Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha inauguron rikonstruksionin e rrugės sė “Dibrės”, nė Tiranė
 

-       Rindërtimi i rrugës së “Dibrës” është vetëm një nga veprat më të cilat bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Lulzim Basha po ndryshon Tiranën

-       Më 23 qershor të bëjmë çdo gjë për të marrë pjesë të gjithë në votime që të firmosim sëbashku fitoren. 23 qershori është një ditë përcaktuese për zhvillimin e Tiranës, për zhvillimin e Shqipërisë!

-       Legalizimin do ta bëjmë brenda këtij viti me çmimet e reja, ku 70 përqind të vlerës së legalizimit do mund ta paguani me letra me vlerë

Kryeministri Berisha inauguroi sot rikonstruksionin e rrugës së “Dibrës”, në Tiranë, një investim bashkëkohor me vlerë 98 milionë lekë. Krahas ndërhyrjes në ndërtimin e sistemit të kanalizimeve dhe vendosjen e 112 copë ndriçuesve rrugorë, në këtë rrugë janë mbjellë edhe 350 fidanë bliri dhe janë hapur vende parkimi për automjete. Rruga e “Dibrës” do të jetë arterie kryesore e qytetit, në kuptimin e transportit publik dhe në veçanti, të parapërgatitjes për projektin e tramit, një ndër arteriet e rëndësishme të linjës Kinostudio-Kombinat, ndërsa janë zhvendosur të gjithë kabllot ajrore.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se rindërtimi i rrugës së “Dibrës” është vetëm një nga veprat më të cilat bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Lulzim Basha po ndryshon Tiranën. “Ne do të bëjmë të mundur që Tirana të ofrojë shërbimet më të mira, më të merituara për ju, qytetarë të mrekullueshëm të saj”, tha Kryeministri.

“Ju garantoj, - tha Kryeministri, - se legalizimin do ta bëjmë brenda këtij viti me çmimet e reja, ku 70 përqind të vlerës së legalizimit ju do mund ta paguani me letra me vlerë”.

Duke falënderuar qytetarët e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha i ftoi ata dhe mbarë qytetarët shqiptarë që në 23 qershor të marrin pjesë në votime, për të firmosur së bashku fitoren. “23 qershori është një ditë përcaktuese për zhvillimin e Tiranës, për zhvillimin e Shqipërisë! Projekti i katër viteve që vijnë është projekti i Tiranës së zhvilluar, i Tiranës së punësimit masiv të qytetarëve të saj, i Tiranës metropol i vërtetë evropian, i Tiranës së integruar në Bashkuar Evropian, si motra të tjera në Evropë”, tha Kryeministri.

Më pas, Kryeministri Berisha u përshëndet me banorë të njësisë bashkiake nr. 8 dhe u ndal në stendat me gatimeve karakteristike tiranase, të ekspozuara përgjatë rrugës së inauguruar.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të madhe. Më 23 qershor të bëjmë çdo gjë për të marrë pjesë të gjithë në votime që të firmosim sëbashku fitoren.

23 qershori është një ditë përcaktuese për zhvillimin e Tiranës, për zhvillimin e Shqipërisë!

Projekti i katër viteve që vijnë është projekti i Tiranës së zhvilluar, i Tiranës së punësimit masiv të qytetarëve të saj, i Tiranës metropol i vërtetë evropian, i Tiranës së integruar në Bashkuar Evropian, si motra të tjera në Evropë.

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës,

Rindërtimi i rrugës së “Dibrës” është një nga veprat më të cilat bashkia e Tiranës dhe kryetari që u zgjodh në maj të vitit 2011 po ndryshon Tiranën. Vepra të tjera të mëdha, bulevardi i ri, tramvaji, stacioni multimodal, ri sistemimi i lumit do t’i japin Tiranës pamjen që ajo meriton. Ne do të bëjmë të mundur që Tirana të ofrojë shërbimet më të mira, më të merituara për ju, qytetarë të mrekullueshëm të saj.

Ne jemi shumë krenar për mbështetjen tuaj. Ju jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje, e cila hapi një kapitull të ri për Tiranën e shekullit XXI. Plani urbanistik është i bazuar në drejtësi sociale, në zhvillimin e pronës, në qëndrimin e barabartë para qytetarëve pronarë të Tiranës. Plani është kushtetuta që do të zbatohet dhe që i dha fund njëherë e mirë sekserëve; i dha fund njëherë e mirë pronarëve të ndëshkuar për qëllime kryekëput klasore. Unë i them zotit Rama se me nostalgjira erëzash nuk mashtron dot Tiranën. Në qoftë se në 11 vjet ka pasur qytetarë të ndëshkuar për sa i përket pronës, kanë qenë qytetarët e Tiranës. Dhe ke qene ti zoti Rama që ndoqe këtë politikë.

Dy fjalë do t’u them të gjithë qytetarëve që kanë banesa për legalizim.

Vëllezër,

Edi Rama është armik për jetë a vdekje i ndërtesave tuaja. Mos u mashtroni prej tij për disa arsye. Sa ishte kryetar bashkie, ai ju tregoi buldozerë dhe ruspat. Sa qe ministër Kulture dhe kryetar bashkie, juve ju konsideroi çeçenë, shpellarë, etj., etj. Edi Rama deklaron se do anulojë ligjin që njeh banesat tuaja dhe i legjitimon ato. Edi Rama deklaron se do legalizojmë ato që janë nga halli. Por të gjithëve do t’u thotë shkoni nga keni ardhur, sepse hallin dhe turizmin do t’a ndajë me metrin e Koços, sipas xhepit. Partia Demokratike për t’ju lehtësuar juve pagesat ka vendosur që 70  përqind të vlerës së legalizimit ta paguani me letra me vlerë. Dhe ky është një lehtësim maksimal. Dua t’ju them një gjë, asnjë qeveri në një vend të lirë, asnjë Kryeministër, asnjë Parlament dhe askurrkush nuk mund t’i falë kujt pronën e tjetrit. Nuk ka gjykatë në Shqipëri, nuk ka gjykatë në Strasburg të pranojë që një qeveri t’i falë pronën e privatit një privati tjetër. Ky është një mashtrim ndër më të paskrupujt, amoral, që Edi Rama bën për t’ju mashtruar për votën dhe për t’ju thënë, siç u tha në Rrushbull, se do shkoni nga keni ardhur.

Unë ju garantoj se legalizimin do ta bëjmë brenda këtij viti me çmimet e reja, ku 70 përqind të vlerës së legalizimit  ju do mund ta paguani me letra me vlerë.

Edhe një herë, ju ftoj të marrim të gjithë pjesë në votime.Ju ftoj të votojmë 44-ën! Të votojmë Partinë Demokratike!

Lagja nr. 8 është lagja fitimtare e të gjitha kohërave.

Rrofshi ju, banorë të lagjes nr.8, qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Fitore! Fitore! Fitore!”


17/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave