Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: I kėnaqur me verdiktin e Gjykatės qė shpalli Ballėn fajtor
 
Gjykata e Tiranës, me gjyqtar Bledar Abdullain mori vendim sot për pranimin e padisë të Ministrit për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo kundrejt deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Pas shpalljes së vendimit Ministri Pollo u shpreh: “Jam i kënaqur me verdiktin e Gjykatës që shpalli gënjeshtra dhe shpifje deklaratat e Ballës kundrejt meje, të tetorit 2011. Edhe pse dëmshpërbilimi i caktuar nga Gjykata ishte i ulët dhe prandaj jo dekurajues për shpifës të tjerë si Balla, ajo sasi parash do t’i kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar.”

Në vendimin e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë shkruhet ndër të tjera se fjala e mbajtur nga i padituri Balla në Kuvend më 20 tetor 2011 “...mbart pavërtetësi dhe është pasqyruar si në mediat vizive ashtu edhe në ato shkruara. Në këtë konkluzion përfundimtar Gjykata arrin në bazë të arsyetimit si më poshtë vijon: Provohet në gjykim se, nga pikëpamja ligjore, fjala e të paditurit Balla në interpelancë për nga mënyra se si i është ofruar publikut përbën veprim të kundraligjshëm dhe të kryer me faj; veprim ky i cili çmohet nga kjo Gjykatë se ka dëmtuar imazhin e paditësit, duke i shkaktuar atij dëm konkret moral të shfaqur në drejtim të dëmtimit të nderit dhe të personalitetit të tij, si dhe një dëm të pësuar në sferën shoqërore; çka sipas Kodit Civil sjell përgjegjësi juridike civile për të paditurin Balla për shpërblimin e këtij dëmi.

Më tej në vendimin e gjykatës Tiranë thuhet: “Më konkretisht Gjykata konkludon se në rastin konkret i padituri Taulant Balla ka konsumuar të katër elementët e kësaj përgjegjësie sikundër janë: kundërligjshmëria e veprimeve të shkaktuesit të dëmit; dëmi i shkaktuar; fajësia e shkaktuesit të dëmit; lidhja kauzale (shkak-pasojë) midis veprimeve të kundraligjshme të shkaktuesit të dëmit dhe pasojës së ardhur nga këto veprime. Gjykata verën se nga përmbajtja e fjalës së të paditurit Balla në interpelancë rezulton se shprehjet e përmbajtura në të nuk janë të vërteta.”

Avokatja e zotit Pollo Znj. Iva Harka tha se: “Ne po shqyrtojmë mundësinë e apelimit të këtij vendimi lidhur me masën e dëmshpërblimit.”


24/04/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave