Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria Shqiptare dhe USAID nėnshkruajnė Marrėveshje Partneriteti pėr Krijimin e njė Sistemi Inspektimi Elektronik
 

Sot, drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Jim Barnhart, dhe Inspektorja e Përgjithshme, Mimoza Hajdarmataj, nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur sistemin e E-Inspektimit në Shqipëri. Ceremonia u organizua në qendrën burimore PROTIK.

 

Me anë të kësaj marrëveshjeje, USAID-i do t’i ofrojë Inspektoriatit Qendror 260 Paketa Portabël të Inspektimit, që përbëhen nga kompjutera laptop dhe nga skanera e printera portabël. Inspektorët do t’i përdorin këto paketa në terren, për inspektime eficiente, on-line dhe në kohë reale.

 

I pranishëm në këtë ceremoni, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, në  fjalën e tij theksoi rëndësinë që kanë nismat “e-qeverisje” për një qeverisje të hapur dhe rolin që luan Inspektoriati Qendror në rritjen e transparencës. “Jam veçanërisht i gëzuar që jam i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit midis Inspektoriatit Qendor dhe USAID-it, - deklaroi Ministri Pollo, të një marrëveshjeje përmes së cilës do të ndërtohet sistemi i inspektoriatit elektronik ose e-inspector, pra që inspektorët çdo gjetje të tyre në terren, qofte në një dyqan mishi, në një fabrikë vaji, në një shkollë apo në një situatë mjedisore, çdo gjetje pra, do t’i shkruajnë e fotografojnë duke i hedhur automatikisht në sistemin elektronik. Kjo pasi inspektorët do të kenë kompjutera dore,  lap top apo tableta, të lidhur në internet me sistemin qendror dhe raportimet e tyre nga terreni, çdo gjetje që ata hedhin në sistem do të jenë të pandryshueshme dhe të  kontrollueshme nga eprorët e tyre, pra shefat e inspektoratit, nga ministri i linjës dhe nga Inspektorati Qendor njëkohësisht. Do të kemi efektivitet të lartë dhe do të evitojmë  problemin  që gjetjet që shënoheshin në copa letrash, prisnin një apo dy javë sa të zyrtarizoheshin dhe deri atëherë  mund  ishin objekt i ndryshimit për shkak të ndërhyrjeve, presioneve të formave të ndryshme.

Ky nënshkrim i sotëm vjen pas miratimit dje në Kuvend të një amendimi të rëndësishëm të ligjit për inspektimin, i cili i hap rrugë riorganizimit të inspektoriateve të veçanta dhe përdorimit të sistemit elektronik, pra të e-inspector.

 

Së dyti, -vijoi Ministri Pollo, - jam i gëzuar se edhe USAID-i po përdor sistemet e brendshme të Shtetit shqiptar. Kur kam filluar punë para 5-vjetësh si koordinator qeveritar për ndihmën e huaj zhvillimore, DEBASKON-i më vërejti se, në përpjekjet tona, në frymën e deklaratës së Parisit, të bindim donatorët që të përdorin sistemet tona buxhetore dhe prokuruese; agjencia amerikane do të ishte ndoshta më e vështira për tu bindur, për shkak të qendrimit të përgjithshëm që ka SHBA në raport me botën.  Dhe më vjen mirë që sot kemi një hap të rëndësishëm nga USAID-i, i cili pranon zyrtarisht të përdorë sistemet tona buxhetore, një shenjë e besimit të ndërsjelltë, por edhe e perceptimit të efikasitetit dhe të korrektesës që kanë arritur sistemet e Qeverisë shqiptare në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë ”- përfundoi Ministri.

 

 

Drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Z. Barnhart gjatë fjalës së tij vuri në pah rëndësinë e reformës së inspektimit dhe faktin që, për herë të parë, Qeveria e SHBA-së po jep asistencë nëpërmjet sistemeve të Qeverisë Shqiptare.

 

Inspektimet shtetërore janë jetike për të siguruar që rregulloret në mbrojtje të shëndetit të njerëzve, të sigurisë dhe të mjedisit, të jenë funksionale. Por, në Shqipëri, procesi i inspektimit zgjat shumë dhe u kushton bizneseve, të cilët harxhojnë mesatarisht 45 ditë në vit për t’u vënë në dispozicion të inspektimeve të ndryshme.

 

Për të përmirësuar transparencën dhe për të rritur efektshmërinë e inspektimeve shtetërore të bizneseve dhe të institucioneve, Qeveria e Shqipërisë krijoi, në vitin 2011, Inspektoriatin Qendror, për të bashkërenduar dhe përmirësuar cilësinë e të gjitha inspektimeve. Si pjesë e kësaj reforme, ajo filloi gjithashtu punën për ngritjen e “Portalit të E-Inspektimit”, që konsiston në pajisje e programe elektronike dhe në politika e procedura që ndihmojnë inspektorët shtetërorë të bashkërendojnë, të zhvillojnë dhe të monitorojnë inspektimet në mënyrë të besueshme dhe transparente.

Projekti është unik në këtë lloj, sepse është hera e parë që USAID/Shqipëri do të përdorë sistemet e shtetit shqiptar të prokurimit dhe të financave, për kanalizimin e fondeve të SHBA-së, të destinuara për asistencën për zhvillim.

 


15/02/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave