Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha inauguron rikonstruksionin e rrugės Baks-Rrioll, investim me vlerė 242 milion lekė
 

Kryeministri Berisha e vijoi axhendën e ditës së sotme me inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Baks-Rrioll, investim me vlerë 242 milion lekë. Rruga me gjatësi 8,2 kilometër, dhe gjerësi asfalti 6 metra, lidh rrugën Shkodër-Velipojë me fshatrat Baks i ri, Baks i vjetër, Gaduç, Rrjoll dhe Malikolaj. Rruga e re, e pajisur me të gjitha standardet  e infrastrukturës moderne sjell për 2000 banorët e zonës, si dhe 120 mijë pushuesit që frekuentojnë plazhin e Velipojës, kushte më të mira komunikimi dhe dyfishim të hapësirave të shfrytëzueshme për plazh. Që tani ky segment ka një fluks pushuesish që zgjedhin këtë plazh publik të komunës Velipojë.

Duke i uruar banorëve rrugën e re, kryeministri tha se kjo rrugë, jo vetëm do të përmirësojë komunikimin e banorëve të fshatrave përreth, por do të dyfishojë edhe potencialin turistik të Velipojës, e cila po bëhet çdo ditë e më e famshme në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë për bukuritë e saj dhe për plazhet e saj mahnitëse që ajo u ofron pushuesve.

Banorët e pranishëm, nëpërmjet përfaqësuesve që morën fjalën e falënderuan kryeministrin për investimin e bërë në zonën e tyre, duke theksuar se tashmë Velipoja, fale investimeve të rëndësishme që janë bërë në 8 vjet ka një imazh tjetër, të cilin ata e promovojnë me krenari në çdo vend që shkojnë. “Zoti kryeministër ju sot jeni mes nesh dhe e shikoni nga afër entuziazmin e këtij populli. Me një vepër  kaq të rëndësishme ju keni hyrë dhe jeni bërë pjesë tashmë, në jetën dhe në historinë tonë. Nuk ka histori më të hidhur se historia e këtij fshati në të kaluarën. Kur ishim në shkolla na vinte zor ti thonim njerëzve se nga ishim. Sot, të jeni i bindur zoti kryeministër, se në me një vullnet të mirë i shprehim dhe i japim imazhet dhe fotografitë e këtij vendi gjithë njerëzve tanë kudo në Evropë. Dhe nuk mund të mos i themi se kjo është dora juaj, është dora  e qeverisë që ju keni drejtuar. Ne do e shpërblejmë me mirënjohje punën që keni bërë për këtë popull. Mirëserdhët dhe ju urojmë fitore në uraganin më të fuqishëm dhe më pozitiv të Shqipërisë.” u shpreh njëri prej tyre.

Ndërsa kryetari i komunës, pasi informoi mbi disa prej investimeve më të rëndësishme të bëra në Velipojë  u shpreh se rruga e re nxorri në dritë dhe zhvilloi një zonë të izoluar si Baks-Rrjolli “Mirëserdhët në këtë investim të rëndësishëm të rrugës Baks-Rrjoll, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, një rrugë e cila zhvilloi një zonë të izoluar, siç është Baks-Rriolli. Kjo rrugë i shtohet investimeve të rëndësishme të qeverisë demokratike. Këto investime të rëndësishme e kanë zhvilluar Velipojën për të kthyer atë, në një qendër të rëndësishme të zhvillimit të turizmit, por edhe zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë dhe peshkimit. Prandaj ne jemi këtu sot për të falënderuar kryeministrin për vëmendjen e veçantë që ka patur për Velipojën, për ta kthyer atë, në një zonë intensive të zhvillimit të turizmit dhe të sektorëve të tjerë jetikë. “ u shpreh ai.

Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

“Urimet më të përzemërta, më vëllazërore për rrugën që inaugurojmë sot së bashku, rrugë  e cila siç e shikoni vetë është e parametrave më të mira ndërkombëtare, rrugë e cila së pari ndryshon thelbësisht jetën e banorëve të fshatrave Baks i ri, Baks i vjetër, Gaduç, Rrjoll dhe Malikolaj, por kjo rrugë prej 8 kilometrash ndryshon Velipojën, ndryshon Shkodrën dhe më gjerë sepse kjo rrugë dyfishon potencialin turistik të Velipojës, e cila bëhet çdo ditë e më e famshme në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë për bukuritë e saj, për plazhet e saj mahnitëse që u ofron pushuesve. Rruga që ne ndërtojmë sot është vetëm pjesa e parë dhe fjala ime e nderit që fill menjëherë do fillojë rruga Fjoll-Rërë e hedhur-Shëngjin. Po vëllezër dhe ju nuk do të ndodhë më, që pushuesi, vizitori për të ardhur në Velipojë të kapë veshin mbrapa kokës, por të vijë direkt nga Lezha, Shëngjin-Velipojë dhe jo vetëm kaq, por do të hapim edhe hyrje të tjera nga Torovica drejt Velipojës, pa diskutim. Velipoja, pol kryesor i turizmit të veriut të Shqipërisë dhe unë ju jap fjalën ju, se ky është vetëm projekti fillestar, se gjatë 4 viteve do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar urën tjetër të Bunës, autostradën Shëngjin-Ulqin.

Ky territor është një ansambël i jashtëzakonshëm turistik me rërat më të shëndetshme, me ujërat më të mira, me ekobiznesin më të përshtatshëm dhe ky projekt madhështor do të jetë realitet gjatë 4 viteve të ardhshme. Ne do të investojmë në Velipojë, kemi investuar në ujësjellësa, kanalizime, do të ndërtojmë impiantin  e përpunimit të ujërave të zeza. Po fillojnë punimet për shëtitoren e re dhe ju garantoj ju se ajo shëtitore do të shkojë duke u zgjatur, derisa ka arritur në rërat e hedhura deri sa të shkojë në Shëngjin.

Qytetarë dhe qytetare të Velipojës,

Ju bëj thirrje më 23 qershor, të qëndroni në krye të përpjekjes sonë më të madhe, më historike që kemi arritur ndonjëherë.

Po vija nga Saranda, uragani i fitores në Jug po vërshon nga të 4 anët e Jugut dhe është nisur drejt Shqipërisë së mesme dhe Veriut. Ndaj dhe ju ftoj të mos harroni se keni në dorë të firmosni mandatin e diamantë, mandatin e tretë të qarkut të Shkodrës, votën për Gjokul Dedën dhe ju garantoj se me Gjokën , me deputetët e PD për Shkodrën, çdo projekt që ndryshon për mirë që sjell punësimin, që sjell zhvillim në Velipojë dhe në të 4 anët e qarkut të Shkodrës do ta bëjmë realitet gjatë 4 viteve që vijnë.

Ne nuk flasim me fjalë boshe, ne flasim me vepra, flasim me ujësjellës, me kanalizime, me shkolla të reja, me shëtitore të reja, flasim me infrastrukturë moderne aty ku jetojnë qytetarët, flasim me vepra hidro-energjitike që po ndërtohen në të 4 anët e vendit.

Po vija tani nga Fani i Mirditës dhe atje inauguruam fillimin e një vepre madhore hidroenergjitike për Shqipërinë. U mbarua Hec i Ashtës, pra fjalët tona janë vepra, kurse alternativa tjetër është e tëra fabrikim i autobusit mavi. Alternativë që bazohet në një përpjekje shumë të pandershme për të nxirë çdo pikë djerse që ju dhe qytetarët shqiptarë derdhin në tokën e tyre, në biznesin e tyre për të mëkëmbur veten dhe familjen. Kjo alternativë bazohet në mohimin e gjithçkaje që ne kemi arritur.

Shoferi i autobusit shkon në Shkodër dhe thotë: Ku është ky kryetari i bashkisë që e ka lënë Shkodrën pa ujë, orë të tëra janë pa ujë, ndërkohë që Shkodra e para i jep ujë me bisht të lugës atij, e dyta ka ujë 24 orë në 24 orë. Por ujin ai nuk e sheh dot se i ka xhamat e zinj. Por rrugët ai nuk i sheh dot se i ka xhamat dhe më thellë se xhamat të zinj. Ai shkollat nuk i sheh dot se i ka xhamat dhe më shumë se xhamat të zinj. Ai shkon në Vlorë dhe u thotë vlonjatëve se jetoni në izolim. Mendon se Vlora jeton në autobusin mavi. Po kjo është qesharake. Vlora jeton në djersën dhe mundin e vlonjatëve, në mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë kjo qeveri, e cila ka investuar në Vlorë 732 milion euro, ka ndërtuar rrugë dhe akse kombëtare nga Ura  e Mifolit deri në Konispol. Por përpjekja e tij për të nxirë Shqipërinë, për të shpallur se Shqipëria është një gënjeshtër, është përpjekja e një njeriu të papërgjegjshëm, për të mos thënë më keq, ndaj dhe ju ftoj të përçmoni çdo mohim që i bëhet djersës suaj, çdo fyerje kolektive që ju adresohet ju. Ju quan skllevër, ju quan robër. Çfarë skllevërish janë këta more zotëri që festojnë për rrugën e fshatit të tyre, që do të trefishojnë turizmin që këtë vit, që do të bëhet tani një nga zonat turistike më të njohura. Këta janë njerëz, që me mund e djersë, përpiqen ditë e natë, për një jetë më të  mirë, dhe ne do ti ndihmojmë ata të shfrytëzojnë pasuritë  e tyre për të përmirësuar jetën.

Përpara  drejt fitores, votoni 44, votoni PD, votoni zhvillimin, votoni integrimin ne Europë, votoni për Velipojën turistike.


10/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave