Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha inauguron rikonstruksionin e godinės sė Autoritetit tė Aviacionit Civil, investim me vlerė 55 milionė lekė
 

Kryeministri Berisha inauguroi sot rikonstruksionin e godinës së Autoritetit të Aviacionit Civil, në Tiranë, një investim me vlerë 55 milionë lekë. Më këtë investim është ndërtuar një kompleks bashkëkohor dhe mundëson ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shqipëria është pjesë e Zonës së Përbashkët Ajrore  Evropiane dhe përmbush të gjitha detyrimet e parashtruara nga Bashkimi Evropian në lidhje me  standardet Evropiane të sigurisë ajrore dhe standardet ndërkombëtare për pacenueshmërinë e fluturimit. Në Shqipëri operojnë 12 operatorë ajrorë të skeduluar, në 34 destinacione. Gjatë viteve të fundit sektori i transportit ajror ka pësuar një rritje të qëndrueshme dhe arsyet e rritjes së treguesve janë shtimi i kapaciteteve të qarkullimit dhe tërheqja efektive e kapitaleve private në këto shërbime. Kështu, numri i pasagjerëve është rritur 2 herë, duke arritur ne rreth 1.7 milionë në vitin 2012 nga 784 mijë pasagjerë në 2005. Edhe numri i turistëve për fluturimet charter është rritur 105% krahasuar me vitin e kaluar. Veprimtaria e Autoritetit është vlerësuar pozitivisht në misionet audituese në nëntor 2012 nga ICAO ( Internacional Civil Aviation Organisation), në tetor 2012 dhe maj 2013 nga  EASA (European Aviation Safety Agency).

Kryeministri Berisha vlerësoi këtë investim, ndërsa u shpreh se ai dëshmon ritmet e shpejta me të cilat lëvizën qytetarët shqiptarë në këto pak vite. “Ne inauguruam sot këtë ndërtesë të bukur të Aviacionit Civil, e cila dëshmon më bukur se çdo gjë tjetër ritmet e shpejta me të cilat lëvizën qytetarët shqiptarë në këto pak vite. Vetëm pak vite më parë numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit ishte rreth 700 mijë, sot është 1 milionë e 700 mijë. Duke llogaritur këtu edhe autobusin mavi”, tha Kryeministri.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se po shkohet drejt ditës së zgjedhjeve dhe se Partia Demokratike po shkon me një program që do të shndërrojë Shqipërinë, në mënyrë përfundimtare, në një vend të zhvilluar.

Kryeministri Berisha tha, gjithashtu, se mandati i ardhshëm qeverisës do të jetë mandati i vendosjes së kryeqytetit tonë në piedestalin që e meriton dhe qeveria do të mbështesë fuqishëm, në çdo projekt, bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Berisha i përcolli demokratëve mesazhin e tij se “fitorja është dorën tuaj!” dhe kërkoi prej tyre që të prezantojnë te qytetarët e tjerë sa më qartë platformën e Partisë Demokratike. “Nëse ajo do të shpjegohet mirë, asnjë zgjedhës nuk ka arsyen më të vogël ta refuzojë atë. Kjo është platforma e integrimit dhe shqiptarët, pa dallime partiake, mbështesin integrimin”, tha Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i ftoi qytetarët që më 23 qershor të votojnë numrin 44-ër. “Le të organizojmë ne dhe të përkthejmë në vota mesazhin e shkëlqyer që japin sheshet e Shqipërisë që nga Saranda, në Kukës, në Peshkopi dhe kudo, të cilat ftojnë për një bashkim të paprecedentë të shqiptarëve në fitoren  e 23 qershorit”, tha Kryeministri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Përshëndetjet më të përzemërta!

Ju mblidheni sot këtu si qytetarë të fitores, të fitores së thellë, fitores së sigurt, flladi i së cilës po vërshon në çdo zemër dhe mendje të shqiptarëve, ka pushtuar zemrat e tyre dhe shqiptarët po presin padurim datë 23 për të firmosur në këtë datë mandatin për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë evropiane.

Ne inauguruam sot këtë ndërtesë të bukur të Aviacionit Civil, e cila dëshmon më bukur se çdo gjë tjetër ritmet e shpejta me të cilat lëvizën qytetarët shqiptarë në këto pak vite. Vetëm pak vite më parë numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit ishte rreth 700 mijë, sot është 1 milionë e 700 mijë. Duke llogaritur këtu edhe autobusin mavi.

Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një program në të cilin besojmë se do të arrijmë të shndërrojmë Shqipërinë, në mënyrë përfundimtare, në një vend të zhvilluar.

Shqipëria ka ritme zhvillimi ndër më të shpejtat gjatë këtyre viteve. Në një kohë krize ajo mbetet ndër më të paktat vende, të cilat vazhduan rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë. Ne sëbashku brenda këtij viti do të marrim pasaportën e re të statusit të vendit kandidat dhe në vazhdim do të hapim negociatat për anëtarësim të plotë të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo do t’i japë Shqipërisë avantazhe të mëdha, jo vetëm qindra e miliona euro investime nga Komisioni Evropian, por qindra e milionë euro investime nga investitorët privatë të këtyre vendeve në Shqipëri dhe besimin e tyre te pasaporta e statusit të vendit kandidat.

Shqipëria është bërë sot një nga vendet më tërheqëse për investimet e huaja. Në rast se vende të tjera pësuan një ulje prej 37 përqind të investimeve të huaja, në Shqipëri ato u rritën me 316 përqind dhe 4 vitet që vijnë investimet e huaja do të njohin rritjen më të madhe në historinë e vendit.

Vetëm në energji ujore kanë nisur dhe vazhdojnë investime, të cilat me kaskadën e Devollit dhe hidrocentrale të tjera kapin vlerën mbi 2 miliardë euro. Së shpejti shqiptarët do të marrin lajmin e madh të gazsjellësit TransAdriatik si projekti i zgjedhur nga konsorciumi i detit Kaspik, për të sjellë gazin e këtyre fushave në Evropë nëpërmjet Shqipërisë.

Ky projekt është një dëshmi e besimit të jashtëzakonshëm që partnerët kanë te qeveria shqiptare, te shqiptarët, te shteti i tyre dhe te vendi i tyre. Ky projekt do të shoqërohet me gazifikimin e plotë Shqipërisë, ç’ka do të thotë për çdo familje shqiptare më pak shpenzim për ngrohje edhe për gatim. Kjo do të thotë potencial i jashtëzakonshëm për prodhim energjie dhe eksport të mëtejshëm të saj.

Të dashur qytetarë të Tiranës,

Mandati i ardhshëm do të jetë për ju edhe për të gjithë shqiptarët mandati i vendosjes së kryeqytetit tonë në piedestalin që e meriton, i nxjerrjes së tij nga balta në të cilën e dorëzoi ish kryetari i dështuar i bashkisë, pasi la 250 kilometër rrugë, rrugica dhe sheshe pallatesh të paasfaltuara, në baltë siç kanë qenë prej të gjitha kohërave.

Ne në projektin tonë do të mbështesim fuqishëm bashkinë e Tiranës. Qeveria vetëm këto javë akordoi për qytetarët e Tiranës kredinë prej 60 milionë euro, në mënyrë që të ndërtohet bulevardi i ri, të ndërtohet zona rekreative e lumit Tirana. Qeveria është e vendosur ti akordojë çdo fond bashkisë së Tiranës, në mënyrë që Tirana në tërë qenien e saj të jetë simotër e metropoleve të tjera evropiane.

Të dashur demokrate e demokratë,

Po hyjmë në fazën vendimtare të fushatës. Unë nga ky shesh kam një mesazh për ju - fitorja është në dorën tuaj! Atmosfera e jashtëzakonshme pozitive pret nga ju që të konvertohet në vota masive të qytetarëve shqiptarë.

Kandidatët e Partisë Demokratike për zonën tuaj janë personalitete të shquara, të faktuara për kontributet madhore të tyre në jetën e vendit. E theksoj edhe njëherë - fitorja është në dorën tuaj! Atëherë ju do të bëni çdo gjë, çdo minuta, orë dhe cdo ditë të takoheni me çdo zgjedhës. Në rast se do të shpjegohet mirë platforma jonë, asnjë zgjedhës nuk ka arsyen më të vogël ta refuzojë atë. Kjo është platforma e integrimit dhe shqiptarët pa dallime partiake mbështesin integrimin. Kjo është platforma e zhvillimit, platforma e projekteve gjigande për Shqipërinë. Shqiptarët, pa dallime partiake, duan t’i gëzojnë ato. Kjo është platforma e punësimit dhe shqiptarët, pa dallime partiake, duan të punësohen; është platforma e mirëqenies, e rritjes së rrogave dhe pensioneve edhe shqiptarët, pa dallime partiake, i meritojnë ato.Le të organizojmë ne dhe të përkthejmë në vota mesazhin e shkëlqyer që japin sheshet e Shqipërisë, nga Saranda, në Kukës, në Peshkopi dhe kudo, të cilat ftojnë për një bashkim të paprecedentë të shqiptarëve në fitoren  e 23 qershorit.

Le ta lëmë shokun në autobusin mavi. Ai pasi ka humbur çdo betejë me mua deri më sot, tani ka nisur betejën e moshës. Më duhet të përdor një fjalë të Ronald Reganit – “nuk jam unë përgjegjës për papjekurinë e kundërshtarit tim”.

Se si do të fitojë ai kur humbi në 2009, humbi në 2011, ai e di. Ai do të mbetet në autobusin e tij ëndërrimtar, ç’ është e vërteta në ëndrra të sëmura. Le ta çojë Qazimi (kryetari i bashkisë së Elbasanit) edhe një herë në Librazhd.

Edhe një herë, me 23 qershor - Përpara! Votoni 44-ën, votoni fitoren, votoni punësimin, votoni integrimin.

Fitore! Fitore! Fitore!”


11/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave