Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha prezanton nė Tregan, kandidatėt pėr deputetė pėr qarkun e Elbasanit
 

“Të dashur banorë të Shushicën, Shirgjanit, Gjinarit ,Zavalinës

Përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë për këtë pritje vëllazërore të zjarrtë.  Mirënjohjen time më të madhe për mundin, djersën, përkushtimin, që ju derdhni çdo ditë, përpjekjen tuaj fisnike për një jetë më të mirë, për veten tuaj, fëmijët tuaj familjet tuaja.

Jam sot këtu tek ju për tu zotuar para jush, se me deputetët e qarkut të Elbasanit me zotin Aurel Bylykbashi dhe qeveritarët tuaj vendorë, katër vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka për Pregalin e zhvilluar, Shushicën, Shirgjanin, Gjinarin, Zavalinën e zhvilluar Elbasanin e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar.

Sëbashku me deputetin Aurel Bylykbashi do të financojmë çdo projekt për ndryshimin për mirë, për mbështetjen, e përpjekjeve tuaja, në mënyrë që djersa  e ballit tuaj, puna juaj, përkushtimi juaj, t’ju shpërblejë gjithnjë e më shumë, nga tokat tuaja, nga bizneset tuaja.

Vëllezër dhe motra.

Vitet që lamë prapa nuk kanë qenë vite të lehta, kanë qene vite me djersë me mund me sakrifica, por sëbashku ia dolëm të sjellim Elbasanin, Shqipërinë në orën e zhvillimit, e sollëm Elbasanin dhe Shqipërinë në stadin përfundimtarë të zhvillimit. Katër vitet që vijnë janë vite vendimtare, ne ia dolëm të sjellim Shushicën,  Shirgjanin, Treganin, Gjinarin, Zavalinën në orën e zhvillimit, sepse këto vite ne ndërtuam dhjetëra e dhjetëra kilometra rrugë në këto komunë, sepse këto vite në qarkun e Elbasanit, ne kemi ndërtuar rreth 510 km rrugë dhe së shpejti përfundojmë rrugën më të rëndësishme të këtij katër vjeçari, autostradën Tiranë- Elbasan. Autostradën që bashkon Tiranën me Elbasanin, që ju ofron ju potencialet e mëdha të tregut të Tiranës ,ju ofron juve me Tiranën pothuajse një orë. Rruga është zhvillim, rrugët janë zhvillim dhe ne po ndërtojmë rrugë në të katër anët e qarkut. Do të përfundojmë rrugën Librazhd-Peshkopi, do të fillojmë të përfundojmë rrugën Qukës-Qafë-Plloçkë, do të përfundojmë Boshtin e Jugut, Cërrik-Kuçovë- Berat. Do të ndërtojmë By-passin e Elbasanit, do të ndërtojmë rrugën Banjë-Elbasan, që shkurton distancën 10 kilometra të Gramshit me Elbasanin. Aty ku jeni ju, ne do të ndërtojmë rrugë, në mënyrë që prodhimet tuaja të dalin sa më shpejt në treg, në mënyrë që pasuritë natyrore, potenciali i madh turistik i Gjinarit, i Treganit, i Zavalinës e zonave të tjera, të bëhet një potencial, për të gjithë shqiptarët dhe turistët nga mbarë Europa. Ne po ndërtojmë rrugë dhe po ndërtojmë, sepse do të shfrytëzojmë të gjitha burimet ujore të lumenjve dhe burimeve të tjera të qarkut të Elbasanit për të ndërtuar hidrocentrale. Në këtë qark janë për tu ndërtuar përveç gjigandit të Kaskadës së Devollit edhe 80 hidrocentrale të tjera, në të cilat do të punësohen mijëra  e mijëra qytetar të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe mbarë Shqipëria.

Këto vite ne sollëm Shqipërinë orën e zhvillimit, sepse ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla në mbarë vendin, 130 prej të cilave në qarkun e Elbasanit. Ne do të bëjmë çdo gjë, që fëmijët tanë të ulen në shkolla moderne, klasa moderne dhe laboratorë me pajisjen të fjalës së fundit. Ne sollëm Shqipërinë në orën e zhvillimit, sepse ne në këto vite ndërtuam qindra ujësjellësa në mbarë Shqipërinë. Ne do të bëjmë çdo gjë, që shqiptarët të marrin ujë 24 orë për 24 orë. Ne sollëm Shqipërinë në orën e zhvillimit, sepse ne në një hark kohor të shkurtër hapëm dyert e universiteteve. Sot universiteti i Elbasanit ka 3-4 fishuar numrin e studentëve. Elbasani i dijes, Shqipëria  e dijes është dhe do të jetë ajo që do të ndërtojë të ardhmen, që ne e meritojmë.

Vëllezër dhe motra

Ne sollëm Shqipërinë në orën e zhvillimit, sepse ne sëbashku me përkushtim, punë dhe seriozitet anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ne sëbashku firmosëm marrëveshjen e stabilizim asociimit, sëbashku ia dolëm të heqim vizat të lëvizim të lirë në mbarë Europën. Sëbashku ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat, që na e mori peng shoferi i autobuzit mavi, por që së fundi e detyruan të vinte ne parlament dhe të votonte tre ligjet dhe statusi i kandidatit na pret brenda vitit.

Ndaj dhe unë ju ftoj ju të gjithë banorët e komunave Shushicë, Tregan, Shirgjan, Zavalin, që me 23 qershor të votojnë për infrastrukturën moderne të fshatrave të tyre, rrugë, shkolla, kanalizime, energji elektrike, ujë dhe sisteme vaditje. Të votojmë për punësimin e qytetarëve të këtyre komunave të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Të votojmë për fermat e tyre. Ne do të trefishojmë katër vitet që vijnë grandet për ju të dashur fermer të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë. Të rimbursojmë me para me dorë akcizën e naftës, të gjitha makineritë, plehrat kimike apo inputet e tjera, që do të përdorni për fermat tuaja. Do të përgjysmojmë taksat për çdo objekt turistik në Tregan, Zavalin, Fushë- Studen dhe kudo që ndërtohet. Do të bëjmë gjithçka për krijimin në Elbasan të dhjetëra, mijëra vendeve të punës.

Me 23 qershor ju ftoj të votoni për alternativën e integrimit. Cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër e autobuzit mavi, është alternativa, e cila kur ne anëtarësoheshim në NATO , ai organizonte protesta  kundër, kur ne do të firmosnim marrëveshjen e stabilizim asociimit, ai fuste zile dhe këmborë në parlament për të neveritur europianët me shqiptarët . Kur ne do të merrnim vizat, ai vinte çadrat para kryeministrisë dhe organizonte protesta, hap kutitë të çlirojmë vizat.  Kur ne merituam rekomandimin e statusit mori peng tre ligjet e parlamentit për 210 ditë.

Ndaj dhe ju ftoj me 23 qershor ta lëmë shokun në kuti në autobuzin mavi, se tani edhe timonin ia ka marrë Koço (Kokëdhima) dhe nuk ia lëshon më. Nuk është më në timon, ti themi edhe njëherë çlodhu o shoku Rama, çlodhur, se ne do të vazhdojmë çdo ditë të lodhemi, të lodhemi për mirëqenien tone, të lodhemi për bizneset dhe fermat tona, të lodhemi për edukimin e fëmijëve tanë, të lodhemi për të fituar më shumë për shkolla të reja, për rrugë të reja,  qendra shëndetësore. Të lodhemi për të ecur para në integrimin tonë ne Europë.

Ndërsa ti vazhdo në kuti, vazhdo në gjumë, vazhdo çlodhu.

Ne do të fitojmë.

Fitore, Fitore, Fitore!”


12/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave