Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Arritjet e vitit 2012; ministri Pollo: “Nė vitin 2012 Shqipėria digjitale e prekshshme pėr tė gjithė”
 

Sot Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo prezantoi për mediat analizën 1-vjeçare të arritjeve të vitit 2012. Ndër të tjera në fjalën e tij ministri Pollo nënvizoi disa nga projektet kryesore:

 

“Viti 2012 ishte një vit i ngjeshur, plot ngjarje dhe arritje. Një vit që mundësoi 3 operatorëve mobilë të funksionojnë me rrjetin 3G, duke rritur disponueshmërinë e internetit broadband në celularin e gjithsecilit.

Dhe po të shtojmë këtu edhe punën me Pikat e Aksesit Publik të Postës Shqiptare, si dhe me lidhjen ndërkombëtare me fibër optike me Kosovën, sasia e internetit që futet në Shqipëri, çmimet me shumicë të internetit dhe ato me pakicë, që ndihen në xhepin e çdo familjeje, po shkojnë në nivele që mund të përballohen, duke e bërë aksesin në internet, në komunikim, në informacion përmes tij, të përballueshëm pothuajse për çdo familje shqiptare.

 

Dhe këtu ka paraprirë edhe Qeveria, duke i kaluar të gjitha mënyrat e operimit dhe procedurat drejt sistemeve on line. Para 4 vjetësh, kemi folur për sistemin e-cabinet dhe para 2 vjetësh kemi folur për e-aktet, që është një aplikacion i avancuar, që çdo nismë legjislative të Qeverisë, e kryen vetëm on line. Dhe po të llogarisim si është punuar më parë: 120 persona të autorizuar, që merrnin kopje të dokumenteve, dhe që tani punojnë vetëm online, na çojnë në kalkulimin e thjeshtë, që është kursyer aq shumë letër sa që do të kishim një kullë me letra 1200 metra të lartë, apo rreth 24.000 kuti letre format A4 të harxhuar, nëse nuk do të ishte bërë sistemi e-aktet, ku gjithkush punon on line, nga nëpunësi i sektorit të legjislacionit, deri te ministri dhe Kryeministri, për stacionin fundor të miratimit të akteve.

 

Krahas kësaj, ne tashmë kemi Databazën Qeveritare të përfunduar, një sistem modern, ku mbështeten të tërë serverat, që ofrojnë shërbimin Cloud për Qeverinë, për e-government. Do të kemi të lidhur në vitin 2013 një sërë agjencish në ndërveprim, në interoperabilitet me njëra-tjetrën në mënyrë që këto shërbime të jenë të qendrueshme, të ndërkuptueshme njëra me tjetrën dhe të jenë të sigurta.

 

Ajo që ishte e re në fund të vitit dhe jo në një ditë çfarëdo, por në 28 nëntor 2012, ishte lançimi i portalit e-albania.al. Është portali qeveritar ku do të integrohen të gjitha shërbimet, ndërfaqet, website-t e institucioneve zyrtare shqiptare dhe me të është hedhur një hap i rëndësishëm i Shqipërisë Digjitale. Ne presim që në javët e ardhshme në këtë portal të integrohen dy shërbimet e para on line, që është aplikimi për patentën e shoferit, pra lejen e drejtimit të automjetit, si dhe aplikimi i maturantëve për tu pranuar në shkollat e larta.

 

Siguria në internet është për sistemet e teknologjise se informacionit që përdor Qeveria, por siguria duhet, është e nevojshme, për çdo qytetar; Ne kemi punuar me operatorët mobilë që ata të përgatisin një protokoll veprimi me çdo klient, me çdo pajtimtar të tyrin dhe tashmë kjo është gati. Në fillim të muajit të ardhshëm do të nënshkruajmë marrëveshjen me operatorët mobilë, pikërisht që gjithkush të jetë i informuar dhe të ketë kujdes, sidomos në radhë të parë tek fëmijët, në mënyrë që gjithkush të përfitojë dhe askush të mos dëmtohet prej përmbajtjeve të papërshtatshme në internet”- përfundoi Ministri Pollo.

 

Ndër projektet kryesore 2012:

 

1.    U dha autorizimi i tretë për rrjetin 3G duke çuar në tre numrin e operatorëve që ofrojnë Internet Broadband nëpërmjet rrjetit celular.

2.   U realizua lidhja me fibër optike Shqipëri- Kosovë me Internet me kapacitet shumë të lartë. U rrit numri i Pikave të Aksesit Publik të Internetit me 1800 pika të reja në të gjithë vendin.

3.   Ofrimi i Aplikacionit e-Aktet per menaxhim dokumentacioni dhe perpunim elektronik te tij ne shkalle te gjere, sipas legjislacionit ne fuqi (version i zgjeruar i e-cabinet).  Sikur te printoheshin vetem materialet e mbledhjes se qeverise nga 120 personat e autorizuar me nje mesatare prej 4 faqesh nje dokument, do te kishim nje kulle me letra te larte 1200 metra ose rreth 24000 kuti letre, qe jane kursyer. Ne vitin 2013 perpunimi elektronik i dokumentacionit do te zgjerohet nepermjet sistemit ERDMS (Electronic Records and Document Managment System). Ky sistem do beje menaxhimin teresisht elektronik te protokollit te institucioneve duke lejuar edhe gjurmueshmerine e shkresave.

 

4.   Ndertimi i sistemit te interoperabilitetit te databazave shteterore. Me ane te ketij sistemi do te arrihet qe sistemet qeveritare te “flasin” me njera tjetren duke shkembyer informacion ne menyre te sigurte dhe te rregulluar nga nje kuader normativ i posaçem per kete. Gjithe kjo platforme ndihmohet nga Sistemi i PKI (Infrastruktura me Celesa Publik) i ngritur  prane AKSHI, duke shfrytezuar standardet e fundit te TIK. Ne vitin 2013 parashikohet integrimi ne PKI i 6 institucioneve te para (QKR, QKL, APP, DPGJC,DPSHTRR, AKP)  si  dhe do i jepen te gjitha institucioneve  qeveritare standardi per tu lidhur me platformen e interoperabilitetit. Ky sistem mundeson gjithashtu edhe bazen per krijimin e sistemit te gjurmueshmerise, projekt i cili eshte ne realizim dhe pritet te mbaroje ne 3 mujorin e pare te vitit 2013 per QKR, QKL, APP dhe me tutje gjate vitit do të studiohet integrimi ne kete sistem i instucioneve te tjera.

Krijimi i Datacenterit  Qeveritare i cili tashme ka perfunduar eshte nje tjeter risi e vene ne jete ne kuader te ofrimit te sherbimeve elektronike qeveritare. Kjo eshte nje qender  moderne dhe me standarde te larta sigurie per akomodimin e sistemeve qeveritare ne kushtet e nevojshem teknike qe keto kane per te operuar

 

  1. Ndertimi i portalit unik qeveritar www.e-albania.al eshte realizuar nga AKSHI kete vit dhe eshte lancuar ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise. Portali përmes parimit “me një ndalesë” i sjell qytetarit një derë të vetme ku të trokase, për të marrë informacion mbi shërbimet e ofruara nga Qeveria Shqiptare. Ne vitin 2013, ne 3 mujorin e pare  parashikohet qe pervec informacionit mbi sherbimet te shtohen edhe 2 sherbimet e para “ online“ qe jane aplikimi per patentat dhe aplikimi i maturanteve per shkollat e larta.

 

  1. Rritja e ndërgjegjësimit për një internet të sigurtë. Në muajin shkurt vitit te kaluar,  MITIK inicioi një fushatë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për një internet më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në Internet. Në vijim të takimit të datës 7 Shkurt 2012, po punohet me kompanitë celulare dhe ISP-te, për përgatitjen e kodeve të etikës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet e papërshtatshme në internet.

 

  1. Nepermjet rrjetit te dedikuar ne Fiber Optike dhe infrastruktures se AKSHI-t eshte mundesuar lidhja e nje sere institucionesh ne rrjetin e brendshem Qeveritar. Dhenia e sherbimeve elektronike nga AKSHI ka mundesuar qe keto sherbime t’i kushtojne me pak buxhetit te shtetit
  2. Eshte hartuar projekti per krijimin e regjistrit kombetar per ndarjen e aksioneve.
  3. Ka perfunduar draft projekti i sistemit te infromacionit per menaxhimin ne shkalle vendi i skemes se ndihmes ekonomike. Ne bashkepunim me Banken Boterore parashikohet qe brenda dy vjetesh te perfundoje ndertimi i sistemit te menaxhimit te ndihmes ekonomike.
  4. Nxitja e frymes se standardeve dhe  rritjes se cilesise, nepermjet suportit qe AKSHI u jep  institucioneve dhe sektoreve te tyre te IT ne punen e tyre te perditshme.  
  1. Penetrimi i telefonise celulare më 1 korrik 2012 arriti në 187%, nga 185% në fund të vitit 2011.
  2. Më 1 korrik 2012, ishin të lidhur me Internet me shpejtësi të larte 175000 familje kundrejt  161000 familjeve në fund të vitit 2011. 
  3. Aksesi Internet me i përdorur, me shpejtësi 2Mbps-4Mbps, kundrejt 256kbits që ishte pak vite më parë.
  4. Penetrimi i lidhjeve broadband në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 u rrit me 8.2%, kundrejt vitit 2011.
  5. Në 20 muaj nga fillimi i zbatimit të portabilitetit te numrit janë portuar 150000 numra midis operatorëve të telefonisë celulare duke ju ofruar atyre mundësinë të zgjedhin nga tarifat më të lira dhe shërbimet më të mira;
  6. U krijua për herë të parë Atlasi Elektronik për infrastrukturën e komunikimeve elektronike;
  7. U miratua Strategjia për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike. 
  8. U zhvilluan gjatë vitit një sërë aktivitetesh për zhvillimin e shoqërisë së informacionit, qeverisjes elektronike dhe interoperabilitetin e sistemeve të informacionit, ku spikati organizimi ne Tirane i Forumit Rajonal për Broadbandin në bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve ITU.

 

Aktet ligjore

 

  1. U miratuan ndryshimet në ligjin 9918/2008 për komunikimet elektronike. Këto ndryshime transpozuan direktivat më të fundit të BE-së për komunikimet elektronike duke synuar:
    1. një mbrojtje më të mirë të konsumatorit,
    2. rritje të konkurencës,
    3. zbatimin e parimit të neutralitetit teknologjik në caktimin dhe përdorimin e frekuencave etj;
  2. U miratua ligji Nr. 72/2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, qe do te mundesoje nder te tjera

-          percaktimin e standardeve shtetërore për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore nga  autoritetet publike përgjegjëse.

-          implementimin e politikës kombëtare për infrastrukturën kombëtare të informacionit gjeohapësinor, duke zbatuar hap pas hapi Direktivën “INSPIRE” të Kapitullit 1 të EU Acquis: Lëvizja e lirë e mallrave. Një parakusht i rëndësishëm për integrimin evropian.

 

  1. Hartimi dhe miratimi i Vendimit te Keshillit te Ministrave te rregullores per administrimin e bazave te te dhenave shteterore. Me kete vendim perfundon krijimi i kuadrit ligjor baze, i cili do te rregulloje administrimin e informacionit ne forme elektronike ne databazat shteterore me valence kombetare.
  2. Hartimi i rregullores per gjenerimin, mbledhjen dhe publikimin e te dhenave te hapura (Open Data) te institucioneve publike per qytetaret dhe bizneset. Detyrimi dhe angazhim i Qeverise ne kuader te nismes Open Government Partnership.
  3. Në zbatim të VKM. Nr.303, datë 31.03.2011, “Për krijimin e njësive të teknologjisë së informacionit e të komunikimit në ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë”, është krijuar dhe funksionon Këshilli teknik për qeverisjen elektronike. Ky këshill shërben si një forum për diskutimin dhe vlerësimin e projekteve dhe zhvillimeve të qeverisjes elektronike. Gjithashtu VKM nr.778, date 7.11.2012, “Per miratimin e standardeve të përgjithshme, minimale të personelit NjTIK për strukturimin organizativ të njësive të teknologjisë së informacionit” ishte nje hap mjaft i rendesishem ne drejtim te krijimit te standardeve te domosdoshme per te gjitha njesite e IT ne administraten shteterore.

 


21/01/2013

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave