Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: “Censusi 2011, 99% e tė pyeturve kanė shqipen si gjuhė amtare. Besimi te qytetarėt e lirė pėrgjigja mė e mirė pėr sharlatanėt shėtitės.”
 

Sot u organizua nga INSTAT Konferenca: Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 Shqipëri-Rezultatet Finale. I pranishëm në këtë konferencë Ministri z. Genc Pollo njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit Qendror të Censusit 2011 në Shqipëri, tha ndër të tjera:

 

“Siç është shpallur edhe më parë, Shqipëria ka 2,82 milionë banorë, një ulje në raport me dhjetë vite më parë, e cila shpjegohet me emigracionin dhe rënien e lindshmërisë. Po kështu ka rënë edhe numri i njësive ekonomike familjare, ose e thënë thjesht e familjeve, ç’ka nuk është surprizë, pasi përputhet me trendin e përgjithshëm të zhvllimit të hasur edhe gjetiu në vende të tjera.

Por ky rezultat është një apel i ri për reformën në sigurimet shoqërore, e bllokuar prej disa vitesh nga opozita e për të cilën, ndonëse flitet më pak se për tre ligjet e kërkuara nga Brukseli e gjithashtu të bllokuara nga Partia Socialiste, nuk mendoj se është më pak e rëndësishme.

Gjithashtu Censusi 2011 na kumton se kemi popullsi rezidente në zona urbane më të shumtë se ajo në zona rurale, se kemi një rritje të shpejtë të ndërtesave dhe se në banesë, pajisjet, orenditë e shërbimet tregojnë kurbën dinamike të rritjes së mirëqënies në lartësim e në zgjerim.

Mësojmë se shtresa me arsim universitar është dyfishuar, në krahasim me dhjetë vite më parë dhe se për herë të parë kemi të dhëna për personat me aftësi të kufizuar.

Sot bëhen publike edhe edhe të dhënat për përkatësinë etnike, të cilat tregojnë se afro 83% e të pyeturve janë deklaruar shqiptarë, 14% nuk kanë preferuar të deklarohen, por janë pothuajse të gjithë me gjuhë amtare shqipen. Mbi 99% e të pyeturve në total e deklarojnë shqipen gjuhën e nënës. Pra, siç kemi përsëritur shpesh në 2010 e 2011, nuk prisnim surpriza; dhe sot, rreth përbërjes etnike në Shqipëri, surpriza nuk patëm.

Besimi tek liria dhe besimi tek qytetari i lirë është përgjigja më e mirë për sharlatanët shëtitës, dje ofiqarë rryshfetarë, të cilët e përdorën censusin për të ngjallur një  urrejtje e përçrje, të cilën Rilindasit e kapërcyen madhërisht në përpjekjet e tyre për pavarësi e  shtetformim. Më pak  se 0.7% e të pyeturve refuzoi censusin, duke treguar kështu nivelin real të përkrahjes së ekstremistëve në  popullsinë tonë.

 

Për përkatësinë fetare kemi shifra të tjera, po ashtu si dhe me etninë, afro 15% e të pyeturve nuk ka preferuar t’i përgjigjet kësaj pike, çfarë është një e drejtë kushtetuese. Mbetet për sociologët e studiuesit e tjerë të hulumtojnë shkaqet. Gjithsesi besoj se ishte pozitive që thyem një tabu të periudhës postkomuniste me këto dy pyetje dhe besoj se censusi 2021 do të ketë kështu një taban të përgatitur dhe do të zhvillohet pa shumë emocione e tensione.”

 

Që prej Censusit 2001 kushtet politike, ekonomike dhe sociale në vend kanë ndryshuar, falë procesit të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Lëvizja e vazhdueshme migratore e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe në drejtim të vendeve të tjera ka sjellë lëvizje demografike të mëdha dhe ne ndryshim të të dhënave statistikore.

Qëllimi kryesor i Censusit është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Por, në rastin e Shqipërisë, Censusi është gjithashtu edhe një pikënisje për një sistem të qëndrueshëm të statistikave aktuale të popullsisë sipas vrojtimeve. Censusi do të jetë një investim i rëndësishëm afat-gjatë në të gjithë sistemin statistikor të vendit përsa i përket kapacitetit dhe ndërtimit institucional.

 

Ky projekt u financua kryesisht nga Qeveria Shqiptare, si edhe nga disa donatorë të ndryshëm si; Komisioni Evropian nëpërmjet IPA, UNFPA, UNDP, Statistikat Suedeze, Qeveria zvicerane, etj.

 

Ky census nga pikëpamja teknike solli si risi hedhjen e të dhënave nëpërmjet sistemit të skanimit, i cili konsiderohet si një nga teknikat më moderne për regjistrimet e të dhënave. Aktivitetet në terren për censusin u organizuan dhe monitoruan me ndihmën e një mjeti mjaft efikas, atë të aplikacionit të menaxhimit Web GIS.


13/12/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave