Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin pėrmbyllės tė fushatės elektorale, nė Shkodėr
 

Të dashur qytetarë të Shkodrës

Shkodrane dhe shkodranë,

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet  më  vëllazërore, më të ngrohta, nderimin dhe mirënjohjen më të pakufishme, respektin më të madh për ju.

Sonte, këtu Shkodra feston fitoren e saj, feston fitoren e Shqipërisë, e shqiptarëve, fitoren e madhe, nga e cila  vetëm 5 ditë na ndajnë, fitoren që kemi në dorën tonë, në zemrën tonë, në shpirtin tonë.

Qytetarë dhe qytetare te Shkodrës,

5 ditë na ndajnë nga data, e cila do të përcaktojë projektin tonë të madh për 4 vitet që vijnë, përpjekjen tonë të re drejt mirëqenies më të madhe për çdo shkodran për çdo shqiptar. 5 ditë na ndajnë nga votimi i projektit tonë, fitorja jonë, të cilën ne duam ta shndërrojmë në punësimin për shkodranët, për shqiptarët e papunë kudo që janë.

5 ditë na ndajnë nga fitorja jonë, e cila do të jetë drita jonë në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE. Fitorja  e 23 qershorit është fitorja e shpirtit perëndimor të burrave dhe grave të Shkodrës,  djemve dhe vajzave të saj, shqiptarëve në tërësi.

23 qershori po vjen, fitorja e kësaj date është fitorja e madhe e dijes për shqiptarët, e shkollimit të tyre më të mirë, shërbimeve më të mira, më dinjitoze, është fitorja e ndërtimit për qytetarët shqiptarë, kudo që janë të një infrastrukture, të standardeve më të mira, të shërbimeve më cilësore.

Kjo është fitorja, të cilën ne po e shndërrojmë në rroga shumë më të larta për shqiptarët. Në 4 vitet që vijnë rrogat minimale do të arrijnë në 350 dollarë, rroga mesatare e shqiptarëve dhe rroga e arsimtarëve do të rritet në 700 dollarë. Në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Ndihma ekonomike do të rritet me 50 %, pagesa e papunësisë do të dyfishohet. 4 vitet që vijnë janë vitet në të cilat me votën tuaj do të krijohen 250 mijë vende pune. Duke ulur taksat do të dyfishojmë bizneset, do të dyfishojmë turizmin, do të trefishojmë grantet për fermerët, do të mbrojmë prodhimin e tyre, do të ndërtojmë infrastrukturën dhe krijojmë dhjetëra mijëra vende pune. Shkodra dhe Shqipëria do të shndërrohen në vend lider të teknologjisë së informacionit në rajon dhe me gjere.

Qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, të kryeurës shekullore, mijëvjeçarë, perëndimore të kombit shqiptar, fitorja juaj do të shndërrohet në marrjen brenda vitit, të statusit të vendit kandidat, hapjen e negociatave me BE, liberalizmin e vizave me vendin e madh të lirisë SHBA-të.

Fitorja juaj është fitore për Shkodrën e zhvilluar, për Shkodrën europiane, për mirëqenie më të madhe, për punësimin më të madh, për shërbime më të mira.

Nga ky shesh, nga ky miting  frymëzues, madhështor sa Rozafa, ju bëj thirrje socialistëve të Shkodrës  dhe socialistëve shqiptarë, pyeteni pak veten tuaj pse shoku i autobusit mavi tre muaj rresht nuk shqipëroi një herë të vetme fjalën integrim evropian, nuk ia nxuri goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqiptoi dot.

Por të dashur qytetarë të Shkodrës dhe të  mbarë Shqipërisë, pavarësisht nga bindjet partiake, integrimi europian, që ky shok mavi ju thotë se nuk është as buke dhe as ujë, është e ardhmja më  e ndritur, më e shkëlqyer e jona, e fëmijëve tanë, e fëmijëve të fëmijëve tanë, e kombit në tërësi, por pasagjeri i autobusit mavi nuk shqipëron dot fjalën integrim, se bëri gjithçka, fshehtas e haptas, natën e ditën, për të shkelmuar mbi të, bëri çdo gjë për të bllokuar anëtarësimin në NATO, por dështoi, për të bllokuar heqjen e vizave, por dështoi, bllokoi statusin e vendit kandidat, por në fund u detyrua të votojë. Ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe do të hapim negociatat, ai le të rrijë në autobus aty ku është.

Qindra e mijëra qytetare e qytetarë të Shqipërisë që punoni në administratën shtetërore, që punoni në sipërmarrje private shtroni vetëm një pyetje: si ka mundësi që shoku mavi nuk ka shqipëruar një herë të vetme rritjen e rrogave tuaja. Çfarë ka ai me ju, çfarë ka ai me rrogat tuaja, pse ai ka përdorur çdo sharje, çdo shpifje, çdo trillim, çdo mashtrim dhe nuk ka shqiptuar një herë fjalën rritje rrogash?! Sepse ai ka vetëm një preokupim, pasurimin e tij, pasurimin e anturazhit të tij, të miliarderëve të tij dhe të tjerët, për të, nuk ekzistojnë.

Fermere e fermerë të Shqipërisë, shqiptare e shqiptarë pyeteni një herë veten: përse do që të heqë taksën e ushqimeve, kur dhe ku janë ulur çmimet se janë ulur taksat? Kurrë nuk janë ulur çmimet se janë taksat. Çmimet kanë logjikën e tyre. Taksat i heq vetëm e vetëm të shkatërrojë prodhimin në Shqipëri, të bëjë super miliarderë, miliarderët e tij dhe të vendosë monopoleve e tij të ushqimeve.

Qytetare e qytetarë të Shqipërisë, pensioniste e pensionistë, gra e burra që keni derdhur lumenj djerse e që jetoni në vështirësi të mëdha me pensionet tuaja, ndonëse ne i kemi rritur më shumë se kushdo tjetër, pyeteni veten: si ka mundësi që shoku i autobusit mavi, në 90 ditë nuk ka shqipëruar asnjëherë fjalën pension dhe rritje të pensioneve. Ai ka kërkuar 30 here të nxjerrë në pension Sali Berishën, që çdo ditë bën 300 minuta punë më shumë se ai, por si ka mundësi që një opozitë bën fushatë tre muaj dhe  nuk ju përmend juve, një herë të vetme. Edhe kur i takoi, nuk foli për ju, por foli për mua. Shau, turfulloi, por pensionet tuaja nuk i përmendi. Jam këtu për t’u zotuar para jush se katër vitet që vijnë, pensioni minimal do të jetë mbi 150 dollarë kudo në Shqipëri, se do t’ju subvencionojmë 100 përqind çdo ilaç,  energjinë elektrike, do ju subvencionohet transporti urban dhe interurban, shtëpitë e kujdesit të të moshuarve do të subvencionohen nga shteti në masën 90 përqind.

Nëna, motra, zonja të Shkodrës e Shqipërisë, ju nuk ekzistoni në programin e tij. Ka vështirësi të mëdha, por unë ju garantoj se katër vitet që vijnë, ne që ulëm diferencën e rrogave midis burrave e grave nga 36 në 70 përqind dhe përsëri do ta përgjysmojmë atë, ne do të bëjmë gjithçka që të keni rrogën që ju meritoni në çdo qelizë të jetës sonë. Ne do të kreditojmë bizneset tuaja, do të kreditojmë artizanatin, fermat tuaja, do të mbështesim fuqishëm rolin tuaj në të gjitha fushat.

Gra shtëpiake të Shkodrës e mbarë Shqipërisë, qeveria do të nisë në vitin e parë të mandatit të saj të ardhshëm, programe të veçanta për punësimin tuaj të pjesshëm dhe kualifikimin tuaj.

Ndaj ju ftoj të bashkoheni në përpjekjen tonë të madhe për Shkodrën e zhvilluar, Shkodrën e evropiane, Shqipërinë e zhvilluar, Shqipërinë europiane. Ju premtoj se Shkodra do të ketë autostradën me katër korsi drejt Tiranës dhe Jugu të Shqipërisë dhe në të katër anët e qarkut, infrastrukturën më moderne, zhvillimin më të madh. Rroftë Shkodra! Rroftë Shqipëria! Fitore! Fitore! Fitore!


18/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave