Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha prezanton nė Kurbin, kandidatėt pėr deputetė pėr qarkun e Lezhės
 

Qytetare e qytetarë të Laçit, Kurbinit, mirënjohjen më të thellë ndaj jush, përshëndetjet më vëllazërore, krenarinë më të madhe për mbështetjen tuaj të zjarrtë!

Sonte me ju në këtë shesh feston e gjithë Shqipëria, feston fitoren që gjithë natën udhëtoi nga Përmeti, Tepelena, Delvina, Saranda dhe zbarkoi këtu në sheshin e Kurbinit, në sheshin e Laçit. Jam sot këtu për t’u zotuar para jush se me deputetët tuaj do të bëjmë gjithçka, për të shndërruar në realitet çdo projekt për të zhvilluar Laçin, Kurbinin e mbarë Shqipërinë.

Po shkojmë drejt ditës së zgjedhjeve. Kemi bërë fushatën më të qytetëruar, kemi ecur në të katër anët, takuam me mijëra e mijëra qytetare e zhvilluam biseda direkte me ta. Ne kemi sot programin më të shkëlqyer për punësimin e shqiptarëve, rritjen e mirëqenies së tyre, integrimin e tyre në Europë, zhvillim e prosperitetin.

Zonja e zotërinj, vëllezër e motra,

në pak vite kemi bërë një rrugë, e cila do të mbetet përjetë në memorien tonë dhe të atyre që vijnë pas nesh, sepse me besim të madh tek Zoti, tek vetja, familja e Shqipëria, ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ia dolëm sëbashku të zbatojmë kontratën historike të shqiptarëve me Bashkimin  Europian, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ia dolëm të heqim vizat e të lëvizim si qytetarë të lirë në mbarë Europën, ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat, të cilin na e mori peng, me një paudhësi, shoferi i autobusit, por e zbritën nga autobusi, e detyruan t’i votojë ligjet dhe tani të ecim të sigurt. Atë e lëmë në autobus, ne ecin drejt Europës.

Në programin tonë në katër vitet që vijnë, ne do të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë. Ne hoqëm taksat për çdo makineri e material për të gjitha bizneset, që u duhet për prodhim, duke zgjeruar në këtë mënyrë lirinë ekonomike, lirinë e biznesit dhe të jeni të sigurt se bizneset do të krijomë dhjetëra mijëra vende pune të reja e do të zgjerohen më tej. Si vajzat e djemtë, gratë dhe burrat që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, që ulëm taksat, ne na besojmë investitorët shqiptarë e të huaj.

Zonja e zotërinj,

dy projekte gjigande po ndodhin në Shqipëri: një miliardë euro në kaskadën e Devollit dhe dy miliardë të tjera nga lumenjtë e Alpeve deri në Vjosë. Por një projekt tjetër që do të lartësojë Shqipërinë e shqiptarët po ecën me shpejtësi drejt nesh dhe ky është gazsjellësi Trans-Adriatik. Së shpejti do të dëgjoni, kalon nëpër Shqipëri. Ne do të fitojmë.

Gazsjellësi është projekti i shekullit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet ku ai kalon. Sëbashku me gazifikimin  e Shqipërisë do të realizohen së bashku 2 miliardë dollarë investime dhe do të krijohen dhjetëra mijëra vende pune, do të ulet kostoja e jetës së shqiptarëve.

Vëllezër e motra,

katër vitet që vijnë do të jenë vitet e dyfishimit të turizmit në Kurbin e në mbarë Shqipërinë. Ne kemi ndërtuar rrugë që lidhin Laçin me detin, ne po përgjysmojmë taksat për të gjithë industrinë turistike, ne po ndërtojmë kudo infrastrukturën më moderne. Turizmi do të rritet dy herë, krahasuar me vitin që shkoi.

Vëllezër e motra, zonja e zotërinj,

ne do të krijojmë vende pune, sepse ne do të trefishojmë grantet për fermerët e Kurbinit dhe fermerët e Shqipërisë. Këto vite, ne financuam 45 mijë projekte të tyre dhe katër vitet që vijnë, nga 56 milionë do të japim falas 165 milionë për fermerët, blegtorët, për të gjithë në këtë fushë.

Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e Shqipërisë lider në teknologjinë e informacionit. Aktualisht kemi punësuar në këtë sektor, 13 mijë qytetarë dhe numri i tyre do të dyfishohet gjatë katër viteve që vijnë.

Qytetare e qytetarë të Kurbinit,

rruga jonë nuk është rrugë e lehtë. Ajo është rrugë e djersës, sakrificave, por rrugë e dinjitetit, suksesit, mëkëmbjes dhe mirëqenies. Ndaj edhe jam sot këtu, për t’u zotuar se katër vitet që vijnë do të ndërtojmë në të katër natë e rrethit të gjitha rrugët, sjellësit, kanalizimet dhe kjo edhe për mbarë Shqipërinë. Vitet që kaluan në punësuam në ndërtimin e infrastrukturës rreth 57 mijë shqiptarë. Vitet e ardhshëm do të jenë vitet e ndërtimit përfundimtar të infrastrukturës, ku do të punësohen dhjetëra mijëra shqiptarë.

Kjo është alternativa, me të cilën ju, qytetare e qytetarë të Kurbinit, fitimtare e fitimtarë të Kurbinit, shkoni në zgjedhje më 23 qershor.

Cila është alternativa tjetër?

Alternativa tjetër është alternativë, e cila përpiqet të mbjellë dëshpërim dhe zi në çdo skaj të këtij vendi. Për shoferin e autobusit mavi, këto vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë dhe se kudo ku shkon ka vetëm rrënim, sepse ky shok, brenda autobusit me xhama të zi, nuk sheh asgjë.

Me lumenjtë e djersës ju keni ndërtuar këto vite Shqipërinë tjetër, Shqipërinë e keni ngritur nga kasollet në vilat më të bukura, në pallatet më dinjitoze. Paçka se udhëton me rrugë të reja nga Hani i Hotit gjer në Konispol, ai si një personazh i Servantesit vazhdon prej dy muajsh betejën kundër rrugëve. Ai përpiqet t’u thotë shqiptarëve se 20 vjet nuk keni bërë asgjë, se ju jeni robër, se ju që keni mbushur këtë shesh jeni skllevër, se shtëpitë tuaja nuk janë shtëpi e rrugët tuaja nuk janë rrugë, shkollat tuaja nuk janë shkolla e mësuesit tuaj nuk janë mësues, se mjeket tuaj nuk janë mjekë, por kjo është Shqipëria që ekziston vetëm në mendjen e tij, brenda autobusit mavi.

Prej tre javësh merret me nipërit e mbesat e mia dhe Sali Berishën, gjysh i tyre. Do t’i them dy fjalë. Çdo vit, njeriut ia jep Zoti, por për çdo njeri, më të bekuara mbi tokë janë ato vite, kur ai i jeton si gjysh i nipërve e mbesave të tij. Këtë e ka të qartë çdo shqiptar e çdo njeri, përveç atyre apo atij, i cili ka pasur vitet e rinisë pa rini, vitet e burrërisë pa burrni. Por kjo nuk është çështja jonë. Çështja jonë janë rrogat e pensionet tuaja, rrugët, shkollat, kanalizimet.

Së dyti, miqtë e mi të Kurbinit, tani thotë se Berisha është i lodhur. Dua t’i them prapë dy fjalë. Gjithë jetën time dhe çdo ditë të jetës sime unë jam lodhur, sepse unë kam punuar që në shkollë të mesme, në vitet studentore, kam punuar me ndershmëri, jo më pak se 16 orë në ditë. Kjo është jeta ime, kjo është dita ime. Por dua t’i them se nga të gjitha lodhjet, lodhjet e këtyre viteve të fundit janë ato që krijojnë kënaqësinë më të madhe, sepse unë tani lodhem vërtet për vajzat e djemtë, burrat e gratë, fëmijët, të rinjtë e të rejat që po ndërtojnë një të ardhme të sigurt, të cilët më frymëzojnë kudo ku shkoj, me punën e mrekullueshme të tyre, më frymëzojnë me shtëpitë që kanë ndërtuar, me kopshtet që kanë ndërtuar, me bizneset që kanë ngritur, me femrat qe kanë organizuar, më frymëzojnë me fisnikërinë e shpirtit, sesi përballojnë vuajtjet e dhimbjet, më frymëzojnë me mendimet që japin. Ndaj shokut të autobusit, do t’i them para këtyre burrave, vazhdo e çlodhu në autobusin mavi sa të duash, se unë do të vazhdoj të lodhem me qytetarët e mi. I gjithë sheshi këtë miraton. Ndaj unë ju ftoj më 23 qershor votoni 44-n, mandatin e artë, mandatin e  5-të të Kurbinit, të fitores suaj, të fitores së Shqipërisë.  

Rrofshi ju! Nder të madh juve, grave e burrave të Kurbinit, mirënjohjen më të thellë! Fitore! Fitore! Fitore!.

 


10/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave