Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha merr pjesė nė inaugurimin e shkollės sė re 9 vjecare Osman Sllami-Guri i Zi, nė Komunėn Labinot-Mal, nė Elbasan
 

Kryeministri Berisha i nisi aktivitetet e sotme me vizitën e tij  në disa komuna të qarkut të Elbasanit, ku fillimisht u ndal në Labinot-Mal për të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së re 9 vjecare Osman Sllami-Guri i Zi, në këtë komunë, investim i qeverisë me vlerë 17 milion lekë.

Shkolla e cila siguron për 110 nxënësit e saj nivel të standardeve të larta, të njëjta me ato të vendeve të zhvilluara, ka 8 klasa mësimore, 1 laborator të kompjuterëve më lidhje satelitore interneti, ka mjedise ndihmëse dhe administrative si dhe terren sportiv dhe oborr për shlodhje dhe aktivitet të ndryshme. 

Vlera e investimeve në arsim në rrethin e Elbasanit për periudhën 2006-2013 është rreth 1 miliard e 354 milion lekë, të investuara në 64 objekte shkollore nga të cilat 18 shkolla të reja dhe 46 të rikonstruktuara

Në komunën Labinot Mal të gjitha shkollat janë të reja ose të rikonstruktuara. Gjithashtu kjo komunë ka 2 qëndra të reja shëndetsore, si dhe rrugë të ndërtuara të cilat janë Qafërenëz-qendër e komunës, 7.5 km, Griqan-Labinot katund, si dhe rrugët e fshatrave Benë dhe Dritas.

Kryeministri i shoqëruar nga drejtues lokalë, si dhe mësues e nxënës vizitoi mjediset e brendshme të shkollës dhe shprehu kënaqësinë që banorëve të komunës Labinot-Mal iu ofrohej një institucion arsimor i niveleve më të larta, i njëjtë me shkollat e qytetit të Elbasanit dhe të kryeqytetit njëkohësisht.

Duke vlerësuar maksimalisht rolin  e mësuesit në procesin  e mësimdhënies, kryeministri premtoi se profesioni dhe misioni fisnik i mësuesit do të jetë i vlerësuar gjithnjë nga qeveria edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Në përshëndetjen e mbajtur më këtë rast, kryeministri Berisha u shpreh:

Të dashur nxënës e mësues, prindër e familjarë të shkollës Osllam Sllani, Gur i Zi

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, por dhe kënaqësinë time që inaugurojmë së bashku shkollën 9 vjeçare “Osman Sllami”, shkollë moderne me te gjitha mjediset, pajisjet, një shkollë të njëjte, me shkollat në Elbasan, në Tiranë dhe kudo gjetiu në qytetet tona.

Unë vij në komunën tuaj, për herë të dytë dhe ju garantoj që do të vij përsëri. Komuna Labinot-Mal është një nga komunat e Shqipërisë  e vendosur në lartësitë më të mëdha të vendit, në mbi 800 metra.  Banorët e saj janë të mrekullueshëm, bëjnë gjithçka për të nxjerrë sa më shumë nga toka dhe djersa e tyre. Dëshira ime dhe e qeverisë është e madhe tu ndihmojmë ju, të krijojmë këtu në Labinot Mal, atë infrastrukturë, ato rrugë, shkolla, ujësjellës, kanalizime, kanale vaditëse, qendra shëndetësore, të njëjta me lagjet  e qyteteve. Atij që mund ti duket larg ky objektiv, le të vijë këtu në Labinot Mal dhe të shohë se si po bëhet gjithnjë e më shumë real.

Në këtë komunë ne kemi ndërtuar brenda pak viteve  rreth 15 km rrugë. Zoti kryetar ju garantoj se së bashku do të ndërtojmë çdo km rrugë deri në urbanizmin e plotë të komunës Labinot-Mal.

Duke vizituar shkollën konstatova se njëra nga klasat ishte kopshti i fshatit, në të cilën fëmijët përgatiten për klasën e parë dhe ky është standardi ynë. Shkolla, me satelit merr internet dhe ka kabinetin  e informatikës, por ka dhe këndin, në të cilin banorët e Labinot-Mal dhe kushdo nga nxënësit mund të lundrojë falas në internet të ofruar nga Posta Shqiptare, një premtim i mbajtur. Ky shërbim ekziston në qendër të Tiranës, por ekziston edhe këtu në Labinot Mal.

Gjatë këtyre viteve ne kemi dyfishuar pensionet për fshatin dhe kemi rritur me 120 deri në 150 % rrogat e arsimtarëve. Një mësuese sot, merr 14 rroga në një vit më shumë se ç’merrte në vitin 2005. Ky është qëndrimi ynë ndaj arsimit, ky është vlerësimi ynë për rolin e mësuesit, për misionin e tij fisnik në mësimin e fëmijëve tanë dhe përsëri i garantoj mësuesit dhe rrogat  e tyre nuk do të kenë të ndalur në rritjen e madhe që do të pësojnë , do të arrijnë në 700 dollarë. Do të rrisim më tej pensionet.

Pra alternativa jonë është të mbështesim sa më shumë përpjekjen tuaj për një jete më të mirë, punën tuaj që ju bëni për tu mëkëmbur, për të patur më shumë të ardhura për të shkolluar më mirë fëmijët tuaj, për të ecur përpara. Ndaj dhe ne bëjmë gjithçka për tu ofruar ju infrastrukturën më moderne, shkollat më moderne, qendra shëndetësore më të mira, rroga dhe pensione më të larta.

Le të përgëzojmë këtu para jush kryetarin e komunës. Informohem se në këtë komunë, në këtë lartësi të 9 shkollat janë të rindërtuara dhe unë ju garantoj se meritë të madhe ka ky burrë (kryetari i komunës) që në vlerësim me ndjenjat tuaja arsimdashëse ka bërë gjithçka që fëmijët tuaj të mësojnë në shkollat më të mira dhe unë e përgëzoj, ashtu si dhe për të gjithë përpjekjet  e tjera për urbanizimin e zonës. Kjo është alternativa jonë. Ka një alternativë tjetër, e cila i konsideron mësuesit tanë më të padijshëm se 100 vite më parë, paçka se ata aty u mësojnë fëmijëve internetin, fizikën biologjinë  e kështu me rradhë. I ndan prindërit në prindër demokratë të cilët qenkan qorra, një fyerje kolektive  e turpshme per të gjithë ne. Prindërit janë prindër, njëlloj të respektuar për fëmijët e tyre ,për ne, për shkollën, ku ata mësojnë fëmijët tyre. Është gjëja me e pakonceptueshme ti dallojmë prindërit në dekmokratë apo socialistë. Prindi është prind, nëna është nënë dhe është gabim i madh të mendosh ketë. Nxënësit i quan dele, por e garantoj atë se këta nxënës, në këtë shkollë, dinë shumë më tepër se sa dinte ai që s’mori dot diplome dhe i quan të tillë, nxënësit të cilët po pikturonin në kompjuter dhe jo në tablotë  e dështuara me ngjyrë mavi, por me ngjyra të bukura, të cilat shprehnin të gjithë gëzimin e tyre për shkollën e re, shprehnin ëndrrat e tyre për të ardhmen që meritojnë.

Ndaj dhe ju ftoj në 23 qershor të shkojmë së bashku, të vazhdojmë përpara së bashku për zhvillimin  e Labinot Mal. Shkolla e re është zhvillim, rruga  e re është zhvillim , interneti është zhvillim, qendra e re shëndetësore është zhvillim dhe ju garantoj infrastrukturë moderne. Ju garantoj zoti kryetar, fermerëve të kësaj zone se do ë trefishohen grantet për të gjithë feremerët  e Labinot-Mal dhe për fermerët e Elbasanit dhe të Shqipërisë se do të mbështesim projektet e tyre për arrorët, për blegtorinë për çdo lloj sektori që ata do të zhvillojnë në komunën Labinot Mal, sikundër kemi hequr çdo taksë për çdo material që ju importoni, lopë rrace, vegla pune, fara fidane, plehra kimike dhe fidanë dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet për të rritur prodhimin në tokat tuaja në fermat tuaja.

Ju ftoj më 23 qershor të votoni për integrimin e vendit në BE. Ju ftoj që së bashku miqtë  e mi, kryetari shoferi i autobuzit mavi kalon nga një vend në një vend tjetër dhe u thotë qytetareve këtu është mesjetë, këtu s’ka ujë. Në vitin 2005 vetëm 60 %  e shqiptarëve kishin ujë rubineti. Sot, kjo shifër po shkon mbi 90 %, por as atëherë nuk ishte mesjetë, as tani nuk është mesjetë, por tani është një përpjekje e fuqishme, për zhvillimin e Shqipërisë, për zhvillimin  e Labinotit, e Elbasanit dhe ne po ecim përpara.

Çdo njeri e kanë dorë të kontribuojë në zhvillim dhe secili prej jush ka kontributin e vet të madh, të gjithë qytetaret pa përjashtim. Ky kontribut bëri të mundur anëtarësimin tonë në NATO. Ky kontribut bëri të mundur lëvizjen e lirë pa viza në Evropë, ky kontribut bëri të mundur firmosjen e stabilizim asoocimit, ky kontribut bëri të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat së shpejti. E bllokoi për 236 ditë shoku i autobusit mavi, në fund u dorëzua dhe ne do të marrim statusin.

Zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje për të ecur përpara në rrugën e integrimit, çka do të thotë qindra milionë euro më shumë në rrugët tuaja, shkollat tuaja, spitalet tona , kanalizimet, vaditjen, ujësjellësit, çka do të thotë qindra milion euro investime të mëdha të sektorit privat të vendeve anëtare te BE, dhjetëra  e dhjetarë të punësuar më shumë, çka do të thotë subvencione shumë herë më të mëdha për fermerët shqiptarë nga Komisioni evropian, i cili subvencionon fermerët e vendeve anëtare me 50 miliard euro në vit. Natyrisht dhe Shqipëria e shqiptarët do të përfitojnë shumë.

Ndaj dhe le ta lëmë shokun e autobuzit mavi të çlodhet në autobuzin mavi dhe ne të vazhdojmë bashkë të lodhemi dhe të djersijmë për të realizuar objektivat tona fisnike, të punojmë më shumë për veten tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë , për Labinot-Malin, për Elbasanin, për Shqipërinë.

Rroftë Elbasani, Rroftë Shqipëria!  


12/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave