Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha merr pjesė nė ceremoninė e ēeljes sė sezonit turistik nė Shėngjin
 

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në mbrëmje në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Shëngjin. Në ceremoninë ishin të pranishëm edhe ish presidentët e Kosovës dhe Kroacisë, zoti Farmir Sejdiu dhe zoti Stipe Mesiç dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Kjo ceremoni u shoqërua edhe me inaugurimin e rindërtimit të shëtitores përgjatë bregut, investim me vlerë 160 milionë lekë. Shëtitorja, që mban emrin e presidentit amerikan Willson, iu shtua investimeve të tjera të kryera vitet e fundit në Shëngjin si rikonstruksioni i rrugës autostradë-Ishull Shëngjin, me vlerë 30 milionë lekë, ndërtimi i rrugës Shëngjin–Kune, me vlerë 4 milionë euro, rrjeti i sistemit të kanalizimeve në zonën e Shëngjinit, me vlerë 4milionë euro, të cilat e kanë shndërruar Shëngjinin në një pol të rëndësishëm turistik. Në këtë sezon, investimet në Shëngjin kapin vlerën 9 milionë euro.

Gjatë këtyre viteve, investimet në të gjithë qarkun e Lezhës janë 15 herë më shume se periudha e qeverisjes socialiste. Në këtë qark janë ndërtuar mbi 520 kilometra rrugë, 84 shkolla, 35 ujësjellës, 47 qendra shëndetësore  e ambulanca dhe janë subvencionuar mbi 600 hektarë në pemëtari, ullinj, vreshta, nga të cilat kanë përfituar 1280 fermerë.

Kryeministri Berisha iu drejtua qytetarëve të Shëngjinit me një përshëndetje të ngrohtë, me falënderimet për përpjekjet e tyre për zhvillimin e Shëngjinit, për mikpritjen e respektin ndaj të gjithë pushuesve e vizitorëve dhe me urimin për një sezon të suksesshëm turistik. Kryeministri Berisha u shpreh:

“I dashur zoti President Stipe Mesiç, mik i dashur dhe i shquar i shqiptarëve kudo ku janë, i dashur zoti President Fatmir Sejdiu, personalitet i shquar për kontributin e madh që keni dhënë, jam jashtëzakonisht i nderuar t’ju adresohem juve sot. Zoti kryetar i komunës së Shëngjinit, zoti ministër, shkëlqesi ambasadorë, së pari përshëndetjet më të përzemërta Presidentit Stipe Mesiç, Presidentit Fatmir Sejdiu, për praninë e tyre, përshëndetje dhe nderimin më të madh qytetarëve të Shëngjinit që janë sot këtu, në këtë ngjarje të madhe jo vetëm për qytetin e tyre dhe Lezhën, por për mbarë Shqipërinë. Nderimin tim më të madh për kryetarin e komunës, zotin Salvator Kaçaj, i cili gjatë fjalës së tij u përpoq njerëzisht ta kalonte meritën, ndërkohë që ai absolutisht ka meritën më kryesore. Është vizioni i tij i shkëlqyer, është dashuria e tij e veçantë për Shëngjinin, për ju qytetarët e tij, që bëri që zoti Salvator, në një kohë më të shkurtër, dyvjeçare, të ndërtojë shëtitoren më të gjatë e më të bukur në Shqipëri. Ky bulevard i ndërtuar buzë detit përbën simbolin më të arrirë të respektit ndaj qytetarëve që vijnë të kalojnë pushimet në këtë qytet, përbën simbolin më të arrirë të një qyteti bregdetar turistik, të përkushtuar fund e krye pushimeve të qytetarëve të tij dhe mikpritës të atyre që vijnë të kalojnë pushimet këtu.

I dashur zoti Salvator, përpjekjet tuaja për të zhvilluar vizionin e ri për Shëngjinin meritojnë admirim e mbështetje të plotë. Jam i bindur se dora-dorës, shëtitorja do të ndjekë rrugën e  Kunes dhe do lëshojë shtat krenarisht drejt Rërës së hedhur. Unë jam këtu për t’u zotuar para jush se nga projektet më të para që do të fillojë do të jetë bashkimi i Shëngjinit me Velipojën dhe për të ecur më tej drejt Ulqinit. Ulqini, Velipoja e Shëngjini përbëjnë ndofta një nga ansamblet më të jashtëzakonshëm turistik të të gjithë detit Adriatik. Uji, rëra, mikroklima e çdo gjë tjetër janë unike, të jashtëzakonshme, në këtë ansambël të mrekullisë së vërtetë natyrore bregdetare.

Zoti kryetar,

kësaj shëtitoreje i keni vendosur emrin e një burri që, ndofta, në tërë historinë moderne, shqiptarët i detyrohen më shumë se çdo shtetari tjetër gjatë gjithë ekzistencës së tyre, emrin e presidentit Willson. Ke bërë një akt të madh kombëtar, sepse kombi i detyrohet shumë këtij burri të madh dhe në detyrim të tij, pagëzoi dikur këtë qytet me emër të tij. Sot, kjo shëtitore nderon e përjetëson në Shqipëri e zemrat e shqiptarëve, presidentin i cili në momentin më kritik të kombit qëndroi në anën tonë, në anën e Shqipërisë së pavarur, pa të cilën shqiptarët do të përfundonin në labirintet e historisë.

Zonja e zotërinj,

turizmi përbën zhvillimin më të shpejtë në historinë e vendit. Në një hark kohor gjashtëvjeçar, Shqipëria, e harruar nga turizmi e vizitorët, renditët ndër dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në botë. Kjo është një mbarësi e jashtëzakonshme, por edhe detyrat janë të mëdha. Kam kënaqësi të madhe të konstatoj se Salvator Kaçaj qëndron në krye të këtyre detyrave. Me përpjekjet e tij ka bërë e bën që 15-fishimi i turistëve në këtë qytet të përballohet me dinjitet, me kulturë, me shërbime e përgjegjësi të lartë. Së shpejti do të inaugurojmë terminalin e ri të Portit të Shëngjinit dhe ju garantoj se katër vitet që vijnë, investimet këtu do të jenë shumë më të mëdha, në interesin më të mirë të qytetarëve të saj, të mbarë shqiptarëve e të miqve  e vizitorëve nga Europa e bota. Edhe një herë gëzuar! Fitore!”

 

 


10/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave