëherë. Jo dhe jo. Dhe  e dini pse? Ai nuk përmend të rinjtë sepse ata votojnë PD , ai nuk përmend gratë se ato votojnë PD. Po unë jam këtu për tu zotuar para jush, së pari, ne që ulëm pabarazinë gjinore në rroga, nga 36%në 17 % 4 vitet që vijnë përsëri do ta përgjysmojmë, do të jemi një nga vendet më të barabarta në rroga në Evropë dhe më gjere. Do të bëjmë gjithçka të kreditojmë punësimin tuaj , bizneset tuaja në fshat dhe qytet, do të bëjmë gjithçka të ndëshkojmë  me forcën më të madhe të ligjit dhunën e turpshme kundër vajzave dhe grave.

Nëna dhe motra, vajza dhe gra

vitin e parë të mandatit do të miratojmë ligjin për gratë kryefamiljare te cilat do të kenë statusin e veçante, ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për emancipimin e kombit, emancipimin  e shoqërisë barazinë reale mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas, djalit dhe vajzës.

Qytetarë dhe qytetare te Lezhës,

projekti ynë janë problemet  tuaja, janë  rrogat tuaja, janë shkollat fëmijëve tuaja, janë rrugët e fshatrave tuaj, ujësjellësit tuaj, pensionet tuaja të cilat s’do të jenë kurrë nën 150 dollarë dhe i garantoj pensionistët se 4 vitet që vijnë do të miratohet ligji për statusin e tyre, do të  të subvencionojë qeveria plotësisht mjekimin , energjinë, do të subvencionojë transportin dhe kujdesin për ta.

Kjo pra është fitorja jo në, kjo është vota e 44, kjo është vota e mandatit të3  kjo është Lezha e fitores, kjo është Shqipëria  e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Lezha , rroftë fitorja!

 


18/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave