Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
A K T N O R M A T I V PĖR PAJISJEN ME LEJE PĖRDORIMI TĖ STRUKTURAVE TĖ NDĖRTUARA ME SHKELJE TĖ KUSHTEVE TĖ LEJES SĖ NDĖRTIMIT PĖRPARA FILLIMIT ME EFEKTE TĖ PLOTA TĖ LIGJIT NR.10119, DATĖ 23.4.2009, “PĖR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TĖ NDRYSHUAR
 

A K T  N O R M A T I V

 PËR

PAJISJEN ME LEJE PËRDORIMI TË STRUKTURAVE TË NDËRTUARA ME SHKELJE TË KUSHTEVE TË LEJES SË NDËRTIMIT PËRPARA FILLIMIT ME EFEKTE TË PLOTA TË LIGJIT NR.10119, DATË 23.4.2009, “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Neni 1

 Pajisjen me leje përdorimi të strukturave që kanë përfunduar ndërtimin në datën e fillimit me efekte të plota të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e përcaktuar nga ligji nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, edhe në rastet kur:

a)      aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, por nuk ndryshojnë sipërfaqet dhe volumin e miratuar në leje;

b)     aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, të shoqëruara me shtesë të sipërfaqes dhe/ose volumit të miratuar në leje të strukturës.

Neni 2

1. Strukturat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 1, të këtij akti, pajisen me leje përdorimi vetëm për sipërfaqen dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit.

 2. Për strukturat e ndërtuara në kufi të pronës, të cilat kanë shkelur marrëveshjet me pronarët e pronave fqinje sa u përket distancave nga kufiri i pronës, leja e përdorimit jepet me shënimin, që, në rast të zhvillimit të pronave fqinje, distancat llogariten sipas projektit të miratuar me lejen e ndërtimit.

 3. Për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar.

Neni 3

1. Pajisja me leje përdorimi për strukturat e përcaktuara në nenin 1, të këtij akti, bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues/investitorit të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar.

 2. Strukturat do t’i nështrohen kolaudimit tekniko - ekonomik, në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, të ndryshuar, sipas projektit të zbatuar.

Neni 4

 Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi sipas ketij akti normativ  bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor.

Neni 6

 Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ, është deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar.

 

Neni 7

 

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 


06/02/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave