Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Fier
 

Të dashur qytetare e qytetarë të Fierit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj, myzeqare e myzeqarë, mallkastriote dhe mallakastriotë, kosovare e kosovarë vlleh, burra e gra fisnikë, të mbledhur në këtë shesh dhe kudo ku jeni përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj, ftesën time të ecim përpara për një mandat të ri, me të cilin ne synojmë të rrisim mirëqenien e çdo qytetari të qarkut të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë.

Jam sot këtu për t’u zotuar para jush, në këtë shesh dhe para mbarë shqiptarëve se gjatë mandatit të ardhshëm rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, rroga e mësuesit dhe rroga mesatare do të arrijnë në 700 dollarë.

Jam sot për të garantuar çdo të ri fierak e të mbarë Shqipërisë se gjatë mandatit të ardhshëm, dyert e universiteteve do të vazhdojnë të hapura, për të bërë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare, garantoj të rejat e të rinjtë se pranë çdo shkollë të mesme do të hapen degë profesionale, sikundër do të hapen shkolla të tjera profesionale në mbarë vendin.

Të reja e të rinj, katër vitet që vijnë, për çdo njërin prej jush që do të punësohet, qeveria do t’u paguajë sipërmarrësve, kontributet e çdo detyrim fiskal për tre vjet. Qeveria do të financojë kualifikimin tuaj falas në çdo sipërmarrje ku ju do të shkoni. Për të gjithë të rinjtë me profesion, qeveria do të garantojë mikrokredi të buta për vetëpunësim.

Jam këtu për të garantuara të papunët e Fierit dhe mbarë Shqipërisë se pagesa e papunësisë do të dyfishohet dhe se qeveria  do të përballojë kualifikimi e tyre falas në çdo sipërmarrje.

Gjatë katër viteve që vijnë, me dyfishimin e turizmit, me mbështetjen e fuqishme të biznesit dhe uljen e taksave, me projektet e mëdha që do të fillojnë nga ndërtimi, me mbështetjen e fuqishme të fermave, teknologjisë së informacionit, në Shqipëri do të krijojmë 250 mijë vende punë për fierakët e mbarë shqiptarët.

Ftoj pensionistët e Fierit, pavarësisht nga bindjet e tyre, të bashkohen me ne, pasi kudo ku jetojnë, në fshat apo qytet, katër vitet që vijnë nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do të marrë përsipër qind për qind, të gjitha shpenzimet shëndetësore dhe ilaçet e pensionistëve. Qeveria do të subvencionojë transportin urban dhe interurban për pensionistët, do të miratojë ligjin e statusit të pensionisti. Në të katër vitet që vijnë, qeveria do të përballojë me buxhetin e saj, 90 përqind të të gjitha shpenzimeve në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve.

Ftoj nga kjo platformë të gjithë zonjat, gratë e vajzat e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen me ne, sepse gjatë këtyre pak viteve, ne ia dolëm që diferencën e rrogave midis burrave e grave nga 36 përqind ta zbresin në 70 përqind. Jam këtu për të siguruar nënat e motrat tona se kjo diferencë, katër vitet që vijnë do të përgjysmohet. Garantojmë të gjitha gratë shtëpiake të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, se do të krijojmë sipas dëshirës së tyre, sistemin e bipunësimit, në të cilin qeveria do të marrë përsipër kontributet e sigurimeve shoqërore dhe trajnimin e tyre. Sikundër do të miratohet gjatë vitit të parë, ligji për statusin e nënave kryefamiljare dhe të gjithë mbështetjen që ato meritojnë.

Ftoj të gjithë emigrantët, të cilët kthehen në Shqipëri, të votojnë Partinë Demokratike, sepse bizneset e tyre do të  jenë 3 deri në 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal dhe në rast se ata që duan të ndërtojnë fermat e tyre, çdo projekt i tyre do të financohet me grante.

Ftoj të gjithë qytetarët që janë në ndihmë ekonomike se ndihma ekonomike do të rrihet në masën 50 përqind dhe se çdo pagesë, rrogë, pension, pagesë papunësie dhe e ndihmës ekonomike jo vetëm do të indeksohet me rritjen vjetore të çmimeve, por do të jetë gjithnjë dy herë më e lartë se ajo.

Ftoj të gjithë biznesmenët e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen me projektin tonë të katër viteve që vijnë. I garantoj ata, për ulje të mëtejshme të taksave, për një partneritet sipërmarrës publik- privat në të gjithë sektorët, për thjeshtim  të mëtejshëm të burokracisë dhe mbështetje të madhe të suksesit të tyre, kualifikim falas të punëtorëve të tyre dhe marrja përsipër të kontributeve të sigurimeve shoqërore për të rinjtë e punësuar, për tre vitet e para dhe punonjës të tjerë.  

Ftoj të gjithë fermerët e Fierit të bashkohen me ne, në fitoren e 23 qershorit, duke i garantuar se ne do të trefishojmë grantet për projektet tyre dhe se në fshatrat shqiptare nuk do të ketë pension nën 150 dollarë.

4 vitet që vijnë ka filluar që tani, si dhe do të vazhdojë  pagesa me para ne dorë e akcizës  së naftës e makinerive, plehrave kimike, imputeve  kimikateve dhe çdo gjë që ata përdorin në bujqësi, blegtori, pemëtari, si dhe në çdo sektor tjetër te zhvillimit te këtij sektori.

Ftoj qytetarët e Fierit dhe të mbare Shqipërisë të bashkohen me ne, më 23 qershor për të votuar projektin tonë të infrastrukturës më moderne, rrugë në çdo lagje dhe fshat,  ujësjellës, kanalizime, sistem të ri vaditës për mbarë bujqësinë shqiptare, shkolla të reja dhe të rindërtuara, qendra shëndetësore, kujdes shëndetësor cilësor.

Gjatë këtyre viteve premtimet tona kanë qene një realitet, i keni prekur dhe ndjerë ato kudo.4 vitet që vijnë se bashku do të bëjmë shumë më tepër për punësimin tonë mirëqenien dhe zhvillimin  tonë.

Sot dua tu ftoj ju, të ftoj mbarë shqiptarët që më 23 qershor të votojnë për Fierin evropian,  Shqipërinë evropiane, të vazhdojmë integrimin së bashku, të marrim së shpejti statusin e vendit kandidat, të hapim negociata me BE, të përfitojmë qindra milionë euro nga fondet e BE dhe investimet e investitorëve evropianë në Shqipëri. Të bashkohemi së bashku për të bërë gjithçka gjatë 4 viteve që vijnë për të liberalizuar vizat me SHBA-të , vendin e madh të lirisë.

Vëllezër e motra,

Zonja e zotërinj,

Kjo është alternativa jonë. Në krahun tjetër është alternativa e pesimizmit, mohimit e denigrimit të gjithckaje që ju keni realizuar. Unë sot këtu ftoj çdo qytetar të Fierit me gjakftohtësi të analizojë modelin tonë dhe modelin e Edi Ramës

Zoti Edi Rama, qytetarët shqiptarë, çdo burrë dhe grua, djalë dhe vajzë,  para së gjithash kanë nevojë për respekt, respekt të intelektit  të tij, të djersës së tij, të dinjitetit të tij. Mos i fyej shqiptarët duke i mohuar arritje e tyte se ato nuk janë arritje të Sali Berishës, por janë lumenjtë e djersë së tyre. Mos fyej fierakët, duke iu thënë se nuk keni parë asgjë të mirë. Mos fyej vlonjatët duke iu thënë sesot jeni të izoluar. Mos moho arritjet e tyre.

Zoti Rama unë me qytetarët e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë vendos para së gjithash respektin për njëri-tjetrin, respektin për mundin dhe djersën respektin për vlerat që besojmë.

Me qytetarët e Fierit ne na bashkon përpjekja për anëtarësim në NATO, ne sot jemi anëtarë ë NATO-s, ndërsa ti protestoje kundër anëtarësimit, ne na bashkon lëvizja  e lirë e vizave, ndërsa ti Edvin bëje gjithçka për të bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ne na bashkon marrja e statusit të kandidatit, kurse ti për tre ligje bllokove statusin e kandidatit. Zoti Rama me qytetarët e Fierit demokratë, socialistë dhe të çdo partie, ne na bashkon vlerat familjare, sepse ne i besojmë familjes, si një vlerë supreme të shoqërisë shqiptare. Ne i besojmë respektit të bashkëshortes, nënës , motrës, fëmijëve sepse kjo është tradita shqiptare, ndërsa ti ke probleme pasi martohesh dhe ndahesh sa herë që ke zgjedhje dhe ky nuk është modeli që ju ofrohet shqiptarëve.

Zoti Rama , me këto burra dhe gra, pavarësisht bindjeve politike , ne na bashkon ndershmëria dhe sinqeriteti, i të ardhurave që garantojmë me djersën e ballit. Jetoj në një apartament prej 125 metra katrorë, pas 20 vitesh kur kam qene president, kryetar opozite dhe tani kryeministër, kam të deklaruar çdo qindarke dhe çdo burim të të ardhurave të mija.

Thuaju shqiptarëve se po bën garë me një vilë 57 metra të gjatë, me një pallat mbi shpinë, thuaji shqiptarëve se nga vinë këto të ardhura. Cili është burimi i tyre. Është  e domosdoshme transparenca publike për të figura publike. Këto janë dallimet, por ato të tjerat që thua ti që ju paraqet shqiptarëve ndërtimin për rrënim, suksesin për disfatë, ato nuk ti beson njeri. Ndaj dhe unë sot ftoj qytetarët  Fierit, demokratë, socialistë, të pa parti , të bashkohemi  për një fitore t ë thellë, fitore të çdo qytetari, më 23 qershor, për punësimin tuaj, për zhvillimin e Fierit, për begatinë tuaj, për zhvillimin e Shqipërisë, integrimin në Evropë.

Rrofshi ju! rroftë Fieri! Rroftë Shqipëria!

Votoni 44, ditën e bekuar të kombit shqiptar, votoni PD , votoni fitoren!

 

 

 


17/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave