Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
 

Të dashur qytetarë  dhe qytetare të Beratit,

Banorë të Beratit, Skraparit, Kuçovës

vëllezër e motra,

mirëmbrëma përshëndetjet më të zjarrta, ju,  grave dhe burrave fisnikë të këtij qyteti, mirënjohjen më të madhe për këtë miting madhështor, për këtë festë të fitores sonë të 23 qershorit, zotimin tim solemn se me deputetët tuaj do të bëjmë gjithçka, së bashku me ju, për një Berat të zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar, Beratin dhe Shqipërinë evropiane

Unë ftoj  qytetarët Beratit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohemi , të ecim përpara në rrugën e mirëqenies dhe garantoj se gjatë 4 viteve që vijnë rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, rroga mesatare do të rritet në 700 dollarë, rroga  e arsimtarëve do të rritet në 700 dollarë. Unë jam Sali Berisha. Unë kam mbajtur premtimet  e mija, kam dyfishuar rrogat e mësuesve , kam dyfishuar rrogën minimale, kam dyfishuar pensionet në fshat.

Jam sot këtu për tu zotuar të rinjve të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë se dyert e universiteteve tona do të jenë të hapura në mënyrë që ata të bëjnë të vërtetë ëndrrën  e tyre universitare, se për punësimin e tyre, qeveria do të paguajë çdo sipërmarrësi , për çdo të ri, tre vite sigurimet shoqërore dhe çdo detyrim tjetër, do të paguajë kualifikimin e tyre në çdo profesion. 4 vitet që vijnë stazhi dhe kualifikimi i tyre do të jetë falas dhe se do të hapim në mbarë shkollat e mesme të vendit, degë të shkollave profesionale sipas kërkesave, në mënyrë që ata që duan, të marrin profesionin gjatë shkollës së mesme. Ne garantojmë kredi të buta për të gjithë të rinjtë me profesion që duan të vetëpunësohen, apo të punësojnë të tjerët.

Unë jam sot këtu, për tu premtuar të papunëve të Beratit dhe të Shqipërisë, se 4 vitet që vijnë, ne do të krijojmë në Shqipëri 250 mijë vende pune, duke rritur turizmin në shkallë vendi dy herë, në Berat disa herë, duke hequr taksat për të rinjtë, duke ulur taksat për bizneset, duke hequr taksat për makineritë, do të krijojmë dhjetëra mijëra vende pune. Me  trefishimin e granteve për bujqësinë dhe heqjen e detyrimeve të tjera, do të bëjmë gjithçka për një punësim të madh në këtë sektor. Burimet natyrore të Shqipërisë dhe të Beratit do të shndërrohen në pasuri për qytetarët shqiptarë. Në ndërtimin e infrastrukturës do të punësojmë dhjetëra, mijëra qytetarë të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë.

Garantoj të papunët, se pagesa e papunësisë do të dyfishohet gjatë 4 viteve që vijnë. Qeveria do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kualifikimin e tyre.

Zonja dhe zotërinj,

jam sot këtu për të ftuar pensionistët shqiptarë që të bashkohen me ne dhe i garantoj se në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 150 dollarë, se do të mbulohen nga shteti 100% e shpenzimeve të tyre shëndetësore, se do të subvencionohen plotësisht energjia elektrike për ta, se qeveria do mbulojë 90 % të shpenzimeve për shtëpitë e kujdesit ndaj të moshuarve,  do të subvencionohet transporti i tyre urban dhe interurban.

Ne kemi dyfishuar pensionet e ulëta. Ftoj pensionistët të ecin përpara me projektin tonë, ne mbajmë premtimet tona.

Një përshëndetje dua ti bëj emigrantëve e ti garantoj ata, se çdo biznes i tyre do të jetë tre deri në 5 vjet pa taksa, çdo projekt i tyre në bujqësi, blegtori, do të financohet falas për suksesin e tyre.

Garantoj biznesmenët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë se do të ketë ulje të mëtejshme të barrës fiskale, nxitje të fuqishme të partneritetit publik privat në çdo sektor, heqje të çdo detyrimi fiskal  për çdo të ri të punësuar në tre vitet e para, kredi të buta për bizneset e vogla.

Dua të siguroj dhe të ftoj fermerët e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë, le  të ecim së bashku përpara, se në vitet që vijnë ne do të trefishojmë grantet për ta, do të paguajmë me para në dorë akcizën e naftës, kemi filluar të paguajmë me para në dorë makineritë, plehrat kimike, fidanët imputet dhe çdo gjë tjetër që përdorni për prodhimin ne fermat tuaja bujqësore blegtorale.

Pensionet tuaja do të ritën në 150 dollarë, do të përfundojë brenda vitit dhënia tapive për tokat tuaja. Do të aplikohen kredi të buta për zhvillimin e fermave dhe përpunimin e prodhimeve tuaja. Do të ndërtojmë në çdo fshat, rrugët, kanalizimet ujësjellësit si në lagjet e qyteteve. Një sistem i ri vaditës do të ndërtohet në Berat dhe në mbarë vendin.

Kemi hequr taksën e 10 % për transaksionet e tokës në fshatrat shqiptare. Nënave, motrave, vajzave shqiptare ju bëj thirrje të bashkohen me ne për projektin tonë. 6 vite më parë, diferenca gjinore në rroga midis grave dhe burrave në Shqipëri ishte 36 %, me respektin më të madh ndaj jush kemi bërë çdo gjë dhe e kemi zbritur në 17 %. Por ju garantoj se përsëri do ta përgjysmojmë.

Grave shtëpiake që duan të punojnë në punë pjesërisht, në profesione të ndryshme, i garantoj kualifikim falas dhe pagesën e sigurimeve shoqërore dhe te kontributeve të tjera tek sipërmarrësi, në mënyrë që ato të punojnë një pjesë kohe, gjatë ditës.

Qytetare dhe qytetarë të Beratit

Të gjithë tyre që kanë objekte për legalizim, i garantoj se ata që i kanë ndërtuar banesat para afatit të skadimit të ligjit do të kenë tapitë deri në fund të këtij viti, ndërsa të tjerët, me zgjatjen e afatit do të marrin tapitë gjatë vitit që vjen. Të gjithë atyre që kanë banesa për legalizim ju bëj thirrje të ecim përpara, sepse vetëm dy muaj më parë qeveria ka rritur në 70 përqind vlerën e pagesës me letra me vlerë, për të gjithë sipërfaqen që këta qytetarë duan të legalizojnë. Të mos mashtrohen nga premtimi mashtrues i Edi Ramës, sepse në një vend të lirë nuk ka qeveri në botë që mund të falë pronën e tjetrit, nuk ka gjykatë që lejon qeverinë të veprojë në këtë mënyrë. Pagesa me çmime më të leverdishme, duke paguar 70 përqind me letra me vlerë, është rruga e dinjitetit, rruga për të gëzuar shtëpinë dhe tokën ku e ke ndërtuar.

Qytetare e qytetarë të Beratit,

jam sot për t’u zotuar para jush se katër vitet që vijnë do të ndërtojmë në Berat e në Shqipëri infrastrukturën më moderne. Dy vitet e para do të ndërtojmë Boshtin e Jugut. Përfunduam segmentin më të vështirë e të kushtueshëm. Fjala ime e nderit se Berati do të ketë Boshtin e Jugut dhe do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të vendit. Boshti i Jugut dhe rruga e Arbrit janë dy projektet e mëdha të katër viteve që vijnë.

Demokrate e demokratë, socialiste e socialistë, qytetarë të paparti, ju bëj thirrje të shtroni një pyetje: si ka mundësi që Edi Rama, tre muaj rresht nuk foli kurrë, qoftë një herë, për rritje të rrogave tuaja, nuk foli kurrë për rritje të pensioneve tuaja, nuk foli kurrë për rritje të ndihmës ekonomike, të cilën ne do ta rrisim 50 përqind, nuk foli kurrë për ndërtimin e Boshtit të Jugut e për ndërtimin e asnjë rruge, nuk foli kurrë për financimin e projekteve të bujqësisë, por foli për shkatërrime, për rrënime, për shkuarje mbrapa. Le ta pyesim: qindra e qindra plantacione, përfshi plantacione të qershive të fshatit të të parëve të tu, Mbreshtanit, janë rrënim apo janë zhvillim, miliona rrënjë ullinj janë rrënim apo janë zhvillim, plantacionet e pafundme, serat, dyfishimi i biznesit, rrugët e reja janë rrënim apo janë zhvillim.  

Zoti Rama, sot në Shqipëri përballen dy modele. Modeli i njerëzve punëtorë, atyre që ngrihen me natë për të mbjellë, për të çelur qepenat e biznesit, për të punuar, për të mëkëmbur familjen, për të vendosur diçka mënjanë për shkollën e djalit, vajzës apo martesën, njerëzit që djersijnë për të ndërtuar shtëpinë, stallat, biznesin dhe njerëzit, të cilët 270 ditë në vit nuk shkelin në zyrë si puna jote. Ky është modeli ynë i njerëzve punëtorë.

Zoti Rama, në modelin tonë ka një përpjekje të madhe, jo të lehtë, të suksesshme, për t’u anëtarësuar në NATO dhe u bëmë anëtarë, për të lëvizur pa viza dhe lëvizim pa viza, për të marrë statusin, na pengove dhe do ta marrim. Po modeli yt? Protestë kundër NATO-s, protestë për heqjen e vizave,  bllokove tre ligjet.

Zoti Rama, politikani duhet të jetë transparent para qytetarëve të tij, duhet t’u tregojë atyre, çdo qindarkë të pasurisë së tij, sepse politikani pasurinë e ka nga rroga, nga taksat që u merr atyre. Unë jam Sali Berisha, kam 20 vjet që punoj dhe kam një apartament 125 metra, ndërsa ti po ecën me një vilë 57 metra të gjatë në themele, me një pallat në shpinë dhe nuk tregon as edhe një qindarkë, nga i more paratë që i ndërtove.

Së fundi dhe kryesorja, qytetarët kanë një edukatë, kanë një kod etik komunikimi, dëgjojnë njëri-tjetrin, nuk bëjnë fyerje kolektive. Ndërsa ju kaloni nga takimi në takim, nga televizioni në televizion, duke fyer mbarë e mbrapsht, mësues, infermierë, bashkëpunëtorë e kë të del para. Kjo nuk është rruga e komunikimit, por është arrogancë, është prepotencë. Ndërsa ne dëgjojmë me vëmendje njëri-tjetrin, kemi pikëpamje të kundërta, por nuk u vërsulemi për t’i shkulur veshin e flokët, përkundrazi, biem apo nuk biem dakot, respektin ia bëjmë. Ja pra, ky është modeli që ti nuk pajtohesh me të, sepse ne flasim për ndërtim, djersijmë për ndërtim, ti ëndërron shkatërrim dhe flet vetëm për shkatërrim. Ndaj ju ftoj më 23 qershor të ecim përpara drejt mirëqenies, drejt zhvillimit, drejt integrimit në Europë. Votoni 44-n, votoni Beratin e fitores. Fitore! Fitore! Fitore! 


17/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave