Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral pėrmbyllės nė Bulqizė
 

“Qytetarë dhe qytetare të Bulqizës

Vëllezër dhe motra

Përshëndetjet më vëllazërore, urimet më të përzemërta , mirënjohjen më të thellë. Ju sjell këtu përshëndetjet nga mbarë Shqipëria, besimin e madh se me 23 qershor Bulqiza si gjithmonë bastioni i demokracisë do të votojë 44, do të votojë fitoren. Do të votojë për përfundimin e rrugës së Arbërit , që e shndërron Bulqizën pothuaj në një lagje të Tiranës, e shndërron Bulqizën në një nga qytetet e afërta me Tiranën, e sjell atë në tregun e madh.

Me 23 ju do të votoni për infrastrukturë modern e në Bulqizë dhe në të gjithë fshatrat e saj. Për rindërtimin e të gjitha shkollave, hapjen e shkollës profesionale, hapjen e pusit të nivelit 14. Do të votoni për rritjen e rrogës mesatare për punonjësit e administratës në 700 dollarë, rritjen e rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë , rritjen e rrogës minimale në 350 dollarë, rritjen e pensioneve në 150 dollarë, rritjen e ndihmës ekonomike në 50 përqind, rritjen e pagesës së papunësisë me 100 për 100.

Do të votoni për krijimin e qindra mijëra vendeve të punës në Dibër  dhe në mbarë Shqipërinë.  Do të votoni për uljen me 50 vjeç të moshës së pensionit për minatorët e Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë. Do të votoni alternativën e zhvillimit, e punësimit, e mirëqenies e të ardhmes. Përballë saj është modeli i cili çfarë pati në dorë  e bëri duke  votuar kundra jush. Dy modele përballen. Modeli juaj, i mundit, i djersës, modeli  ynë i përbashkët i rritjes së rrogave i rritjes së pensioneve, i rrugës së Arbërit dhe modeli tjetër është ai që voton kundër  të gjitha rritjes  së rrogave, modeli që voton gjithnjë kundër buxhetit të rrugës së Arbërit.

Modeli ynë është  modeli i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, modeli i lëvizjes së lirë pa viza. Modeli tjetër i shokut Rama është modeli që mbajti peng statusin e vendit kandidat  për një vit, vetëm e vetëm për të dëmtuar secilin prej jush, që bëri gjithçka që Shqiptarët të mos merrnin viza. Modeli ynë që bazohet në integrim ne vlerat e familjes, modeli i shokut tjetër që bazohet në ndarje dhe martesa e divorce, për qëllime elektorale në prag të të gjitha zgjedhjeve. Këto nuk janë vlerat familjare.

Modeli ynë që bazohet në djersën e ballit, që nuk ka frikë nga ato të ardhura që krijon, sepse i ka me nder i ka me djersë.  Kam 20 vjet në funksionet më të larta, jetoj në një apartament  125 metra2, sepse kaq mund të blija me rrogën time, po ashtu edhe ju qytetarët e tjerë blini  atë që mundeni.  Kurse shoku i autobuzit ndërton vilën 57 metra të gjatë, pallatin pesëkatësh dhe nuk tregon një qindarkë,  mese po i ndërton. Po e them edhe njëherë,  se nëse do të tregonte burimin e të ardhurave nëse do ti kishte të pastra le të ndërtonte jo një por  tre vila, por kur fsheh paratë kur nuk tregon origjine n e tyre, tregon se ka frike nga pasuria e tij, ka frikë nga ligji dhe thotë pastaj se mi humbi posta.

Asgjë nuk ju lidh juve socialistëve të Bulqizës, asgjë nuk lidh socialistët e Peshkopisë, socialistët shqiptarë me këtë model. Ndaj dhe le të ecim të gjithë përpara të bashkuar drejt fitores.

Gjithashtu ju banorët e Bulqizës me 23 qershor  votoni edhe për kryetarin e ri të Bashkisë së qytetit, zotin Fehmi Tançi. Votoni për kandidatin për deputet  Roland Ketën, për  deputetin e pestë të qarkut të Dibrës. Dibra do të votojë në këto zgjedhje 5 me 1 për Partinë Demokratike.

Me 23 qershor votoni 44.

Votoni rrugën e Arbërit.

Votoni punësimi.

Votoni mirëqenien.

Votoni integrimin në Europë  

Fitore. Fitore. Fitore!”


18/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave