Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Organizohet Tryeza e Rrumbullakėt Qeveri-Donatorė
 

Sot, Qeveria Shqiptare mbajti tryezën e rrumbullakët vjetore Qeveri-Donatorë, bashkëkryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK Z. Genc Pollo dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, në cilësinë e kryetarit të radhës së Sekretariatit Teknik të Donatorëve, rol të cilin ai e ka luajtur gjatë gjithë vitit 2012. Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Integrimit Evropian Znj. Majlinda Bregu, Ministri i Financave Z. Ridvan Bode, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri Znj. Kseniya Lvovsky, si dhe zyrtarë të tjerë lartë të Qeverisë dhe komunitetit të donatorëve në Shqipëri.

 

Tashmë ky forum i nivelit të lartë, i kthyer në një traditë, është një mundësi e shkëlqyer, e përvitshme, për të vlerësuar progresin që Qeveria ka arritur në lidhje me agjendën reformuese dhe në arrijten e objektivave e synimeve, për avancimin e koordinimit të donatorëve, si dhe arritjes së efektivitetit të ndihmës së huaj. Tryeza e Rrumbullakët Qeveri-Donatorë mbuloi çështje me rëndësi të përbashkët për Qeverinë dhe komunitetin e donatorëve.

 

Ministri Pollo shprehu mirënjohjen e tij për miqësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar nga komuniteti i donatorëve nëpër vite. Ai përmblodhi arritjet kryesore dhe reformat që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë gjatë vitit të fundit dhe impaktin e tyre në zhvillimin e vendit, si dhe në procesin e integrimit evropian. Ai nënvizoi në veçanti progresin e dukshëm, si edhe sfidat që kërkojnë vëmendje të veçantë për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Qeverisë dhe donatorëve, sidomos në lidhje me përpjekjet e përbashkëta për arritjen e synimit të Qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE. “Forcimi i dialogut të përbashkët mes Qeverisë dhe donatorëve nuk është vetëm në interesin tonë të përbashkët, por për më tepër ai është një mjet shumë i vlefshëm për arritjen e synimeve dhe aspiratave tona”, tha Ministri Pollo.

 

Ambasadori Sequi shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e të gjithë donatorëve në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimin e saj ne periudhën afat-gjatë. Ai vrojtoi se “87 për qind e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit në BE dhe dëshirojnë një demokraci të konsoliduar, shtetin e së drejtës, të drejta të njeriut dhe liri themelore, rritje ekonomike dhe prosperitet, mirëqenie shoqërore dhe kulturore”. Këto objektiva mbështeten nga partneriteti me donatorët, që bazohet në principet dhe pronësia e politikave nga ana e Qeverisë, qëndrueshmërisë së impaktit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së anasjelltë. Ambasadori Sequi theksoi se “Unë nuk kam asnjë dyshim se këto katër principe reflektohen në politikat e organizatave që përfaqësohen këtu sot. Unë kam besim se gjithsecili rreth kësaj tryeze dhe më tej, i pranon këto principe instrumentale që ndihmojnë Shqipërinë të adresojë sfidat me të cilat ajo po përballet në rrugën e saj drejt BE-së”.

 

Tryeza e rrumbullakët ia dedikoi sesionin e parë arritjeve të reformave kyç të Qeverisë dhe progresit të bërë drejt arritjes së synimit final të Shqipërisë, anëtarësimit në BE dhe se si ky synim do të influencojë punën e Qeverisë dhe donatorëve, gjatë vitit të ardhshëm.

Tryeza, gjithashtu u fokusua në temën e mirëqeverisjes dhe nënvizoi progresin e bërë në lançimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZhI) 2013 – 2020, fillimin e zbatimit të fazës së dytë të Sistemit të Planifikimit të Integruar dhe rëndësinë e mbështetjes së këtyre prioriteteve nga donatorët.

Funksionimi i mirë i Sistemit të Planifikimit të Integruar luan një rol kyç tashmë dhe zhvillimi i procesit të integrimit evropian, po kërkon një angazhim më të madh. Hartimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si një komponent kyç i Sistemit të Planifikimit të Integruar ka një rëndësi vitale. Institucionet qendrore po përgatisin strategjitë e tyre afatgjata të orientuara nga ky vizion dhe njëkohësisht duke adresuar sfidat aktuale dhe kërkesat për përmbushjen e standardeve për anëtarësimin në BE.

 

Tryeza e rrumbullakët diskutoi gjithashtu edhe çështje shumë të rëndësishme për ofrimin e ndihmës së huaj dhe konsideroi modalitetet për hartimin dhe zbatimin e përqasjeve sektoriale në një numër sektorësh. Synimi kryesor është efektiviteti i fondeve publike të donatorëve dhe të Qeverisë dhe menaxhimi drejt rezultateve. Kjo është një tjetër sfidë me të cilën po përballen institucionet qendrore politikë-bërëse dhe si rrjedhojë ato kanë nevojë për mbështetje dhe angazhim nga të gjithë partnerët.

 

Takimi u vlerësua me rëndësi të veçantë për koordinimin e çështjeve të donatorëve, duke shërbyer si një forum i përkryer për shkëmbimin e informacionit dhe dialogun e qëndrueshëm për përmirësimin e efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri.

 


11/12/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave