Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo mbledh Bordin Drejtues tė Fondit Shqiptar tė Zhvillimit
 
Sot u organizua mbledhja e radhës e Bordit Drejtues te Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), qe kryesohet nga Ministri Z. Genc Pollo dhe me anëtarë Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Integrimit, Zëvendësministrin e Financave, si dhe pushtetarë vendorë. Në mbledhje sot u miratua raporti i aktivitetit të FSHZH-së për vitin 2012 si dhe buxheti i këtij institucioni për vitin 2013, me një vlerë prej 94 milionë USD (9.4 miliardë Lekë).

Në fillim të mbledhjes Ministri Pollo ndër të tjera u shpreh per mediat se: “FSHZH, gjatë vitit 2012, financoi punimet për 285 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjithë vendin, më konkretisht në 50 fshatra, si dhe financoi 25 skema ujesjellesish. Realizimi i ketyre projekteve ka sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, përmiresimin e sherbimeve sociale, si dhe punësim për komunitetet përfituese. Viti që sapo mbyllëm ishte një vit mjaft i suksesshëm dhe me arritje të rëndësishme. Ndersa gjatë vitit 2013, FSHZH, do të ketë në zbatim rreth 500 km rrugë dytësore në kuader të Programit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”.  FSHZH vijon të tregojë një nivel të lartë profesionalizmi dhe angazhimi për të përmbushur me sukses objektivat strategjikë të Qeverise Shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm në nivel rajonal.”

Në fjalën e tij z. Benet Beci Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-se përmendi si arritje të vitit 2012 menaxhimin e suksesshëm të Programeve “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, Programit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale” dhe “Punët në Komunitet III”.

Projektet kryesore te FSHZH

Programi i Rrugeve Dytesore dhe Lokale ka paraqitur një ecuri të kënaqshme të financimit të tij deri në dhjetor 2012, duke siguruar një mbështetje financiare në vlerën 368 Milionë USD.

Ndërkohë, viti 2012 shënoi përfundimin me sukses të Programit “Punët në Komunitet III”, i cili financoi planifikimin dhe zhvillimin e 45 projekteve infrastrukturore me prioritet zhvillimin e turizmit, për 16 komuna me profil turistik, në 12 Qarqe të vendit.

Nëpërmjet Programit “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale”, gjate vitit 2012, janë financuar 25 skema ujesjellesish në Qarqet Dibër, Kukës dhe Shkodër, 13 prej të cilave tashme janë venë në funksionim të plotë. Në përfundim të punimeve për të gjitha skemat, do të mundësohet furnzimin me ujë të pijshëm për 40 mijë banorët e këtyre zonave.

Gjatë vitit 2013 është planifikuar edhe një financim i ri nga KfW, i cili parashikon financimin e 17 skemave të reja ujesjellesish ruralë nga të cilët do të perfitojne 18 mije banorë. 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është krijuar si agjenci autonome implementuese e “Projektit të Lehtësimit të Varfërisë Rurale” në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore datë 09. 01. 1993. Me datë 11 Maj, 2009, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr 10130 datë 11. 05. 2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”,  që i  përcakton  këtij institucioni një status të veçantë ligjor.

 


19/02/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave