Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Miratohet Plani Kombėtar pėr Zhvillimin e Broadband-it 2013-2020. Ministri Pollo: “Broadband-i i rėndėsishėm pėr zhvillimin e vendit dhe pėr rritjen e aksesit tė qytetarėve nė e-health, e-education, e-commerce dhe e-government.”
 

Njoftim për shtyp

Miratohet Plani Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it 2013-2020. Ministri Pollo: “Broadband-i i rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe për rritjen e aksesit të qytetarëve në e-health, e-education, e-commerce dhe e-government.”

U miratua dje Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it”, një iniciativë e Ministrit për Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

Me këtë rast Ministri Genc Pollo ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ndër të tjera tha:

“Qeveria miratoi dje Planin e Broadband-it, një zhvillim i rëndësishëm sepse jep një drejtim të qartë se çfarë do të bëjmë ne, çfarë do të bëjë Qeveria, çfarë do të bëjë administrata publike, çfarë do të bëjë rregullatori si AKEP në periudhën 2013-2020. Për herë të parë kemi një vizion se si do e çojmë aksesin në internet të përdorur maksimalisht në familjet shqiptare edhe në ato me zona më të largëta; se si do ta zhvillojmë Shqipërinë në një hub, në një qendër të TIK; se si do ta kthejmë administratën publike nga një sportel ku kërkuesi mban radhën për të shkuar dhe pastaj shkëmben fjalë me nëpunësin, në anën tjetër; në shërbime online ku gjithkush mund të paraqesë kërkesën përmes internetit, në mënyrë të sigurt dhe të certifikuar dhe të marrë përgjigjen në afatet ligjore, duke ndjekur, gjurmuar (në gjuhën teknike) kërkesën e tij në mënyrë që, çdolloj vonese e pajustifikuar apo edhe tentativa për abuzim nga cilido zyrtar i mundshëm, të evitohet, dhe nëse ndodh, të kapet,  të korrigjohet dhe të merren masa për këtë.

Ky plan ka elementë të sigurimit të konkurrencës në treg, të zhvillimit që bën Qeveria përmes projekteve të mëdha. Projektet e mëdha të Qeverisë janë shumë, por më kryesoret kanë të bëjnë me: arsimin, i cili ka filluar që në vitin 2005 me TIK-shkollat, që është konsumator i madh i aksesit në internet; kanë të bëjnë me shëndetësinë, projekti i cili po vazhdon; Dihet që shkollat dhe qendrat spitalore janë të shtrira në të gjitha krahinat e qarqet e vendit. Projekti i tretë i rëndësishëm është digjitalizimi i administratës publike, që siç thashë po kalon përditë e më shumë online. Dje inauguruam me Kryeministrin projektin e-doganat. Provimi i maturës, që zhvillohet sot, për të cilin, për herë të parë, maturantët aplikuan online. Ne do të bazohemi në partneritetet publike-private: është një plan që bazohet në të gjitha shkëmbimet që kemi patur me gjithë operatorët e tregut dhe mbi këtë bazë ne do të synojmë me rritjen e penetrimit, krahas treguesve të tjerë. Nënvizoj se në një shoqëri vetëm me 10% po të rritet penetrimi i internetit, kjo i korrespondon një rritjeje nga 0.25%-1.2% e PBB-së.

Me miratimin e planit kombëtar të frekuencave, pasi 3G-ja po operon dhe ka rritur shpejtësinë në internet në dorën e gjithsecilit, kur mban smart-phone-in apo çdo lloj tablete, do të shqyrtojmë së shpejti të livrojmë pjesën e spektrit frekuencor që i shërben 4G-së, nëpërmjet dividentit digjital.

Ky plan është i rëndësishëm për të gjithë dhe për zhvillimin e vendit. Shqipëria Digjitale përmes Rrjetit Kombëtar Brezgjerë do të ecë përpara dhe ne kemi detyrën ta ndjekim dhe ta zbatojmë këtë në vitet e ardhshme. ”

Plani Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it përcakton si vizion zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve broadband në të gjithë vendin për të përftuar akses në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si shëndetësi (e-health), edukim (e-education), tregti (e-commerce), shërbimet qeveritare (e-government) si dhe për të arritur përfitime të mëdha ekonomike dhe sociale për vendin tonë.

Nëpërmjet shërbimeve broadband jo vetëm shpërndahet informacion me shpejt dhe më mirë për individët dhe bizneset, jo vetëm mbështetet një qeverisje më e mirë, por rritja e shkallës së penetrimit të broadbandit për çdo 10% është analizuar që sjell rritje ekonomike në GDP-në e një vendi nga 0.25%  në 1.23%.

Për zbatimin e këtij plani është propozuar të krijohet Komisioni për Zhvillimin e Broadband nën drejtimin e Kryeministrit. Ky komitet do të mbështetet nga Sekretariati Teknik që do të realizojë në nivel teknik proçesin e koordinimit dhe implementimit të këtij dokumenti. Dokumenti shoqërohet me një plan veprimi ku janë përcaktuar aktivitetet dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e tyre.

Miratimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, nuk është vetëm përmbushje e një angazhimi në kuadër të integrimit në BE dhe zbatim i Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, por përbën një moment të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës broadband në Shqipëri dhe një hap më tej në përmbushje të programit Shqipëria Digjitale.

Rrjetet dhe shërbimet broadband janë bërë një prioritet kryesor i shekullit që po jetojmë si për vendet e zhvilluara ashtu dhe ato në zhvillim. Sektori i komunikimeve elektronike në vendin tonë ka pasur progres të dukshëm si pasojë e politikave të ndërmarra për liberalizimin e tregut, futjen  e konkurencës. Këto politika të ndërmarra kanë dhënë rezultatet e tyre në rritjen e penetrimit të telefonisë së lëvizshme, në rritjen e penetrimit të përdoruesve të Internetit, në uljen e çmimeve për shërbimet si ato të aksesit dhe ato të komunikimit.

Dokumenti u përgatit me ekspertë të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) dhe për të kanë dhënë mendim dhe sugjerime dhe ekspertë të USAID. Drafti i parë i dokumentit u prezantua në Konferencën e zhvilluar më 25 maj 2012 më pas, dokumenti politik ka qenë i hapur për konsultim publik për të gjithe të interesuarit nga muaji qershor deri në fund të vitit 2012, në rubriken konsultime në faqen: www.mitik.gov.al/mitik.konsultime. Mendimet e dhëna gjatë prezantimit në konferencë si dhe gjatë takimeve të tjera të zhvilluara me grupe të interesit, janë marrë në konsideratë në dokumentin e rishikuar dhe të miratuar.
 


31/05/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave