Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon Komitetin e Vėzhguesve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės
 

Kryeministri Berisha priti sot në takim Komitetin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pasi u uroi përzemërsisht mirëseardhjen kryeministri Berisha i falenderoi me mirënjohje për angazhimin që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës po dëshmon duke dërguar delegacionin më të gjerë të saj se sa cdo herë tjeter për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Anëtarët e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e falenderuan Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe për angazhimin e tij dhe të qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me misionin e Asamblesë Parlamentare të dedikuar për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Parlamentarët e Këshillit të Europës vlerësuan atmosferën e qetë politike dhe të civilizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale, ku partitë politike po shpalosin pikëpamjet e tyre dhe aspektet e programit të tyre në shërbim të qytetarëve për mandatin e ardhshëm qeverisës, dhe nivelit të lartë të transparencës mediatike të përgjithshme në të cilat po zhvillohet kjo garë elektorale.

Kryeministri Berisha i siguroi parlamentarët se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë dhe do të jenë, zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai i njohu parlamentarët e Këshillit të Europës me urdhrin e Kryeministrit, i cili ndalon përdorimin e mjeteve dhe burimeve publike për qëllime elektorale qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve të barabarta në fushatë për të gjithë konkurrentët.   

Përsa i përket bojkotit qe opozita i ka bërë KQZ, Kryeministri Berisha e siguroi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, se, në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë menjëherë për të ushtruar funksionet e tyre në përputhje të plotë më Kushtetutën dhe kuadrin ligjor që rregullon zgjedhjet në Shqipëri, i cili është miratuar me konsensus të plotë duke implementuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe i bazuar tërësisht në sugjerimet e opozitës shqiptare. Si alternativë, Kryeministri theksoi se mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia themelore e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos u përsëritur situata e vitit 2009 kur pavarësisht se KQZ certifikoi 7:0 rezultatet dhe ODIHR I cilësoi zgjedhjet në përputhje me shumicën e standardeve te OSBE-së, opozita nuk njohu rezultatin.

Duke i siguruar edhe njëherë se qeveria shqiptare do të bëj çdo gjë në dorën e saj për të garantuar një proces zgjedhor në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kryeministri Berisha shprehu dhe njëherë mirënjohjen e thellë për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha aspektet dhe në veçanti për angazhimin e saj për të dërguar ekipin më të kompletuar për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve të 23 qershorit.


11/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave