Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt pėr deputetė tė Tiranės, nė tubimin elektoral me banorė tė lagjes 4 tė kryeqytetit
 

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës,

Vëllezër e motra,

Mirëmbrëma, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për ju, banorët e lagjes 4 dhe qytetarët e të gjithë Tiranës, për këtë miting të zjarrtë, për këtë atmosferë dhe besim të madh tek fitorja juaj e merituar, tek fitorja jonë  e përbashkët.

Jam sot këtu tek ju banorët  e lagjes 4, ku së bashku me ju kam kaluar vite  e vite të jetës sime, për tu zotuar para jush se së bashku me kryetarin e bashkisë, Lulëzim Basha, deputetin tuaj , Arben Qirjako do të bëjmë gjithçka për rindërtimin në të 4 anët e kësaj lagje, të infrastrukturës më moderne për rikthimin e saj në rrugën  e madhe të zhvillimit. Do të bëjmë gjithçka për punësimin tuaj për rritjen e mirëqenies tuaj.

Vëllezër e motra,

Zonja e zotërinj,

Këto vite nuk kanë qënë vite të lehta, por këto vite, mundi, djersa e secilit prej jush, puna dhe përkushtimi kanë qenë më të çmuara se kurrë sepse këto vite ne së bashku bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Tiranën, kryeqytet të  një vendi anëtar të NATO-s. Me mbështetjen tuaj, përkushtimin tuaj, ne ia dolëm të heqim vizat, të lëvizim të lirë në mbarë Evropën me dinjitet të plotë siç na takon. Së bashku ne ia dolëm të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit, kontratën më të madhe me Evropën, të meritojmë statusin e kandidatit dhe më në fund ti imponojmë atij, që na bllokoi për 236 ditë, të votojë tre ligj. Statusi i kandidati na pret gjatë muajve që vjen, pasaporta e qytetarëve të tiarëns, të Shqipërisë drejtë të ardhmes së tyre të ndritur.

Së bashku, me lumenj djerse pune dhe përkushtimi ne arritën në kulmin e krizës të vazhdojmë rritjen ekonomike. Çdo miligram, çdo centimetër është djersë e juaj, është mundi juaj, është përkushtimi juaj, është meritë e juaja. Së bashku ia dolëm të hapim për Tiranën një kapitull të ri, kapitullin e Tiranës së shekullit të 21.

Ju sot këtu të festoni  fitoren sepse ne jemi të vendosur që në këtë lagje, në të 4 anët e saj të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo rruge, çdo shkollë, çdo shesh pallatesh, ta asfaltojmë të shndërrojmë në  lulishte, të ndërtojmë shërbimet më të mira.

Ju duhet ta dini se qeveria ka ndërtuar për ju, për lagjet tuaja 1 miliard lekë investime dhe së bashku me bashkinë do të investojmë në lagjen tuaj, më shumë se në të gjitha dekadat të marrë së bashku. Do të investohen 22 milion dollarë. Qeveria do të mbështesë bashkinë e Tiranës për rivitalizimin  e të gjithë territorit të lagjes tuaj, rrugë, rrugica , kanale, ujësjellës shkolla, çerdhe dhe gjithçka tjetër. Brenda një viti në këtë lagje do të investohen 22 milion dollarë.

Ndërkohë në lumin e Tiranës, dhe bulevardin e madh do investohen edhe 60 milionë Euro të tjera. Me këto investime ne krijojmë mijëra vende pune për ju  dhe qytetarët e Tiranës. Ne mundësojmë hapjen e mijëra bizneseve të reja në të gjithë territorin e lagjes dhe  në mbarë Tiranën. Ne mundësojmë në këtë mënyrë  krijimin e dhjetëra, mijëra vendeve të punës. Vetëm në territorin midis Aeroportit dhe Tiranës po ndërtohen dy parqe gjigande Logjistike në të cilat  do të punësohen 30 mijë qytetarë të Tiranës.

 Qytetarë dhe qytetare  të Tiranës,

Të dashur banorë të lagjes  numër 4,

23 qershori po afron, është dita e madhe e vendimit tuaj, e vendimit për fitoren e 23 qershorit, e vendimit për Tiranën e shekullit 21, e vendimit  të punësimit tuaj, për rroga më të larta dhe pensione më të larta, e vendimit  për shndërrimin e blloqeve  të të gjithë kësaj lagjeje në blloqe të një kryeqyteti të zhvilluar.

Qytetarë dhe qytetare të lagjes 4,

Në këto vite me lumenjtë tuaj të djersës, ju keni  trefishuar banorët në këtë lagje. Unë jam këtu për tu  zotuar para jush se me shpejtësinë më të madhe  do vazhdojë legalizimi, me shpejtësinë më të madhe do vazhdojnë përpjekjet  tona për mirëqenie, për begati dhe se në rrugën tonë të integrimit ne do ecim me shpejtësinë  më të madhe.

 Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO,  ne hoqëm vizat, ne do të anëtarësojmë Shqipërinë mbi bazën e meritës  tonë në Bashkimin Europian. Ëndrra jonë evropiane nuk do të  ndalet kurrë.

 Qytetare dhe qytetarë të Tiranës,

Jam sot këtu, për tu zotuar  para jush se vitin e parë të mandatit që vjen nuk do të ketë familje në këtë lagje, në Tiranë dhe në Shqipëri në varfëri ekstreme. Shqipëria dhe shqiptarët do të  ndahen njëherë e përgjithmonë nëpërmjet rritjes  së ndihmës ekonomike, rritjes  së punësimit, nga varfëria e madhe nga ato skaje ku ekziston.

Kjo është alternativa jonë, alternativë e faktuar me  integrimin e Shqipërisë në NATO,e faktuam  së bashku me heqjen e vizave, e faktuam së bashku me rritjen e pensioneve dhe rrogave, e faktuam së bashku  me ndërtimin e infrastrukturës moderne në Shqipëri. Do të faktohet më tej, do të provohet në lagjet tuaj, në mbarë  Tiranën. Unë u jap fjalën këtu, se qeveria  do të financojë ndërtimin dhe rindërtimin në Tiranë  të 250 km rrugë me  përparësinë më të madhe.

Cila është alternativa tjetër? Mashtrime, trillime, sharje dhe mallkime.  Por ato le ti hedhim me një akt dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le t’ia lemë shokut të çlodhet në autobuz. Vazhdo të çlodhesh. Ne le të vazhdojmë në përpjekjen tonë të mëtejshme për të ulur më tej taksat, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për  të ecur drejt Europës dhe të vazhdojmë për një punësim më të madh, rrogave më të larta, mirëqenie  më të madhe, për Tiranën ëndrrës së qytetarëve të saj. Për Tiranën e ëndrrës së shqiptarëve kudo që janë,  për Tiranën, metropolin europian

Rrofshi ju! Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!

Fitore! Fitore! Fitore!

 

 

 


11/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave