Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mitingun e zhvilluar sot nė Peshkopi, qarku i Dibrės
 

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Peshkopisë,

vëllezër e motra,

zonja dhe zotërinj,

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për këtë pritje madhështore, të zjarrtë, mirënjohje për mbështetjen tuaj, nderimin tim më të madh për ju. Unë i ftoj të gjithë dibranet dhe dibranët që të bashkohen me ne në 23 qershor të vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të rrugës së Arbrit; të vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të ujësjellësit për qytetin, për Sopanikën dhe infrastrukturën moderne në të katër anët e rrethit; të vazhdojmë rrugën e mirëqenies për rritjen e rrogave, rrogës mesatare dhe rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë, rrogës minimale në 350 dollarë, pensionit minimal në 150 dollarë, ndihmës ekonomike me 50 përqind. Të bashkohemi në projektin tonë për punësim dhe mirëqenie, për ulje të mëtejshme të taksave të biznesit, për krijimin e vendeve të punës, për ndërtimin në këtë qark të dhjetëra e dhjetëra hidrocentraleve që do të punësojnë mijëra e mijëra qytetarë të Dibrës. Le të ecim përpara për trefishimin e granteve për fermerët e Dibrës, vendosjen e sistemit modern të vaditjes në Maqellarë dhe në të katër anët e këtij rrethi, ndërtimin e Urës së Lushës dhe urave të tjera, shfrytëzimin e potencialeve të mëdha turistike të Korabit, të Lurës dhe zonave tjetra të mrekullueshme të rrethit tuaj, të qarkut tuaj.

Vëllezër e motra,

Kjo është alternativa jonë. Unë ftoj çdo socialist të bashkohet me ne, sepse me ne e bashkon përpjekja jonë për punësim, përpjekja jonë për mirëqenie, përpjekja jonë për infrastrukturë moderne, për përfundimin sa më shpejtë të rrugës së Arbrit.

Shoku i autobusit mavi që vjen këtu dhe premton rrugën, për 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit të rrugës së Arbrit, ka bërë çdo gjë për të penguar ndërtimin e saj. Ndaj rrugën dhe të gjitha projektet do t’i përfundojmë sëbashku.

Socialistët e Dibrës, qytetarët pa parti janë shumë afër me ne në përpjekjen tonë për të bërë reale ëndrrën tonë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Ne hoqëm vizat dhe lëvizim të lirë. Ne do të marrim statusin, do të hapim negociata, do të ecim drejt anëtarësimit. Sëbashku do të bëjmë çdo gjë për liberalizmin e vizave me vendin e madh të lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sëbashku do të bëjmë gjithçka për hapjen e universitetit në Dibër, ndërtimin e të gjitha shkollave. Shkolla moderne për dibranet dhe dibranët është zotimi ynë.

Fermerëve të Dibrës u premtoj sot këtu trefishimin e granteve, vendosjen e sistemit modern të vaditjes, pagesën me para në dorë të TSVH-së për makineritë dhe çdo gjë që ata blejnë për rritjen e prodhimit në fermat e tyre bujqësore dhe blegtorale. Fermerëve të Dibrës u premtoj sot këtu sistem kreditimi të butë për rritjen e fermave, për përpunimin e prodhimeve të tyre, për ndërtimin e tregjeve dhe agrobiznesin në këtë qark, në këtë rreth. Fermerëve të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë u premtoj mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Shoku i autobusit po zotohet të heqë TVSH-në mbi të gjitha prodhimet ushqimore, në mënyrë që miliarderët e Partisë Socialiste të marrim importin e ushqimeve dhe prodhimet tuaja të kalben në fushë, të kalben në ara. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Socialiste dhe socialistë të Dibrës,

Unë ju bëj një ftesë - pyeteni veten se si ka mundësi që kryetari i Partisë Socialiste nuk flet kurrë për rritje rrogash, nuk flet kurrë për rritje pensionesh, nuk flet kurrë për rritje të ndihmës ekonomike, nuk flet kurrë për ulje të papunësisë. Pse kjo? Kjo, sepse modeli i tij nuk lejon asnjërën prej tyre. Modeli i tij është modeli i pasurimit të qeveritarëve me monopole.

Demokrate dhe demokratë të Dibrës,

socialiste dhe socialistë,

qytetarë pa parti,

shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni,

Pyeteni veten - si ka mundësi që 3 muaj nuk ka lënë sharje pa bërë, nuk ka lënë fjalë pa përdorur, por fjalën integrim evropian nuk e ka shqipëruar asnjëherë. Ai flet edhe për këmishën time, për jelekun tim, por nuk flet kurrë për integrimin tuaj në Bashkimin Evropian. Edhe kjo sepse e di që ka shkelmuar mbi këtë projekt për 3 vite rresht dhe nuk guxon ta përmendë; sepse e di që në Bruksel dhe kudo i ka dyert e mbyllura; sepse e di që është i damkosur për bllokimin që i bëri vendit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj që më 23 qershor të bashkohemi sëbashku, të votojmë 44-ën, të votojmë rrugën e Arbrit, të votojmë rritjen e rrogave në 700 dollarë, rritjen e pensioneve minimale në 150 dollarë, rritjen e ndihmës ekonomike 50 përqind, të votojmë për ujësjellësin e Peshkopisë, Sopanikës, vaditjen e Maqellarës, për vaditjen në mbarë Peshkopinë dhe Dibrën, të votojmë për infrastrukturë moderne, për mirëqenie, për punësim, për integrim në Bashkimin Evropian.

Rrofshi ju! Rroftë Dibra! Rroftë Shqipëria!

Dibra duhet të vijë nga ju në Parlamentin shqiptar me 5 deputetë këtë legjislaturë. “

Fitore! Fitore! Fitore!”


18/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave