Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha mori pjesė nė inaugurimin e fillimit tė punimeve pėr rikonstruksionin e rrugės Gostime – Gjyrale – Belsh, investim me vlerė 430 milion lekė
 

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës  Gostime – Gjyrale – Belsh, me vlerë rreth 430 milion lekë. Rruga me gjatësi 16 km, investim i qeverisë shqiptare dhe donatorëve të tjerë, i cila kryhet në ne kuadër te një ndërhyrje rrënjësore ne përmirësimin e infrastrukturës se zonës se Dumresë,  do të bëjë përfitues 19 mijë banorë të komunave Gostime, Shalës, dhe Bashkisë Belsh.

Duke ndarë gëzimin me banorët, kryeministri premtoi se rruga do të jetë  për ta një korridor i fuqishëm tregu me Elbasanin dhe së shpejti me kryeqytetin.  Kjo zone e njohur  kryesisht për kultivimin e bimëve bujqësore si drithëra buke, perime, bime foragjere e pemëtari, për vreshtarinë dhe ullishtat e saj, ka vuajtur prej kohesh mungesën e infrastrukturës për tregtimin dhe transportin e këtyre produkteve drejt tregjeve lokale dhe rajonale.

Kryeministri premtoi se në 4 vitet që do të vijnë fermerët e Gostimes, ashtu si fermerët në mbarë Shqipërinë do të mbështeten fuqimisht nga qeveria nëpërmjet granteve të shpërndara për ta dhe një sërë masash që do të ndërmerren që do të lehtësojnë punën dhe do të shtojnë prodhimin e tyre.

Ne zonen e Dumrese kane perfunduar punimet ne aksin Belsh – Fierze – Kosove, dhe po punohet ne akset Grekan – Deshiran – Vlashuk, Mollas – Selite – Frasher , dhe Hygjokaj – Rrase – Vashaj me gjatesi   rreth 64 km rruge me vlere totale rreth 21 milione dollare.

Në përshëndetjen drejtuar banorëve, kryeministri Berisha u shpreh:

Përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira, nderimin më të madh për ju, gratë dhe burrat punëtorë, të fshatit Gjyral, të komunës Gostime të Dumresë në tërësi dhe Elbasanit.

Kam kënaqësi të madhe që ndaj me ju gëzimin e inaugurimit të punimeve të rrugës Gostime – Gjyrale – Belsh, 16 km të gjatë, 6 metra të gjerë, 430 milion lekë investime. Rrugë që do ju shërbejë 19 mijë banorëve, rrugë që do të jetë korridor i fuqishëm tregu në lidhjen tuaj me Elbasanin, me kryeqytetin së shpejti. Rruga që inaugurojmë sot dhe të gjithë rrugët që kemi asfaltuar, ndërtuar dhe rindërtuar, në komunën Gostime, në qarkun e Elbasanit para së gjithash janë zhvillim. Shkollat e rindërtuara në fshatin tuaj, në komunën Gostime në të 4 anët janë zhvillim. Unë po vij këtu nga komuna Labinot-Mal 800 metra lartësi. Kryetari i komunës informoi aty, se të 9 shkollat e komunës Labinot –mal janë të rindërtuara dhe aty inauguruam një shkollë, absolutisht identike me shkollën “Adem Krasniqi” që inauguruam 2 javë më parë, në Elbasan dhe shkollat e reja janë zhvillim.

Kryetari juaj i komunës informoi këtu për ndërtimin e ujësjellësve në fshatrat e komunës Gostime dhe ujësjellësat janë zhvillim. Ne kemi ndaluar përfundimisht ndërprerjen e energjisë elektrike dhe po bëjmë rindërtimin për tu furnizuar me energji elektrike të parametrave më të mirë dhe kjo të dashur miq është zhvillim. Është një përpjekje e përbashkët për zhvillim. Dyfishimi i pensioneve në fshat është dëshmi tjetër e interesit dhe angazhimit tonë për ju, mbështetjen tuaj, por të gjitha këto kanë një synim tu japin ju infrastrukturën, rrugën, shkollat, ujësjellësat, kanalizimet, qëndrën shëndetësore, shërbime të njëjta me lagjet e qyteteve.

Natyrisht ju keni shumë e shumë punë që i bëni në mënyrë të mrekullueshme dhe ne po përpiqemi tu ndihmojmë ju por punën kryesore e bëni ju vetë dhe ajo punë ka mund të madh, ka djersë balli të derdhur, ka sakrifica,  ka vështirësi , ndaj dhe ne bëjmë gjithçka për tja u lehtësuar ju atë.

Unë jam i vetëdijshëm se në çdo kalli gruri është pika e djersës tuaj, në çdo rrënjë druri frutor është djersa juaj, në çdo kanal që hapni është djersa juaj, në çdo tullë që vini në shtëpitë tuaja është djersa juaj. Ju jeni faktikisht arkitektët e  vërtetë të zhvillimit dhe ne ju mbështesim ju.

Ndaj dhe ne këto vite kemi investuar në Gostime dhe në mbarë fshatrat shqiptare, 60 % të buxhetit të shtetit, kemi ndërtuar mbi 8 mijë kilometra rrugë, kemi ndërtuar mbi 1000 shkolla në fshatra, kemi ndërtuar qindra e qindra qendra shëndetësore, kemi ndërtuar mbi 300 ujësjellësa, mbi 380 kanalizime, qindra kilometra kanale vaditëse  e kulluese, por të gjitha këto kërkojnë të vazhdojnë përpara, të ndërtojmë çdo kilometër rrugë, të asfaltojmë çdo rrugë aty ku ju banoni, të sjellim ujë 24 orë aty ku ju banoni, të garantojmë sistemin më të mirë të vaditjes aty ku ju jeni, të vendosim shkollat, kanalizimet dhe çdo gjë tjetër, në mënyrë që të jetoni të përfillur, të respektuar aty ku jeni.

Ky është projekti ynë, që të vazhdojmë rritjen e rrogave dhe të pensioneve dhe ne kemi faktuar se ju keni arsye që ju të na besoni ne. Ne po themi që po ndërtojmë infrastrukturë moderne dhe ne kemi ndërtuar shumë, ne po themi që po ndërtojmë ujësjellësa dhe kemi ndërtuar shumë dhe do të vazhdojmë, po kështu me shkollat, pensionet , vaditjen , kullimin.

Zonja dhe zotërinj,

Po ecim drejt zgjedhjeve dhe premtimi im solemn është ky, do të trefishojmë grantet për projektet tuaja. Ftoj kryetarin e komunës të ngrejë një zyrë për tu asistuar ju, për të bërë projektet dhe të merrni grantet e qeverisë. Më gëzoi fakti se të gjithë ata që kanë aplikuar kanë fituar grantet. Ne do japim para në dorë secilit prej jush, taksën e vlerës së shtuar 20 % të vlerës së traktorëve , të vlerës së fidanëve, të vlerës së plehut kimik , dhe kimikatevë që ju përdorni për fermat tuaja.

Unë ju them ju me bindje se kjo është mbështetja maksimale që ju jepet fermerëve dhe ne këtë mbështetje do jua garantojmë ju sepse e meritoni plotësisht, sepse me prodhimin tuaj ju begatoheni më shumë, rritet më shumë mirëqënia juaj, begatohet më shumë ekonomia shqiptare, rritet më shumë mirëqenia në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë rritjen e pensioneve sepse kjo është alternativa jonë. Por cila është alternativa tjetër.

Dëgjojeni vetë, ja ku i keni parcelat  e grurit, ju mbillni grurin për veten tuaj, por edhe për të shitur ndonjë tepricë. Çfarë premton shoku i autobuzit? Premton një gjë shumë të rrezikshme për ju, premton të heqë tvsh për grurin, por në qoftë se hiqet tvsh për grurin e importit, e cila ka vetëm një qëllim, mbrojtjen e grurit tuaj, pra në qoftë se hiqet kjo tvsh , nuk ka asnjë leverdi që ju të mbillni grurë, sepse gruri i Kanadasë, i Ukrainës, i Rusisë, i Argjentinës, është me kosto shumë më të ulët se sa i yni, farën  e hedhin me aeroplan nga sipër, nuk lodhen fare dhe ata natyrisht do të mbytin prodhimin tuaj.

Unë shoh këtu ngastra me jonxhë me të cilat ju ushqeni lopët e qumështit, ushqeni blegtorinë. Në qoftë se qumështit i hiqet tvsh-ja, siç premton shoku i autobuzit , atëherë natyrisht qumështi i lopëve tuaja nuk ka më vlerë, sepse qumështi i lopëve të Europës , të cilat marrin për kokë 3,5 euro subvension në ditë, ai do të kushtojë më lirë dhe kështu nuk ka fare leverdi që të prodhosh qumësht dhe të shesësh qumësht në Shqipëri. Po kështu veza, vaji etj, pra kjo është një politikë kokëposhtë. Nuk ka politikan në Evropë që mendon të dëmtojë prodhimin e vendet të vet. Kjo sepse  miliarderët e kupolës në krye të PS tani nuk bëhen dot miliarderë me leje ndërtimi se ju iku bashkia e Tiranës dhe tani duan të bëhen miliarderë me ushqimet, njëri të marrë vajin, tjetri të marrë vezën , tjetri grurin , miellin e me rradhë.

Unë ju garantoj se  kjo nuk do të ndodhë pasi më 23 qershor, të gjithë fermerët, pa dallime partiake do të votojnë për fermat e tyre, do të votojnë për rrugë të asfaltuara, për shkolla, për ujësjellësa, për vaditje, për rimbursim me para në dorë të akcizës së naftës, për rimbursim me paranë dorë të tvsh të makinerive që përdoren për prodhim.

Pra për vlerësimin e mëtejshëm të djersës tuaj,të tokës tuaj, të prodhimeve tuaja.

Së shpejti këto dite kemi ngjarjen më të madhe për Elbasanin, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Hapim tunelin , hapim rrugën për trafikun. Dhe të parët që arrini në Tiranë me prodhimet tuaja do të jeni ju fermerët e Elbasanit, fermerët e Dumresë.

Pra votoni 44, votoni fitoren, votoni integrimin e Dumresë, Elbasanit, Shqipërisë në Evropë!


12/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave