Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo nė Kosovė, nėnshkruhet marrėveshja e bashkėpunimit nė fushėn e TIK mes Shqipėrisė dhe Kosovės
 
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit. Ministri për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo ishte sot në Prishtinë, Kosovë, për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Z. Besim Beqja. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Ministri Pollo tha për mediat: “Është një privilegj për mua që po nënshkruaj këtë marrëveshje në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit, e cila do të transformojë jetën e shoqërisë dhe e bën më efektive administratën publike.

Tirana dhe Prishtina do të bashkëpunojnë edhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare si ITU (International Telecommunication Union), në mënyrë që të kapërcehen vështirësitë e ndryshme që Kosova njeh në procesin diplomatik të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Një prej çështjeve është edhe prefiksi kombëtar i Kosovës, si dhe kontributi që Shqipëria mund të japë, duke kërkuar rrugëzgjidhjen e përshtatshme bazuar në legjislacionin kombëtar me rregullat ndërkombëtare në këtë fushë.” 

Ndër objektivat e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit janë vendosja e marrëdhënieve bashkëpunuese ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim koordinimin e përpjekjeve në rrafshin shtetëror dhe ndërkombëtar, si dhe burimeve teknike, financiare dhe njerëzore për zhvillimin e bashkëpunimit teknologjik, gjetjen e zgjidhjeve për tejkalimin e vështirësive në fushën e TIK dhe aktiviteteve inovative, si dhe asistencës, konsultimit dhe shërbimeve për trajnimin teknik, që adresojnë formimin e burimeve njerëzore në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit.

Ndër fushat specifike të marrëveshjes së bashkëpunimit vlejnë për tu përmendur:

a)      Koordinimi dhe bashkëpunimi për harmonizimin e shfrytëzimit të shpërndarjes të frekuencave radio (kanaleve) në brezat kufitare ndërshtetërore;

b)      Koordinimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajtimin e çështjes së kodit shtetëror të telefonisë në Kosovë;

c)      Angazhimi i përbashkët për zvogëlimin e tarifave të Roaming bazuar në Rregulloren e Këshillit Evropian për Roaming të datës 13 qershor 2012.

d)     Shkëmbimi i eksperiencës në fushën e NSDI (National Spatial Data Infrastructure).

e)      Ndihma reciproke lidhur me domenin shtetëror (ccTLD);

f)       Shkëmbimi i përvojave në implementimin e projekteve të e-Qeverisjes (G2G, G2B, G2C);

g)     Shkëmbimi i përvojave në dizajnimin, avancimin dhe editimin e vazhdueshëm të e-Portaleve shtetërore;

h)      Gjithashtu do të krijohen edhe grupe të përbashkëta pune të palëve, të cilët do të specifikojnë mënyrën dhe modalitetet e veprimtarive të tyre në kuadër të kësaj marrëveshjeje.  

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Ministri Pollo takoi edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Z. Jakup Krasniqi.


19/03/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave