Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Bashkėbisedim i kryeministrit Berisha me sipėrmarrės dhe biznesmenė tė qytetit tė Elbasanit
 

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me sipërmarrës e përfaqësues të bizneseve të ndryshme, si dhe banorë të qytetit të Elbasanit. Kryeministri mirëpriti me interesim sugjerimet dhe propozimet  e tyre lidhur me çfarë qeveria mund të realizojë më mirë, në të ardhmen, për ti ardhur në ndihmë biznesit dhe zhvillimit të tij.

“Dua të dëgjoj mendimet tuaja të gjithanshme për të pasuruar projektin tonë të përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm për  një zhvillim të pandërprerë, për një zhvillim i cili garanton rritje të mirëqenies, rritje të punësimit në Shqipëri. iu drejtua, kryeministri të pranishmëve

Në fjalën e mbajtur në hyrje të bashkëbisedimit, kryeministri Berisha u shpreh:

Të nderuar miq, biznesmenë, fermerë, punëtorë, të pranishëm në këtë takim në të cilin ne do të shkëmbejmë njeri me tjetrin mendimet tona se si të përmirësojmë më shumë, se si të zmadhojmë më shumë mundësitë tona, për një rritje më të madhe ekonomike, për një zhvillim më të shpejtë.

Ne sot jemi në një periudhë kur Evropa dhe bota kaloi një krizë dhe është në një krizë të thellë të paprecedent  që nga vitet 30. Kjo krizë, ashtu si çdo e keqe, ka dhe anën e vet pozitive, është një sfidë me më të cilën duhet përballur dhe është një zhvillim nga i cili duhet mësuar shumë. Leksioni themelor i kësaj krize është të mbrohet, të fuqizohet , të zhvillohet me çdo kusht prodhimi.

Kjo krizë fakton se vetëm ekonomia e bazuar mbi djersën, mbi prodhimin, vetëm ajo i qëndron tronditjeve. Ekonomia shqiptare i qëndroi tronditjes dhe është e faktuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare se Shqipëria  e vazhdoi rritjen, të ulët, por me rritje. Shqipëria i rezistoi sepse Shqipëria ka nxitur me reformat e saj biznesin dhe prodhimin , sepse Shqipëria atë ekonomi që ka, e ka të bazuar jo në shërbime financiare që i nxjerrin fitimet në progresion gjeometrik dhe pastaj edhe humbjet i kanë në pikiatë, por i ka të bazuara në punë, në djersë , në mund. Kjo është e vërteta. Në këtë kontekst, ne duhet të bëjmë gjithçka për të nxitur me tej prodhimin dhe ne kemi shpallur heqjen e taksës mbi çdo lloj kapitali për prodhim dhe kjo përbën 20 % më shumë të cilat nuk janë pak. Ne po ecim me parqet logjistike. Kam besim të madh se ajo rrugë që këto 2-3 ditë do të hapet, ajo rrugë bashkon Tiranën me Elbasanin, por mbi të gjitha bashkon tregjet e këtyre dy qyteteve. Është një zhvillim i jashtëzakonshëm për mbarë Shqipërinë, sepse zhvillimi, rritja, zmadhimi i gjeneratorit të zhvillimit Tiranë-Elbasan-Durrës çon përpara gjithë Shqipërinë. Ne hoqëm taksën mbi kapitalin, krijohet që mundësia  e parkut logjistik në Elbasan, e cila bëhet më reale për shkak të rrugës dhe do të jetë shumë më tërheqëse. Po punojmë që të inkurajojmë fermat, do të rimbursojmë me para në dorë, gjithçka  që përdoret për prodhim , akcizën dhe çdo gjë tjetër. Do të trefishojmë grantet, do të vazhdojmë ndërrimin fuqishëm në infrastrukturë, e cila është kusht për zhvillim, por ama rezultatet janë.

Unë isha në Labinot –mal dhe u gëzova shumë se kryetari i komunës më tha se të gjitha shkollat janë të rindërtuara. Unë u futa në një shkollë, e cila ishte absolutisht identike me shkollën Adem Krasniqi këtu në qytet, e njëjtë ne çdo gjë, me kopsht parapërgatitor, me qendrën e informatikës, me qendrën për banorët që të marrin internet falas, pra me te gjitha zhvillimet. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë, por një gjë është e sigurtë që jemi në rrugën e zhvillimit. Tani të ngrihesh në kundërrymë dhe të thuash se do të heq taksën e të dhjetave dhe ta zëvendësojë me taksën e lartë. Dua tu them dy gjëra. Këto ditë është botuar një botim shumë serioz i FMN, institucion i vili për hir të së vërtetës nuk merret shumë me politika fiskale, por me stabilitetin monetar. Ky studim ndriçon shumë. Ai thotë se dëmi më i madh ekonomisë i bëhet po u rrit taksa e të ardhurave personale. Rritja e kësaj takse ka ndikimin më negativ në ekonomi, sepse e lëndon personin, duke  e rritur taksën ti i thua atij “këtë do të bëj ty”, “këtë kam në dorë të të bëj dhe këtë do të bëj”. Por ajo është mendje  njerëzore dhe e dekurajon atë. Kështu që ai do të bëjë gjithçka që ta zhvendosë kapitalin e tij në një vend tjetër, sic ndodhi që vendet që rritën taksat, iu ikën biznesmenët. Së dyti të mendosh se do të zgjidhesh problemet me 5 % kjo tregon se nuk njeh alfën e ekonomisë.  Të ardhurat e një kombi të lirë, të ardhurat e një vendi të lirë, në çdo vend të lirë, i krijon klasa e mesme. Edhe Amerika që ka gjigandët më të mëdhenj të planetit 90 % të të ardhurave në buxhetin federal e ka klasa e mesme amerikane, me bizneset e vogla dhe të mesme, me fermat dhe çdo gjë tjetër. Prandaj ka zhvillim dhe stabilitet.

Ose një kërkesë tjetër e tij se do të heqë tvsh për prodhimet bujqësore, gjë që do të frenojë prodhimin e vendit tënd. Politika kryesore duhet të jetë nxitëse ndaj prodhimit. Çdo politikan mendon se si të nxisë prodhimin se si të rregullojë balancën import-eksport për të patur një ekonomi të qëndrueshme. Megjithatë ka një vetëdije të përgjithshme që këto ide do të mbeten në kuti, do të mbeten në autobuzin mavi, në kuti. Ne le të vazhdojmë të zhvillojmë idetë tona për zhvillimin e Shqipërisë.

Ndaj dhe dua të dëgjoj mendimet tuaja të gjithanshme për të pasuruar projektin tonë të përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm për  një zhvillim të pandërprerë, për një zhvillim i cili garanton rritje të mirëqenies, rritje të punësimit në Shqipëri.

Ju faleminderit!

-I nderuar zoti kryeministër, kisha një amanet të nënës sime dhe një pyetje për ju. Amaneti i nënës sime nuk është kompliment, por del nga thellësia e zemrës së saj. Ajo të bën të fala dhe të uron me shpirt 100 vjet. Pyetja ime është kjo, kam 32 vjet që punoj në hekurudhë. A do të ketë investime për hekurudhat shqiptare?

Kryeministri Berisha: Të siguroj se do të ketë investime dhe investime të mëdha.  Ka një problem. Problemi ynë është mungesa e lidhjes me Maqedoninë. Dhe kjo lidhje do të vendoset, ka një ujdi të plotë midis dy qeverive. Vendosja e lidhjes me Maqedoninë dhe më tutje, hekurudhën shqiptare e bën një segment të hekurudhave që shkojnë deri ne Pekin, me tunelin që po ndërton Turqia tani së fundmi për trenat. Kjo i jep rentabilitet shumë të madh. Komisioni Europian vetë është shumë i përqendruar në hekurudhat. Komisioni Europian po bën studimin e hekurudhave të Shqipërisë dhe hekurudha është një rrjet strategjik shumë i rëndësishme në konceptin e zhvillimit Europian dhe ka fonde të mëdha për zhvillimin e tyre. Ndaj dhe ne jemi absolutisht për rivitalizimin e rrjetit hekurudhor. Me qeverinë e Maqedonisë kemi dy projekte, projekti i parë po ndërtojmë ne 3 kilometrat tona dhe të ndërtojnë ata pjesën  Lin-Strugë dhe ata do të ndërtojnë në Strugë një qendrën për mallrat, që vijnë nga Durrësit dhe kjo është me shumë interes për ne. I dyti është se ata do të bashkohen me ne janë gati 39 km për ti ndërtuar dhe kjo pastaj e bën hekurudhën shqiptare, hekurudhë ndërkombëtare të një rëndësie shumë të madhe. Lutjen time ta përqafosh nënë për mua ti bësh shumë të fala dhe  e falenderoj shumë për urimin.

-  Mirëserdhe. Me forcat e mia kam ngritur një impiant këtu në Metalurgjik. Problemi është se unë e kam privatizuar kohë më parë dhe objektin e kam likuiduar, tani kam sipërfaqen e truallit. Mundësitë e mia nuk janë që ta paguaj të gjithin. Unë dua ndihmë për të paguar sipërfaqen e objektit?

Kryeministri Berisha: Ne do ta shikojmë këtë. Tendenca jonë është ndihmë absolute për ju. Unë di që e kemi rritur përqindjen e  letrave me vlerë , do ta zgjidhim si problem.

-Përshëndetje dhe ju urojmë mirëseardhjen. Shpresojmë që e djathta të fitoje pasi i jep vetëm progres këtij vendi dhe jo regres si opozita. Unë kam punuar në hekurudhë. Hekurudha ka interes ndaj duam vëmendjen e shtetit ndaj hekurudhës pasi  me të  transportojmë gjithçka?

Kryeministri Berisha: Faleminderit shumë  dhe ju garantoj se do të jetë një përparësi e madhe për ne dhe jam shumë i sigurtë se do të ketë një rivitalizim të plotë të saj.

-Përshëndetje z. Kryeministër. Unë merrem me përpunimin e drurit dhe mbi 90 përqind e punës kalon për eksport. Kam një shqetësim, taksa vendore dhe taksat shtetërore. Nga 2005 “Edi i Vogë”,l që ka ardhur ne Labinot Fushë, kryetari i komunës ka ngritur taksat 100 për 100. Nga 1 milion sot i kam 2 milion e 700 mijë. Për 10 përqind kam paguar 11 mijë euro taksa, sot paguaj 5 mije euro xhiroja gjysmën. Unë punoj me kredi dhe të na vë edhe një taksë tjetër do të thotë në na mbytesh dhe mua ose do më duhet të fsheh punëtorët e xhiron, ose të jem i ndërgjegjshëm me punën time.  Së dyti procesi i shitjes së pyllit të jetë i programuar në sezone të caktuara. Na kalojnë shumë afat e shfrytëzimit. Ka dy vjet që nuk bëhen ankande për pyjet.

Kryeministri Berisha: Të falenderoj për këtë shqetësim shumë të rëndësishëm që ngrite  dhe të garantoj se ministria do të fiksojë data të prera, jashtë të cilave nuk do të mund të dilet, kjo është jashtëzakonisht e rëndë që të dëmtojë në këtë mënyrë duke mos hapur procesin. Ndërsa për problemin e taksave që ky zotëria i ka rritur, ky ka shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe unë do ti kërkoj prefektit, që sëbashku me këshilltarët aty të marrin procesin e ndjekjes penale, të këtij kryetari siç u bë me kryetarin e  Durrësit, sepse ai nuk ka të drejtë të rrisë më shumë se 10 përqind. Ky qenka absolutisht një Edvin i vogël. Po se t’ia bësh 2 milion e 700 mijë atëherë ti e shkatërron dhe ai në vend që të mendojë për ata punëtore ai mendon vetëm për veten e tij. Kështu që të dyja do të marrin zgjidhje.

-Përshëndetje. Unë kam qenë 10 vjet në emigracion dhe kam mbaruar studimet për arkitekturë. Gjeta mundësinë e punësimit në Shqipëri .Gjatë këtyre viteve që kam qenë në emigracion mendoja se Shqipëria nuk ka ndryshuar po në fakt ka ndryshuar plotësisht. Falë PD dhe zhvillimit ekonomik. Pyetja ime ka të bëjë me emigrantët, që kanë paguar siguracionet  atje, nëse është e mundur një marrëveshje  e shtetit shqiptarë  dhe shtetet e tjera të njohin siguracionet e emigranteve që kanë paguar  atje?

Kryeministri Berisha:  Faleminderit për pyetjen. Si me qeverinë greke dhe atë italiane, ne jemi në negociata të vazhdueshme për këtë. Parimisht kjo do të bëhet në mënyrë të sigurtë. Kur do të behët ne mënyrë të sigurtë. 100 për 100 e sigurtë behët kur ne të ecim më tej në Bashkimin Europian, kur të hapim negociatat dhe pastaj nuk pengohet dot më, sepse je duke hyrë në hapësirën europiane dhe është i detyruar të të përgjigjet reciprokisht me njohjen e të gjitha. Mund të behet edhe përpara dhe ne jemi përpjekur që ta bëjmë përpara.  Ata janë kontribute që transferohen, asgjë tjetër. Ju keni paguar kontribute dhe duhet tu njihen. Do të zgjidhet mund të dojë pak kohë por zgjidhja është e pashmangshme. Po të kishim marrë statusin forcohej shumë pozita negociuese e jonë dhe ngadalësimi do të ishte më i vështirë.

-Përshëndetje. Unë kam një firmë që prodhoj mielli mistri, 80 % e marr lëndën e parë brenda, 20% e marr nga jashtë. Ka dy vjet që e zhdoganojmë mallin atje ku kemi firmën e regjistruar por taksat nga mbahen nga agjensia doganore edhe në kufi edhe këtu. Na mbahet dy herë. A ka mundësi që të zhdoganojmë ose në kufi ose këtu?

Kryeministri Berisha:  Ka plotësisht mundësi dhe kjo do të behët. Është absurde nëse kaloni dy herë të njëjtën procedurë.

-Përshëndetje. Mendoj se ne dhe biznesi jemi shumë hapur komunitetit Europian pra edhe administrata duhet të jetë pranë profesionalisht dhe të na ndjeke ne drejt BE. Duhet të administratë e vendosur  që të ndjeke ritmet e biznesit.

Kryeministri Berisha: Faleminderit dhe unë jam shumë dakord me ty, por përsëri ka vend për optimizëm. Ose? Biznesi është sektori që mund të asistohet në mënyrën më të fuqishme dhe me efiçentë me procedurat dixhitale, askush më shumë se në biznes këto procedura nuk janë efiçentë.  Kontrollin  ai bën mbi bazën e sistemit të riskut dhe ia do ti përmbahet sistemit të riskut dhe ky është një lehtësim, një lehtësim i madh, sepse kamion dy mund të hyjnë në zonën e riskut dhe të tjerët do të kalojnë. Së dyti bëmë mobile taksë të paguani taksat në internet, bëmë pagesën e taksave on-line do të bëjmë regjistrimin, do të bëjmë gjurmimin e ankesës. E  bëre ankesën, e nise ankesën tek kryeministri, ajo do të ketë të gjithë rrugën ne web, se ku kaloi dhe ku ka mbetur dhe afatin kohor të saj. Ne po përpiqemi shumë ta kualifikojmë administratën dhe po e bëjmë, por procedurat dixhitale kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për të lehtësuar biznesin.

-Përshëndetje  z. Kryeministër. Duke u nisur nga vendosmëri juaj për të bërë rrugë dhe infrastrukturë në Shqipëri dhe duke qene pjesë e biznesit të ndërtimit , kemi dëgjuar se po behet studimi i fizibilitetit për by- passin e Elbasanit. Nuk është se nuk jemi kënaq me autostradën, por duam dhe më, kërkojmë të shikohet me vëmendje pasi ky by- pass do të kalojë nga kurora e gjelbër e Elbasanit, ndaj nuk duam të prishet?

Kryeministri Berisha: Unë do ta shoh me përparësi shqetësimin dhe do të bisedoj. Kërkesa për të mbrojtur mjedisin është kërkesë e drejtë. Nuk mund të prononcohem përfundimisht për këtë, sepse do të jetë fizibiliteti që do ta përcaktojë. Por by-passi  i Elbasanit do të behet. Po bëjmë by-passin në Shkodër, ne Vlore, në Fier dhe do ndërtojmë kudo.

-Përshëndetje, ju jeni shprehur për zonën e lirë industriale, jua rikujtoj edhe njëherë që ta shikoni.

Kryeministri Berisha: Çfarë kërkoj unë nga ju. Unë kërkoj që edhe ju të më ndihmoni, sepse unë kam bërë shumë përpjekje dhe jam përpjekur më shumë se për çdo zonë tjetër, por të huajve që unë i kërkoja, sytë i ngulnin në Tiranë, se aty afër është porti e aeroporti. Tani ndërtimi i autostradës e ndryshon  gjeografinë, kompenson me disa gjëra të tjera me krahun e punës etj dhe kjo mund të bëhet. Kjo kërkon që edhe ju, të kontribuoni. P.sh. Biznesmenët e Vlorës kanë hartuar vetë një projekt nuk ka filluara akoma, pro e kanë bërë një punë dhe unë i kam mbështetur fuqimisht, kështu që edhe ju me lidhjet që keni, përpiquni ti ftoni dhe kjo do të jetë pozitive. Kushdo që më ka ardhur për park industrial, unë të parin i kam cituar Elbasanin, por me nxirrnin problem distancën.

-Përshëndetje, qeveria ka investuar në teknologjinë industriale. A do ta vijojë qeveria më tej këtë për tu përfaqësuar në panaire ndërkombëtare?

Kryeministri Berisha: Ministria e ekonomisë ka një fond  për panairet, për të mbështetur në mënyrë modeste. Si politike ne i mbështesim plotësisht dhe jemi shumë të interesuar. Sikundër përpiqemi të organizohemi të marrim pjesë në panairet botërore dhe kemi marrë. Pra promovimi i prodhimeve tona do të jetë një përparësi. Është me rëndësi. Do të bëjmë gjithçka për një promovim më të madh.

-Përshëndetje. Të falënderojmë për rrugët që ke bërë. Ndërsa Rama tallet me rrugët. Ne duam rrugë, se me çfarë do na lëvizë ai ne me helikopter.

Kryeministri Berisha: Faleminderit shumë. Ne do ti ndërtojmë rrugët. Ne jemi afruar finalizimit të rrugëve, ne kemi për të ndërtuar rrugë të vështira  kemi dhe nja 40-45 kilometra dhe i kemi hequr te gjitha rrugët e vështira të vendit, kemi gati 20 km rruga e Arbërit dhe një pjesë e Boshtit të Jugut, sepse edhe Berat-Tepelene do ta ndërtojmë.

-Përshëndetje. Ne jemi koshient  për investimet që janë bërë për furnizimin me energji elektrike dhe kemi harruar mungesat e gjata të energjisë elektrike. Di   që keni plan për investime në energjetike, këto investime a do të ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike?

Kryeministri Berisha: Ajo që thatë ju është e vërtetë. Ne në një mënyrë të padukshme , por në katër vitet e  fundit në rrjetin e energjisë është investuar 730 milion euro, në CEZ dhe në OST. Nga 2009 e këtej ne nuk lejuam rritje çmimesh, por i kemi paguar CEZ dhjetëra e dhjetëra milion, se duhet ti siguronim balancën. Cili është koncepti im? Koncepti im është që të bëjmë gjithçka për të ruajtur pa rritur çmimet për familjarët dhe për të ulur çmimet për bizneset. Në gjithë vendet e zhvilluara çmimi për biznesin është 30% më i ulet sesa të tjerët, pasi është konsumator me shumicë, ne po ecim drejt kësaj. Tani kanë hyrë në prodhim 103 megavat të reja. Janë në ndërtim e sipër edhe mbi 200 megavat, janë firmosur kontrata për 1650 megavat. Nese ka një gjë që po ecën me vrap është kjo, ndërtimi i hidrocentraleve  dhe mes Elbasanit dhe Tiranës janë disa. Ky është avantazh dhe kjo është energjia me çmimin më të lirë. Natyrisht do të përpiqemi, sikundër zhvillimet në Baku janë shumë pozitive, d.m.th gara midis Nabukos së vogël dhe TAP deri tani pikët më të mëdha i ka TAP dhe ai është një burim energjie gjigand. Është një investim kolosal për Shqipërinë.

-Përshëndetje. Kam një pyetje, jam një  i ri që kam pak vite që kam mbarur shkollën, dëshiroj të hap një aktivitet privat. Çfarë mbështetje do të na japë qeveria juaj?

Kryeministri Berisha: Qeveria do të vendosë një sistem kreditimi të butë për të rinjtë, për të cilët mbi bazën e studimeve të fizibilitetit do të mund  ta përfitojë. Për vetëpunësim ose për krijim të një biznesi të vogël, ky është projekti ynë. Sikundër tre vjet pa taksa, për çdo të ri që mund të punësosh.

-Përshëndetje. Jam banor i komunës Bradashesh. Ju falenderoj për bashkëbisedimin. Unë dua të na japësh një zgjidhje për ndarjen e tokës që ka mbetur pa shpërndarë me 7501, duam ti punojmë, por kryetari në thotë se na pengon ligji?

Kryeministri Berisha:  Kryetarin e Komunës e kemi këtu. Para dy muajsh i kemi bërë të gjitha vendimet dhe në përdorim mund të ta  japë për 99 vjet. Para dy muajve nuk e ka pasur këtë të drejte tani e ka këtë të drejtë plotësisht.

-Përshëndetje z. Kryeministër. Komuna e Bradasheshit shtrihet në një territor të rëndësishëm. Por më të rëndësishme këtë zonë e ka bërë përkujdesja e qeverisë me infrastrukturën, duke i vënë kurorën me autostradën Tiranë-Elbasan. Po ju sjell një shembull të një qytetareje Italiane, të martuar me një bashkëfshatarin ton. Ajo rri në Bari në një provincë dhe ka ardhur para dy javësh pas 8 viteve dhe me leje banimi është në komunën Bradashesh dhe më thotë z. Kryetar para tete vitesh fshati im ishte më i mirë se fshati juaj, kurs e pas tete vitesh fshati juaj është më i mirë se fshati im në Bari dhe unë kam ardhur të votoj me 23 qershor të votoj për PD nr 44. Kam një shqetësim të banorëve, shumë afër nga këtu shtrihet një rezervar i madh i krijuar për ish uzinën 12,   që nuk funksionon, është 12 hektarë tokë inproduktive, ku bashkia Elbasan ka kërkuar ta bëjë landfill. Me këmbënguljen tonë ky landfill është vendosur në Paper se atje është edhe më mirë. Rama ka premtuar me bashkinë e Elbasanit se do ta riktheje  lanfillin në këtë zonë , por s’ka për të ndodhur,  se nuk do bëhet kryeministër. Ne kërkojmë që kjo zonë të bëhet park gjelbërimi.

Kryeministri Berisha: Edhe unë të falenderoj. Në radhë të parë dua tu bëj të ditur banorëve të Bradasheshit se nëse ka komunë në Shqipëri, që ka investimet më të larta për frymë, e para është Bradasheshi, e dyta është Bradasheshi, e treta është Bradasheshi, e pesta është Bradasheshi dhe kjo është meritë e jotja për atë insistim të jashtëzakonshëm që ti bën në çdo agjensi dhe bën projekte. Unë të përgëzoj. Kjo është detyra jonë, që të mund tu shërbejmë sa më mirë njerëzve. Këtë problemin e lanfillit  kryetari i bashkisë e ka kërkuar nga unë, por kjo këtu nuk shkon, sepse të ndërtosh një fushë plehu afër zonës industriale ti komplikon çdo gjë edhe atë çështjen e parkut industrial e shkatërron.  Ajo do të bëhet ne Patër, studimi është bërë fondi është dhe do ndërtohet atje. Së dyti ne do të ndihmojmë, me ministrin e ekonomisë, sepse ajo zona ka nevojë për një pastrim dhe ideja jote për ta shndërruar në lulishte është shumë e mirë dhe ne do të ndihmojmë.

-Përshëndetje. Merrem me biznesin në fillim me tregtimin e materialeve të ndërtimit dhe tani  e kam zgjeruar aktivitetin ne fushën  e tregtimit të kafshëve dhe therjes së shpendëve. Jam i liçensuar. I kam paguar shteti taksat dhe taksa e sheshte na ka ndihmuar. Kam një problem personal, ju jap dy letra dhe shpresoj për zgjidhje.

Kryeministri Berisha: Të jesh i sigurtë që do ti shqyrtoj me shumë vëmendje.

Në fund të takimit kryeministri Berisha u shpreh: Faleminderit shumë. Edhe unë ju falenderoj shumë përzemërsisht për këtë takim. Ju shpreh mirënjohjen e madhe, për punën tuaj, të jashtëzakonshme që bëni, punë e cila është jetike, për Elbasanin dhe për Shqipërinë. Punë, e cila është gjenerator kryesor i mirëqenies, i punësimit dhe i zhvillimit. Dhe ju garantoj se do të bëj gjithçka si qeveri për të mbështetur suksesin tuaj dhe ju uroj shumë suksese.

Faleminderit shumë.”


12/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave