Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
PROJEKTLIGJ PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.10128, DATĖ 11.5.2009, “PĖR TREGTINĖ ELEKTRONIKE ”
 

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10128, DATË 11.5.2009, “PËR TREGTINË ELEKTRONIKE ”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10128, datë 11.5.2009, “Për tregtinë elektronike”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 2, të nenit 2, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:

“d) për çështjet që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1.    Shkronja “d” shfuqizohet.

2.    Pas shkronjës “f” shtohen shkronjat “g”, “gj”, “h”, “i” dhe “j”, me këtë përmbajtje:

“g) “Fusha e rregullimit të koordinuar” janë rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për shërbimet e shoqërisë së informacionit dhe ofruesit e shërbimit, si dhe regullat për krijimin e operimin e shërbimeve të shoqërisë së informacionit, pavarësisht nëse ato janë të natyrës së përgjithshme apo specifike.

gj) “Regjistri i përjashtimeve” është regjistri që ofruesi i shërbimit mban për regjistrimin e personave të cilët nuk kanë dëshirë të marrin komunikime tregtare të pakërkuara.

h)  “Transmetimi i thjeshtë” (Mere conduit) është shërbimi i ofruar nga një ofrues shërbimi për sigurimin e aksesit në rrjetin e komunikimit ose për sigurimin e shërbimit të transmetimit të të dhënave.

i)   “Caching” është ruatja e përkohshme, automatike e të dhënave të ofruara nga përdoruesi me qëllim transmetimin në mënyrë më të efektshme të informacionit dhe për aksesimin më të shpejtë të informacionit në rast ripërdorimi nga përdoruesi.

       j)  “Hostimi” është shërbimi i ruajtjes të të dhënave nga ofruesi i shërbimit, ku të dhënat e ruajtura zgjidhen dhe ngarkohen nga marrësi i shërbimit.”.

Neni 3

 Në pikën 2, të nenit 5, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1.    Në shkronjën d, pas fjalës “... besimit ...”  shtohet fjala “..., etnisë ...”.

2.      shkronjën “e”, fjalët “... shëndetin e klientëve;” zëvendësohen me fjalët “... shëndetin publik;”.

 

Neni 4

Pas nenit 5 shtohet neni 5/1,  me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1

            Ofrimi i shërbimeve të shoqërisë së informacionit nga vendet anëtare të BE-së

Ofrimi i shërbimeve të shoqërisë së informacionit nga një ofrues shërbimi i themeluar në një vend anëtar të Bashkimit Europian, për arsye që i përkasin fushës së rregullimit të koordinuar, nuk kufizohet në Republikën e Shqipërisë.”.

Neni 5

Pika 1, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Ҫdo person, fizik ose juridik, në Republikën e Shqipërisë është i lirë të ofrojë shërbime të shoqërisë së informacionit pa autorizim paraprak ose ndonjë kërkesë tjetër të ngjashme me të.”.

Neni 6

Pikat 1 dhe 3, të nenit 9, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Komunikimet tregtare nëpërmjet postës elektronike ose me sms lejohen vetëm me miratimin paraprak të marrësit të tyre.” .

“3. Çdo ofrues i shërbimeve, që ofron komunikime tregtare nëpërmjet postës elektronike, mban një regjistër përjashtimesh ku regjistrohen personat të cilët nuk kanë dëshirë të marrin komunikime tregtare të pakërkuara. Ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të kontrollojnë rregullisht dhe të respektojnë regjistrin e përjashtimeve.”.

Neni 7

Titulli i kreut V ndryshohet dhe zëvendësohet me “Përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse”.

 Neni 8

Në nenin 15 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.    Titulli i nenit bëhet:“Transmetimi i thjeshtë (mere conduit)”.

2.    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Kur ofrimi i shërbimit të shoqërisë së informacionit konsiston në transmetimin në një rrjet komunikimi të informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit ose në ofrimin e aksesit në një rrjet komunikimi, ofruesi i  shërbimit nuk është përgjegjës për informacionin e transmetuar nëse:

a)    nuk inicion transmetimin;

b)    nuk zgjedh ose modifikon përmbajtjen e informacionit të transmetuar;

c)    nuk zgjedh marrësin e transmetimit.”.

 

3.    Në fund të pikës 2 shtohet togfjalëshi: “... për transmetim”.

Neni 9

Në nenin 17 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1.    Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet: “Hostimi”.

2.    Fjalia e parë, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Kur një shërbim i shoqërisë së informacionit konsiston në ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit, ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit nuk është përgjegjës për informacionin e ruajtur me kërkesën e marrësit të shërbimit, nëse ofruesi i shërbimit:...”.

Neni 10

Në nenin 21 bëhen këto ndryshime:

1.    Titulli i nenit ndryshohet dhe zëvendësohet me  “Autoritetet zbatuese”.

2.    Pika 1 shfuqizohet.

3.    Në pikën 2, fjalët “... për mbrojtjen e konsumatorit ...” hiqen.

Neni 11

Pas nenit 21 shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:

                                 “Neni 21/1

 

    Pikat e kontaktit dhe kooperimi

1.    Autoritetet zbatuese bashkëpunojnë për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj. Autoritetet zbatuese, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, përcaktojnë pikat  e kontaktit për bashkëpunimin me shtetet anëtare dhe Komisionin e Bashkimit Europian dhe ku ofruesit e marrësit e shërbimeve të shoqërisë së informacionit:

a)  sigurojnë informacion të përgjithshëm mbi të drejtat dhe detyrimet kontraktore, mbi ankesat dhe mekanizmat e dëmshpërblimit në dispozicion në rast mosmarrëveshjeje si dhe aspekte praktike të përdorura në këto mekanizma sipas legjislacionit në fuqi;

b)   sigurojnë  informacionin për autoritetet, ose organizatat kompetente që ofrojnë informacion shtesë a  asistencë praktike sipas legjislacionit në fuqi.

2.    Autoritetet zbatuese sigurojnë që pikat e kontaktit janë të arritshme në rrugë elektronike.”.

Neni 12

Pas shkronjës “dh”, të pikës 1, të nenit  22, “Sanksionet”, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:

 

“e) për mosrespektim të nenit 9 për komunikimet tregtare të pakërkuara.”.

Neni 13

Pas nenit 25 shtohet neni 25/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/1

Neni 5/1 hyn në fuqi në datën e aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.”.

Neni 14

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


03/04/2013
Votoni per projektligjin
PO:       JO: 

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave