Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
AKT NORMATIV PĖR DISA NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.10 487, DATĖ 5.12.2011, “PĖR BUXHETIN E VITIT 2012”
 
AKT NORMATIV

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 487, DATË 5.12.2011, “PËR BUXHETIN E VITIT 2012”



Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 1

Buxheti për vitin 2012 është:

Të ardhurat 332 758 milionë lekë;
Shpenzimet 381 126 milionë lekë;
Deficiti 48 368 milionë lekë.



Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2012 është:

Të ardhurat 263 172 milionë lekë;
Shpenzimet 311 540 milionë lekë;
Deficiti 48 368 milionë lekë.”.


Neni 3

Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2012 është:

Të ardhurat 27 049 milionë lekë;

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 876 milionë lekë;
Të ardhurat 13 173 milionë lekë;
Shpenzimet 27 049 milionë lekë.”.

Neni 4

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2012 është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej 83 360 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 50 287 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 33 073 milionë lekë;
- Shpenzimet 83 360 milionëlekë.

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2012, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

2. Skema e sigurimit suplementar

Të ardhurat, gjithsej 5 405 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet 290 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 5 115 milionë lekë;
- Shpenzimet 5 405 milionë lekë.”.

Neni 5

Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 8

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet 4 020 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 235 922 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 23 230 milionë lekë.”.

Neni 6

Neni 9 ndryshohet si më poshtë vijon:



“Neni 9

Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 48 368 milionë lekë, nga i cili 900 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 47 468 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.

Çdo e ardhur nga privatizimi, e arkëtuar mbi shumën e parashikuar në këtë ligj, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime dhe uljen e huamarrjes, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.”.

Neni 7

Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzimet korrente 239 950 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 64 690 milionë lekë;
Fondi rezervë 1 800 milionë lekë;
Fondi i kontingjencës për
ruajtjen e deficitit 2 600 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave
dhe pensioneve 2 500 milionë lekë.

Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Gjendja e mjeteve monetare, që do të rezultojë në fund të vitit buxhetor në llogarinë unike të thesarit, si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve ose tejkalimit të të ardhurave, të transferohet në llogarinë e shpronësimeve për interesa publike.”.

Neni 8

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 13

Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 1 800 milionë lekësh, përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit, prej 2 600 milionë lekësh, përdoret me vendime të Këshillit të Ministrave. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve, prej 2 500 milionë lekësh, shpërndahet nga ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 9

Neni 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 18

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2012, është 86,570 milionë milionë lekë, i dhënë me hollësi si më poshtë:

1. Për huamarrjen vjetore neto, për mbështetjen buxhetore, deri në 25,120 milionë lekë.

2. Për huamarrjen neto, për financimin e projekteve të huaja, deri në 46,000 milionë lekë.

3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 13,700 milionë lekë.

4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra të huaja, të papaguara, deri në 1,750 milionë lekë.

Niveli i stokut të borxhit shtetëror parashikohet të arrijë deri në 791,524 milionë lekë, ndërsa niveli i stokut të garancive deri në 62,683 milionë lekë.”.


Neni 10

Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.

Neni 11

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


12/12/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave