Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo nderon profesor Kristian Bukuroshi pėr “Mirėnjohje dhe Merita tė Dalluara”
 

Eventi i organizuar nga AITA, kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri

 

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA) organizoi aktivitetin: “Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri, nderim “Mirënjohja për Merita të Dalluara” për z. Kristian Bukuroshi.

 

Në këtë aktivitet i ftuar ishte Kryeministri z. Sali Berisha, ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, por eventi mblodhi shumë profesionistë IT nga biznesi e universitetet.

 

Në fjalën e tij Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Arritjet në TIK në vendin tonë, që të gjithë ne i pohojmë, që të gjithë ne ndoshta i shohim dhe i prekim dhe ndoshta ndërkombëtarisht janë të njohura, pa atë kontribut të hershëm, të filluar me profesor Bukuroshin dhe me kolegët e tij, do të ishin të pamundura. Dhe në këtë atmosferë festive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është rasti për mua të falenderoj të gjithë ata, bashkë me profesor Bukuroshin, që sot do t’i japim edhe titullin e Mirënjohjes, të falenderojmë pra të gjithë atë komunitet të matematikës dhe më pas të informatikës, që ka punuar në kushte nga më të ndryshmet, herë më të vështira, herë më të mbara, për të krijuar atë që sot ne e mbledhim periodikisht, në tubime të tilla, qoftë të organizuara nga Qeveria, shpesh edhe me dimension ndërkombëtar apo nga industria, sektori apo nga universitetet. Të falenderojmë atë komunitet, pa të cilin zhvillimi i vendit tonë nuk do të ishte i mundur.”

 

I menduar si një forum, ku në mënyrë kronologjike dhe në formë stafete u paraqitën etapat e zhvillimit të sektorit TIK në Shqipëri, aktiviteti mori natyrë historike dhe la hapësirë njëkohësisht për shpalosjen e perspektivave për të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit të sektorit.

 

Prof. Kristian Bukuroshi u nderua  nga Kryeministri z. Sali Berisha për "Mirënjohje për vlera të dalluara" me motivacionin: “Mirënjohje për merita historike në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet vizionit të qartë, si dhe për themelimin dhe drejtimin e institucioneve shkencore dhe akademike, për edukimin dhe formimin profesional të brezave të parë të informatikanëve shqiptarë.”

 

Shoqata AITA numëron si anëtarë 60 subjekte nga kompani, universitete, OJF dhe shkolla teknike.

Profesor Kristian Bukuroshi është një nga profesorët më të shquar të vendit tonë, si dhe një nga kërkuesit shkencorë  më me eksperiencë në fushën e informatikës në vendin tonë.

 

Prej vitit 1985, por dhe më herët e deri në vitin 1992 z. Bukuroshi ka qenë projektues, themelues dhe drejtues i Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar, pararoja e Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit në Shqipëri.

 

Aktualisht, prej 20 vjetësh z. Bukuroshi jeton në Kanada, ku për shumë vjet ka dhënë kontributin e tij në mësimdhënie.

 


23/11/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave