Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Mblidhet Kėshilli Teknik pėr Qeverisjen Elektronike
 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, organizoi dhe drejtoi sot, ne qendren “PROTIK”, mbledhjen e radhes se Këshillit Teknik të Qeverisjes Elektronike, strukture teknike keshilluese kombetare, me perfaqesues te drejtorive të Teknologjisë së Informacionit nga te gjitha institucionet qendrore dhe te instucioneve te varesise.

Gjate fjales se tij ne kete mbledhje Ministri Pollo tha nder te tjera: “Kjo mbledhje e CIO-ve, Chief Information Officer, vjen pas miratimit nga Qeveria të kategorizimit preferencial të posteve tuaja në përputhje me ligjin për shërbimin civil. Dhe në vijim të kësaj VKM-je do të dalë një udhëzim i përbashkët i Ministrit për Inovacionin dhe TIK dhe Ministrit të Brendshëm, që do të detajojë postet e punës për cilindo IT që punon në administratën shtetërore. Kjo bëhet që IT-të që punojnë në ministri dhe agjencitë qendrore të kenë stimuj dhe incentiva që të punojnë aty dhe jo të joshen kollaj nga sektori privat. Kështu administrata publike do të ruajë avantazhin e vet në përdorimin eficient të TIK. Kështu do të realizohet edhe Shqipëria Digjitale. Ndërsa sot jemi mbledhur edhe për të diskutuar dokumentin standard dhe gjithë komponentët që duhet të ketë një projekt për  TIK që do të buxhetohet nga fondet publike, në mënyrë që çdo lek i hedhur të japë rezultatin maksimal.”

Këshilli Teknik i Qeverisjes Elektronike (Chief Information Officer-CIO) i cili mblidhet rregullisht për te diskutuar çështje te ndryshme, kryesisht teknike por edhe politikeberese, ne fushën e Shoqërisë se Informacionit, është themeluar ne 2011-ën nëpërmjet VKM-se nr. 303, date 31.3.2011 dhe përbehet nga përfaqësues te departamenteve te Këshillit te Ministrave (DEDAL+ Drejtoria e IT-se), te agjencive te ndryshme kombëtare si AKSHI & AKCE, si dhe drejtuesit e njësive të teknologjisë së informacionit e të komunikimit të ministrive të linjës e të institucioneve të varësisë.

Këshilli luan një rol të rëndësishëm në proceset e zhvillimit të shoqërisë së informacionit dhe në vendimmarrjet institucionale për qeverisjen elektronike.

Nëpërmjet veprimeve të koordinuara, Këshilli Teknik i Qeverisjes Elektronike ka si qëllim përmirësimin e praktikave në projektimin, përdorimin, modernizimin dhe rritjen e performancës së sektorit publik në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së informacionit.

Është bërë një punë e mirë për plotësimin e kuadrit rregullues, në drejtim të krijimit të standardeve të domosdoshme për të gjitha njësitë e IT në administratën shtetërore, bazuar në “European e-Competence FrameWork (e-CF).

Progresi i bërë gjatë viteve të fundit përmes realizimit të projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit ka kontribuar në modernizimin e shërbimeve publike, duke larguar barrierat e tepërta për qytetarët, biznesin dhe duke rritur transparencën e administratës publike.


01/02/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave