Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha prezanton nė Delvinė kandidatėt pėr deputetė tė Partisė Demokratike pėr qarkun e Vlorės
 

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Delvinës,

Përshëndetjet më të përzemërta për këtë pritje vëllazërore, këtë atmosfere fitoreje në këtë shesh, në mbarë Delvinën edhe mbarë Shqipërinë.

Unë jam këtu për të paraqitur përpara jush kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë në Parlamentin e ardhshëm dhe për t’u zotuar me solemnitet se sëbashku me Arben Ristanin edhe kandidatë e tjerë, me Dhurim Alimanin dhe këshillin e bashkisë tuaj, në 4 vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka që në bashkinë e Delvinës, në të gjitha fshatrat përreth, të ndërtojmë infrastrukturë moderne, të ndërtojmë çdo kilometër rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, sistem vaditje.

Ne do të bëjmë çdo gjë të përmirësojmë më tej klimën e bizneseve. Me heqjen e taksës mbi çdo makineri edhe me lehtësira të tjera krijohen hapësira të mëdha për iniciativën e lirë dhe për biznesin e qytetarëve të Delvinës, Sarandës dhe gjithë Shqipërisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që burimet tuaja natyrore të kthehen në vlera dhe pasuri për ju, të tërheqim në Delvinë sa më shumë investime të huaja dhe vendase, të vazhdojmë së bashku për të rritur më tej rrogat, pensionet, punësimin dhe mirëqenien tek çdo delvinjot.

Qytetare dhe qytetarë të Delvinës,

Një mesazh të përzemërt fermerëve të këtij rrethi – sigurinë time për mbështetje të plotë.

Në 4 vitet që shkuan ne kemi subvencionuar 77 milionë lekë projekte të fermerëve të mrekullueshëm delvinjotë. Unë jam këtu për t’u zotuar se financimet tona do të trefishohen dhe se sistemi i ri i vaditjes do të ndërtohet në të katër anët e këtij rrethi, si dhe sistemi i kullimit do të përsoset.

Zonja dhe zotërinj,

Katër vitet që vijnë janë vendimtare për Delvinën e zhvilluar. Në këtë rreth ne kemi ndërtuar një seri rrugësh shumë të rëndësishme. Zotohem para jush se vitin e ardhshëm do të nisin punimet e rrugës Delvinë - Muzinë dhe do të përfundojë në afatin më të shkurtër rruga Kardhiq - Delvinë. Ne do të rindërtojmë të gjithë rrjetin rrugor të bashkisë dhe të fshatrave përreth. Sikundër, për bashkinë e Delvinës do të ndërtojmë një ujësjellës të ri, sapo projekti të jetë gati.

Vëllezër e motra,

Kjo është alternativa jonë. Ajo bazohet në mundin dhe djersën tuaj, në shkollimin e fëmijëve tuaj, në besimin se duke ju mbështetur juve do të lulëzoni dhe begatoni familjet tuaj. Ne do të bëjmë gjithçka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë, që bizneset tuaja të japin më shumë të ardhura, që fermat tuaja të japin më shumë të ardhura për ju, që turizmi të rritet dhe të ketë më shumë biznese.

Alternativa jonë është alternativa e integrimit. Së bashku ne firmosëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO; firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; firmosëm lëvizjen e lirë në mbarë Evropën; firmosëm dhe merituam statusin e kandidatit që na e mbajti peng shoku i autobusit me 3 ligje, por që në fund u dorëzua duke u detyruar t’i votojë.

Sot nga ky shesh dua, gjithashtu, t’u jap fjalën fermerëve të Delvinës se brenda këtij viti do të kenë tapitë e tokave, të gjithë pa përjashtim. Ligjet e reja që kemi miratuar bëjnë plotësisht të mundur që në pak muaj çdo bashki e komunë t’u dorëzojë atyre tapitë e tokave të veta.

Të dashur miq,

Kjo është alternativa jonë, e cila ka ndryshuar Delvinën dhe Vlorën, nga Mifoli në Konispol, nga Muzina në Sarandë. Ne qëndrojmë të vendosur të thellojmë këto ndryshime.

Cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër është një alternativë që bazohet kryekëput mbi mashtrimin, në shpifjen dhe trillimin. Pak ditë më parë ishte këtu kryetari i autobusit mavi. Ai u zotua se do të krijonte një agjenci të posaçme të jashtëzakonshme për pronat, por mos harroni që në krah kishte Koço Kokëdhimën. Ti japësh Koços në dorë pronat është si të varësh mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut.

Le ta pyesim pak se cili qeveritar ka një pronë në bregdet? Thuaja qytetarëve dhe mos mashtro. Cili zyrtar i lartë ka një pronë në bregdet, që flet ti poshtë e përpjetë nëpër mitingje. Të rikujtoj këtu shok i autobusit mavi se gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit. Gënjeshtra është mungesa e plotë e karakterit për burrin. Ndaj thuaj cilët janë ata që bën fjalë ti se u paskan marrë tokat qytetarëve.

I nderuar shoku mavi, ka një njeri që rri në krah tëndin dhe që ka zaptuar Himarën me gradaçela, i ka zënën detin qytetit shekullor, ky është Koço Kokëdhima dhe asnjë tjetër. Le ti lëmë mënjanë sharjet e tij ordinere dhe të padenja. Le ti lëmë mënjanë shpifjet e tij, edhe ato shpifje kazani. Le ti lëmë mënjanë mohimet e tij, por dy gjëra mos lini mënjanë, dy gjëra janë të rrezikshme: zotimi i tij për të rritur një taksë dhe zotimi i tij për të ulur një taksë tjetër. Shoku i autobusit zotohet se do të heqë taksën e të 10-ve dhe do  të vendosë taksën që rritet në progresion gjeometrik, taksën më të lartën që ekziston mbi tokë. Taksa e të 10-ve është taksa e të gjitha kohërave. Ai që merr 10 paguan 1. Ai që merr 100 paguan 10. Ai që merr 1000 paguan 100. Kjo është taksa mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë, në respekt të plotë të lirisë së individit. Ai premton edhe heqjen e një takse, heqjen e Taksës së Vlerës së Shtuar për 5 ushqime bazë, grurin, miellin, vajin, qumështin dhe vezën. Kjo do të thotë që Shqipëria vogël, prodhuesit e saj me ferma 1-2 hektarë të mos mund të konkurrojnë dhe të nxjerrin më asgjë në treg, sepse tregjet do të përmbyten nga importet e këtyre mallrave që prodhohen me subvencione më të larta në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera.

I nderuar shofer i autobusit, dua të them dy gjëra. Nuk ka veprim më të papërgjegjshëm sesa të mendosh të zhvlerësosh djersën e fermerëve shqiptarë. Pse e bënë këtë? E bën vetëm e vetëm të krijojë monopolet e ushqimeve. E kundërta duhet të ndodhë. Detyra e çdo qeverie është të bëjë çdo gjë që fermerët e vendit, biznesmenët e vendit të ecin, të zhvillohen, të pasurohen gjithnjë e më shumë. Zgjedhja jonë është krejt tjetër – mbrojtje e plotë për fermerët shqiptarë, mbrojtje me TVSH, mbrojtje me çmime reference, por njëkohësisht rritje dy herë më e madhe e rrogave sesa çmimeve. Kjo ka qenë dhe mbetet politikë konstante. Jo dëmtim i prodhimit, por nxitje e prodhimit dhe rritje fuqisë blerëse, duke rritur pensionet në fshat me 2 herë, duke rritur rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve e të tjerëve me 120 -150 përqind. Në këtë mënyrë Shqipëria shndërrohet në një Republikë prodhuese, në një vend prodhues dhe jo në një Republikë tregtare, në një Republikë Bananesh, në të cilën monopolet e produkteve t’u diktojnë kafshatën qytetarëve shqiptar.

Qytetare dhe qytetarë të Delvinës,

23 qershori po vjen dhe jam i sigurt se Delvina do të jetë në kurorën e fitores së 23 qershorit. Ju ftoj të gjithëve së bashku të votojmë për punësimin e delvinjotëve dhe shqiptarëve; të votojmë për mirëqenien më të madhe të qytetarëve të Delvinës dhe shqiptarëve; të votojmë për fuqizimin e bizneseve dhe fermave tona; të votojmë për integrimin e Delvinës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian; të votojmë për shndërrimin në realitet të ëndrrës së burrit të madh të Delvinës dhe mbarë kombit shqiptar, Sulejman Delvinës.

Rrofshi ju! Rroftë Delvina! Rroftë Shqipëria!

Përpara! Përpara! Përpara!

Votoni 44-ën, votoni fitoren!

Votoni 44-ën, votoni të ardhmen!”


09/06/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave