Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Lushnjės
 

Të dashur qytetarë të Lushnjës, vajza, djem, gra dhe burra fisnikë të Lushnjës dhe të Myzeqesë,

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për këtë manifestim gjigand, madhështor me të cilin ju festoni sonte fitoren tuaj të 23 qershorit, fitoren e PD, fitoren e projektit të zhvillimit të Lushnjës së zhvilluar, të Lushnjës evropiane.

Miqtë e mi,

Prej tre muajsh së bashku jemi takuar, kemi biseduar në zona të ndryshme të rrethit tuaj dhe të mbarë Shqipërisë. Unë jam këtu tek ju për të paraqitur konkluzionet  e këtyre takimeve, e propozimeve, sugjerimeve, kërkesave tuaj për projektin e Lushnjës së zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar.

Së pari, ne jemi të vendosur të gjithë të ecim drejt zhvillimit, rritjes së mirëqenies sonë, ndaj dhe jam sonte këtu për tu dhënë fjalën, se rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, se rroga mesatare do të rritet në 700 dollarë, rroga e mësuesit do të rritet në 700 dollarë, se ndihma ekonomike do të ritet në 50 %, se pagesa e papunësisë do të dyfishohet, se nuk do të ketë pension në fshat apo në qytet nën 150 dollarë.

Këto janë zotimet tona për ju.

Qytetarë dhe qytetare të Lushnjës,

Jam sot këtu për zotuar para vajzave dhe djemve tuaj, të rinjve të mbarë Shqipërisë, se 4 vitet që vijnë PD do të bëjë gjithçka për shkollimin e tyre më cilësor, do të bëjë çdo gjë që diplomat e tyre të kthehen ne punësimin  më të mirë, do të hapë në të gjitha shkollat e mesme, degët profesionale, sipas kërkesave të vendit, rajoneve,do të fuqizojmë universitetin  e Lushnjës.

Për çdo të ri dhe të re punësuar të tre vitet e para, qeveria do të paguajë të gjitha detyrimet fiskale të sipërmarrësve shqiptarë, për çdo të ri dhe të re, qeveria do të paguajë të gjithë kualifikimin e tij, qeveria do të vendosë sistemin e kredive të buta për të gjithë të rinjtë me profesion që duan të vetëpunësohen ose të çelin biznese të reja.  

Fermerëve të Lushnjës, të Myzeqesë, të mbarë Shqipërisë  të cilët me një vetëmohim, me sakrifica po bëjnë gjithçka për zhvillimin e fermave  të tyre, ju premtoj sonte nga ky shesh trefishim e granteve për fermat dhe projekteve e tyre, për rritjen e pensioneve në 150 dollarë për të gjithë fermerët shqiptarë, indeksimin e tyre dhe rritjen dy herë më të madhe se rritja vjetore të çmimeve. Ka filluar dhe ju premtoj se do të vazhdojë, pagesa me para në dorë e tvsh për çdo makineri, çdo imput bujqësor, blegtoral, të çdo natyre qoftë, pagesa me para në dorë e akcizës së naftës që përdorim në fermat e tyre, ju premtoj sistem modern vaditje në Lushnjë, që fillon në vjeshtë me 60 milion euro dhe në mbarë Shqipërinë, si dhe skemën e kullimit. Ju premtoj ndërtimin e infrastrukturës moderne, shkollave, ujësjellësa e kanalizimeve në çdo fshat të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë.

Brenda këtij viti do të përfundojë dhënia e tapive në Lushnje dhe në mbarë Shqipërinë.

Vëllezër e motra,

Zotohem këtu pata jush se do të mbroj prodhimet truaja në mënyrën më të fuqishme. Do të aplikojmë kreditë e buta për zhvillimin e fermave dhe për përpunimin e prodhimeve tuaja, agrobiznesin. Kemi hequr taksën 10 % për shitblerjen  e tokës në fshat në bujqësi.

Këto janë premtimet tona për fermerin e Lushnjës, ata me djersën, punën e tyre do të ndërtojnë jetën, begatinë, të ardhmen.

Biznesmenëve të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë, u premtoj uljen e mëtejshme të taksave, luftën kundër informalitetit, kualifikimin falas të punëtoreve që ata punësojnë, përgjysmimin e tvsh për të gjithë industrinë turistike të Lushnjës dhe të vendit, kredi të buta për bizneset  e vogla, kualifikim të të rinjve, heqjen e taksave tre vjet për çdo të ri te punësuar. Nënave dhe motrave, vajzave dhe grave të Lushnjës ju premtoj se do të vazhdojmë betejën për të ngushtuar diferencën në paga midis grave dhe burrave. Kjo diference 5 vjet më parë ishte 36 % , është zbritur në 17 %, do  ta përgjysmojmë 4 vitet që vijnë.

Nënave dhe motrave, vajzave shqiptare i garantoj se do të kenë përparësi në të gjithë sistemin e kreditimit shqiptar për bizneset apo fermat. Siguroj gratë shtëpiake se qeveria me një program të veçantë, ato që duan të punojnë, do t’u krijojë kualifikim, do të marrë përsipër sigurimet shoqërore, do të bëjmë gjithçka që edhe ato të punojnë. Sëbashku me ju gratë e vajzat në Lushnje, gratë e vajzat e Shqipërisë do të luftojmë me tolerancë zero dhunën ndaj jush, keqtrajtimin tuaj. Paketa ligjore që miratuam do të veprojë me forcën më të madhe.

Emigrantëve të Lushnjes e të mbarë Shqipërisë ju jap fjalën se bizneset e tyre do të jenë pa asnjë taksë tre vjet deri në pesë vjet dhe çdo projekt i tyre në bujqësi do të financohet me grantet e qeverisë.

U premtoj të papunëve se do dyfishojmë pagesën e papunësisë dhe do t’i kualifikojmë falas.

Ne do të krijomë 250 mijë vende punë në industri, biznes, turizëm, bujqësi, teknologjinë e informacionit, energjetikë. 

Qytetarëve në ndihmë ekonomike ju premtoj sot rritjen me 50 përqind të ndihmës ekonomike. Në Shqipëri, çdo njeri do të marrë minimumin jetik për vete dhe familjen e tij. Ne do të mbështesim qytetarët shqiptarë për 2000 kalori në ditë për çdo njeri, pavarësisht nga situata e tij ekonomike.

Garantojmë pensionistët se qeveria do të subvencionojë plotësisht energjinë elektrike për ta, 100 përqind çdo ilaç që u duhet për sëmundjen, 90 përqind e kujdesit në shtëpinë e të moshuarve do të përballohet nga qeveria, do të subvencionojmë transporti publik urban e interurban për ta, pa përjashtim.

Së fundi, ju premtoj juve, qytetarëve të Lushnjes e mbarë Shqipërisë, se katër vitet që vijnë do të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës më moderne në të katër anët e Shqipërisë, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla e spitale, të denja për ju.

Ky është programi ynë, programi  i fitores së 23 qershorit. Ndaj ju ftoj votoni 44-n, votoni fitoren, votoni mirëqenien, votoni zhvillimin. Sëbashku, ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, që hoqëm viza, do të marrim statusin e vendit kandidat, do të hapim negociatat për vend anëtar në Bashkimin Europian. Përpara drejt Europës! Përpara drejt zhvillimit! Përpara drejt mirëqenies! Rrofshi ju! Rroftë Lushnja! Rroftë Shqipëria!

 


17/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave