Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
 

Qytetare e qytetarë të Pukës, vëllezër motra, zonja e zotërinj, është nder i madh për mua t’ju përshëndes ju, qytetarëve të Pukës, Fushë Arrësit, banorëve të këtij rrethi nga Fierza në Gomsiqe, t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë pritje vëllazërore, për mbështetjen e madhe, t’ju ftoj të ecim përpara drejt fitores së madhe, fitores së 23 qershorit.

Më 23 qershor, ne të gjithë sëbashku votojmë për mirëqenien më të madhe për çdo qytetar të Pukës, për çdo qytetar shqiptar; votojmë për rritjen e rrogës mesatare dhe rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë, të rrogës minimale në 350 dollarë, për rritjen e pensionit minimal në fshat e qytet në 150 dollarë, për rritjen me 50 përqind të ndihmës ekonomike, për dyfishimin e pagesës së papunësisë.

Më 23 qershor votojmë sëbashku për krijimin gjatë katër viteve, të 250 mijë vendeve të punës në Pukë e mbarë Shqipërinë; votojmë për dyfishimin e turizmit dhe krijimin e vendeve të punës, dyfishimin e bizneseve, për trefishimin e granteve për fermerët e Pukës dhe fermerët shqiptarë; votojmë për shndërrimin e pasurive natyrore, mineraleve dhe ujërave në vlera për qytetarët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë.

Votojmë sëbashku për ecjen përpara drejt një niveli të ri zhvillimi, drejt integrimit të Pukës e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Votojmë për një cilësi të mirë shkollimi të fëmijëve tanë, për një rend më të sigurt, për shërbimin shëndetësor më cilësor për të gjithë shqiptarët.

Ftoj pensionistët e Pukës të bashkohen me ne, sepse nuk do të ketë pension minimal nën 150 dollarë. Qeveria do të subvencionojë tërësisht energjinë elektrike, qeveria do të subvencionojë transportin urban dhe interurban të tyre, do të miratojë ligjin për statusin e pensionistit.

Ftoj të rinjtë e Pukës të votojnë 44-n, të votojnë fitoren, sepse do të kenë të garantuar shkollimin në të gjitha nivelet, do të bëjmë gjithçka për punësimin e tyre. Çdo sipërmarrësi do t’i paguajmë të gjitha shpenzimet fiskale për çdo të ri të punësuar, për tre vitet e para. Kredi të buta për të rinjtë me profesione që duan të vetëpunësohen dhe arsim profesional pranë çdo shkolle të përgjithshme, gjatë katër viteve që vijnë.

Vëllezër e motra,

të bashkohemi sëbashku, të ecim drejt fitores sonë të sigurt, sepse ne sëbashku integruam vendin në NATO, hoqëm vizat dhe merituam statusin e vendit kandidat, por na e bllokoi një njeri. E detyruan të votojë ligjet, do të marrim statusin, do hapim negociatat e do të marrim qindra milionë euro investime për infrastrukturën tuaj, për punësimin, shkollat tuaja e gjithçka.

Socialistëve të Pukës dua njerëzisht t’u kërkoj t’i bëjnë një pyetje Edi Ramës: si ka mundësi që tre muaj rresht nuk e ke zënë me gojë fjalën pension? A e di ai se janë 520 mijë shqiptarë që marrin pension dhe që mezi mbyllin muajin me to, me gjithë rritjen e madhe që u kemi bërë. Pyeteni shokun e autobusit: si ka mundësi që tre muaj rresht nuk ke folur për rritjen e as një rroge? Çfarë mendon ai, se rrogat nuk duhet të rriten, apo mendon se duhet të rriten vetëm ato të lartat, siç vepruan tetë vite me radhë. Po qytetarëve në nevojë, qytetarëve në ndihmë ekonomike çfarë u premtoi tre muaj rresht? U premtoi një mashtrim të paparë, se nga ndihma ekonomike do të krijojë 40 mijë vende pune, pra do të heqë ndihmën ekonomike për 40 mijë qytetarë. Si ka mundësi që nuk tha një fjalë për pagesën e të papunëve, të cilët ekzistojnë në Shqipëri, ekzistojnë në çdo vend të botës.

Së fundi, qytetarë e qytetarë të Pukës e mbarë Shqipërisë, pyeteni sonte njëri-tjetrin në e keni dëgjuar tre muaj rresht, që të përdorë qoftë një herë të vetme, fjalën integrim. Vëllezër e motra, nuk e përdori dot asnjëherë, sepse është i vetmi në Europë që shkelmoi këtë interes jetik të qytetarëve të vet, duke penguar ata çdo ditë, me të gjithë fuqinë e tij. Por dua të them se për ju, për shqiptarët, jetike dhe përcaktuese për një të ardhme të ndritur është integrimi në Bashkimin Europian. Shoku i autobusit mavi nuk e shqipëroi dot këtë, përkundrazi, u tha shqiptarëve se BE-ja nuk është as bukë, as ujë. Shok i mavijosur, BE-ja është jeta, është e ardhmja e ndritur, më e shkëlqyer, e fëmijëve, burrave e grave shqiptare. Por ti se përmend dot, se shkelmove mbi këtë të ardhme.

Qytetare e qytetarë të Pukës, këto vite kemi investuar në Pukë, në të katër anët e saj. Po ndërtojmë rrugë, ura, ujësjellës, shkolla. Vetëm në dy rrugë investohen mbi 15 milionë dollarë. Jam këtu për t’u zotuar para jush se në çdo skaj të këtij rrethi, aty ku banojnë pukjanët do të ndërtojmë infrastrukturën më moderne, do të bëjmë që çdo pukjan të prekë zhvillimin, të jetë krenar me fshatin e tij, me rrugën, shkollën, ujësjellësin, me Pukën dhe Shqipërinë.

Edhe një herë gëzuar fitoren! Fitoren e 23 qershorit. Ju ftoj juve, ftoj shqiptarët, më 21 qershor të gjithë në Tiranë, të festojmë me njëri-tjetrin fitoren. Gëzuar! Ju garantoj se me Ndue Palucën do të bëjmë realitet çdo projekt për ju, për Pukën, për Fushë Arrësin, për çdo fshat e komunës të rrethit Pukë. Froftë Puka! Rroftë Shqipëria!


18/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave