Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Njoftim pėr shtyp
 

Zhvillimi i teknologjive të reja, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes UT dhe PROTIK. Ministri Pollo: “Tjetër hap i rëndësishëm në partneritetin Qeveri-Universitete-Biznes.”

Sot në Qendrën Burimore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit PROTIK, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule dhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Protik  Znj. Edlira Kasaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të mbeshtetur zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri nëpërmjet edukimit dhe arsimit të lartë në veçanti.

Nëshkrimin e marrëveshjes e përshëndeti Ministri për Inovacionin dhe TIK, z. Genc Pollo, i cili e konsideroi këtë iniciativë të sukseshme dhe cilësoi se nisma të tilla përmirësojnë nivelin e standarteve universitare në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Ministri Pollo shprehu bindjen se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë dhe frytdhënës për zhvillimin e sektorit të TIK dhe atij edukativ në Shqipëri. Ndër të tjera Ministri Pollo tha: “Besoj që nënshkrimi që sapo ndodhi është një hap shumë i rëndësishëm për Universitetin e Tiranës, për qendrën PROTIK, por edhe për qëllimin e madh dhe të rëndësishëm, që i kemi vënë vetes, para 4-vitesh, kur u përpoqëm të konsolidojmë dhe të zhvillojmë më tej partneritetin Qeveri-Biznes dhe Qeveri-Universitete. Dhe në këtë dimension të fundit, është bërë shumë nga ana e universiteteve, duke zgjeruar fakultetet, shtuar numrin e studentëve TIK, për të kontribuar, jo vetëm për zhvillimin individual të diplomantëve nga këto degë, por edhe për një sektor në rritje, një sektor në një zhvillim dinamik, siç është ai i TIK. Së bashku kemi patur projekte me Fakultetin e Ekonomisë me Departamentin e Statistikës së Aplikuar, si dhe me universitete dhe fakultete të tjera, publike dhe private, të cilat duam t’i nxisim, zhvillojmë edhe në të ardhmen. Por sot, qendra PROTIK, pikërisht si një qendër e krijuar nga shumë partnerë, përfshi Qeverinë dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe kompanitë e mëdha të sektorit, është në rolin e vet, duke ndërtuar tashmë një marrëdhënie të re, të institucionalizuar, përmes memorandumit të porsa nënshkruar me UT, universitetin më të vjetër në Shqipëri, për të dhënë kontributet e veta, për të marrë nga universiteti, me një qëllim të përbashkët, që të gjitha mundësitë që kemi, që në Shqipëri për qendrën PROTIK janë unike, si dhe kapacitetet njerëzore, studentore, profesionale të UT, të bashkërendohen, të koordinohen dhe të zhvillohen më tej me një sinergji të re. Është memorandumi i parë i këtij lloji që nënshkruhet mes qendrës PROTIK dhe një universiteti, do të vijojë edhe me të tjerë, por si dita e parë e këtij nënshkrimi do t’ju uroja suksese në këtë rrugë. Por bashkë do të kemi sfida të tjera, si dhe synime të tjera edhe më ambicioze.”

Të dy institucionet nëpërmjet këtij bashkëpunimi synojnë ndër të tjera përmirësimin e burimeve të ardhshme njerëzore dhe orientimin e studentëve drejt tregut të punës. Gjithashtu është e rëndësishme për të dy institucionet rritja e nivelit të punës kërkimore dhe bashkëpunimi midis tregut të punës dhe Universitetit të Tiranës për kërkim dhe zhvillim. Mbështetja dhe nxitja e talenteve të reja të cilat sjellin inovacion dhe ndryshim është një prioritet  për sektorin e Edukimit dhe qendren Protik.

Ndër qëllimet e këtij Memorandumi bashkëpunimi përmendim:

·         Informim reciprok mbi të rejat dhe zhvillimet në secilin institucion që paraqet interes për aktivitetin institucional të palës tjetër.

·         Bashkëpunim për zhvillimin e punës kërkimore dhe inovacionit.

·         Bashkëpunim në organizimin dhe lehtësimin e pjesëmarrjes në seminare, konferenca, forume të përbashkëta dhe aktivitete të organizuara nga të dyja palët.

·         Koordinimin e burimeve teknike dhe njerëzore me objektiv kryesor zhvillimin e sektorit të TIK-ut, si dhe asistencës, konsultimit dhe shërbimeve për trajnimin teknik që adresojnë formimin e burimeve njerëzore në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit.

·         Ngritjen e grupeve të punës bazuar në projekte të përbashkëta, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

·         Nxitje dhe mbështetje për realizimin e praktikave të studentëve të Fakulteteve, të cilat ofrojnë diploma TIK, në Universitetin e Tiranës.

·         Nxitje dhe mbështetje në zhvillimin e kërkimit në fushën e TIK.


29/04/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave