Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon ish Sekretarin e Mbrojtjes sė SHBA-ve, Donald Rumsfeld
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ish sekretarin e mbrojtjes së SHBA-ve, Donald Rumsfeld.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin ti shprehë edhe njëherë mikut amerikan mirënjohjen e tij më të thellë dhe të qeverisë shqiptare për të gjithë mbështetjen që ai personalisht, qeveria e SHBA-ve, populli i madh, mik amerikan i kanë dhënë Shqipërisë në vijimësi, gjatë gjithë këtyre viteve, në veçanti për mbështetjen e jashtëzakonshme për anëtarësimin në NATO.

Nga ana e tij, zoti Rumsfeld e falënderoi  kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe shprehu kënaqësinë  e veçantë që rikthehej në Shqipëri, pas një periudhe të shkurtër dhe që konstaton ndryshime të jashtëzakonshme, të cilat  kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Në këtë kontekst, ish Sekretari Rumsfeld i shprehu kryeministrit Berisha urimet më të ngrohta për arritjet e jashtëzakonshme e te gjithanshme që qeveria shqiptare ka shënuar në këto vite, duke i uruar gjithashtu suksese të mëtejshme në të ardhmen. Taksa e sheshte 10% ishte një ndër arritjet me te rëndësishme qe sekretari Rumsfeld ka vlerësuar duke u shprehur se "uronte qe edhe SHBA te merrnin shembull dhe te vendosnin edhe ne Amerikë taksen e sheshte prej 10%"

Ish sekretari amerikan Rumsefeld, në veçanti u shpreh i impresionuar nga pjesëmarrja aktive dhe e gjerë e qytetarëve shqiptarë në fushatën elektorale për zgjedhjet  e përgjithshme të këtij viti dhe i shprehu kryeministri Berisha vlerësimet  e tij më të larta për modelin e fushatës, shume aktive, në kontakt me qytetarin dhe të bazuar mbi çështje të cila prekin qytetarët, jetën e tyre te përditshme  dhe të ardhmes së tyre. "Jam jashtëzakonisht i impresionuar me dëshirën e qytetareve shqiptare për ta përshëndetur, për ta takuar, për ti dhënë dorën kryeministrit Berisha, por edhe për pjesëmarrjen masive te tyre ne evenimentet elektorale te PD. “Presidentet amerikane do te ëndërronin te kishin neper evenimentet e tyre elektorale pjesëmarrjen qe ju keni ne takimet tuaja elektorale" - i theksoi zoti Rumsfeld kryeministrit Berisha.

Në fund të takimit Zoti Rumsfeld i dhuroi kryeministrit Berisha nje kopje te librit te tij të fundit  “Të njohurat dhe të panjohurat”, ndërsa kryeministri Berisha shtroi për nder të mikut amerikan dhe të stafit që e shoqëronte një drekë e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë  e miqësore.

 


17/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave