Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo inspekton punimet nė Datacenter-in e ri qeveritar
 

Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, inspektoi sot punimet për ndërtimin e Datacenter-it qeveritar, punime që janë në prag të përfundimit, pranë Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI).

 

Ky Datacenter, ndërtuar nga AKSHI, sipas standardeve bashkëkohore të kushteve për serverat, do të mundësojë që të gjithë shërbimet online qeveritare të jenë të qendërzuara dhe të integruara.

 

Gjatë inspektimit Ministri Pollo tha ndër të tjera për mediat: “Jemi para një investimi kryesor të Qeverisë, jo në kuptimin e kostos në para, por për impaktin që do të ketë në punën e administratës publike, në efektivitetin e saj. Këtu, në kushtet e sigurisë dhe ato teknike më të lartat, do të strehohen serverat e çdo dikasteri, agjencie dhe institucioni publik. Tashmë veprimtaria shkresore e administratës publike bëhet jo thjesht me kompjutera, por tërësia e saj zhvillohet me Cloud, në renë digjitale, pra mbi të njëjtin koncept siç veprojnë kompani të mëdha si Google, Facebook, etj. Veçse Datacenteri qeveritar nuk do të jetë në Silicon Valley apo diku tjetër, por në Tiranë, nën kontrollin e kujdesin e një agjencie shtetërore si AKSHI.

Ky Datacenter që do të përfundojë së shpejti e vendos Shqipërinë në vijën e parë të administratës publike që përdorin Cloud Computing.”

 

Si pasojë e zgjerimit të rrjetit fizik si dhe rritjes së shërbimeve elektronike qeveritare, lindi nevoja e zgjerimit të kapaciteteve të përpunimit të të dhënave në një Datacenter qendror. Projekti për Datacenter-in parashikon, ndër të tjera, ndërtimin e një infrastrukture të plotë logjistike, e aftë të akomodojë pajisjet aktuale, por dhe ato që do të instalohen në të ardhmen, me një koeficient zgjerimi deri në tre-fishin e pajisjeve aktuale. Meqenëse në këto ambiente janë instaluar pajisje kritike “Mission Critical” për mbarëvajtjen e punës dhe ofrimit të shërbimeve elektronike për qeverinë shqiptare, kushtet e punës janë të tilla që ofrohet gatishmëri e lartë “High Availability” deri në 99.99% në vit në gjendje pune. Kjo do të thotë që pajisjet, ushqimi, rrjeti, ftohja janë redudantë dhe e gjithë kjo infrastrukturë do të kontrollohet nga qendra e kontrollit 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

 

Datacenter-i përbëhet 3 dhoma serverash, PKI dhe dhoma e Network-ut. PKI do të mundësojë interoperabilitetin e sigurtë nëpërmjet sistemeve qeveritare shqiptare dhe ndërveprimin e sigurt të punonjësve të administratës me këta sisteme. Një tjetër sistem, i cili do të përdorë këtë infrastrukturë, do të jetë edhe ERDMS (Electronic Records and Managment System), i cili do e çojë administratën shqiptare drejt një hapi të mëtejshëm të modernizimit dhe digjitalizimit të saj, atij të protokollit tërësisht elektronik.

 

Me ndërtimin e këtij Datacenter-i çdo ministri/agjenci do të ketë mundësinë të optimizojë kostot, pasi do të përdorë një infrastrukturë të standardeve më të mira duke evituar shpenzimet e panevojshme dhe të tepërta, që do të duheshin për të krijuar infrastruktura të veçanta.

Ky Datacenter nuk është thjesht një dhomë kompjuterësh, por një infrastrukturë “facility”, ku bashkë me dhomat e serverave janë ndërtuar edhe ambiente ndihmëse si:

 

1.      Dhoma Qendrore e kontrollit të rrjeti dhe shërbimeve elektronike bashkë me dhomat e përgjegjësve të sektorit.

2.      Dhoma e paneleve të tensionit të ulët bashkë me dhomën e UPS-ve qendrorë.

3.      Dhoma e kontrollit të Aksesit, BMS, CCTV

4.      Magazinë për parapërgatitjen e Rack-ëve

5.      Dhoma e ceremonisë për krijimin e certifikatave elektronike për administratën publike.

6.      Hyrje shërbimi për pajisjet

Qeveria shqiptare, duke parë rëndësinë e digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndaj biznesit, por edhe ndaj vetë administratës publike, ka vendosur prioritet maksimal për krijimin e sistemeve digjitale dhe ndërveprimin e qytetarëve me to. Janë të njohura tashmë benefitet që këto sisteme sjellin në zhvillimin e përgjithshëm të një vendi, si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit.

 


14/12/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave