Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 

Faqja Arkivė e Kėshillit tė Ministrave

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Organizohet forumi “100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė: Nga evolucioni infrastrukturor nė revolucionin digjital”
 

Forumi i 4-të Infocom Albania, nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin dhe TIK, u çel sot me temën: “100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë: Nga evolucioni infrastrukturor në revolucion digjital”

Forumi i 4-të i Telekomunikacionit shqiptar synoi ndër të tjera të identifikojë praktikat optimale në këtë sektor, si dhe të parashikojë të ardhmen e TIK në Shqipëri.

I pranishëm në këtë forum Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Zhvillimi i internetit në Shqipëri, investimi në infrastrukturë, përdorimi nga agjencitë shtetërore, përdorimi nga biznesi, por edhe gjerësisht nga popullsia është rritur eksponencialisht këto vite të fundit dhe mund të themi që ka ndryshuar jo pak mënyrën e jetesës. Dhe këtu Qeveria ka luajtur rolin e saj. Mjafton të kujtojmë që për vitin e kaluar, sipas studimeve te IDC, (International Data Corporation) qeveria shqiptare renditet e para ne investimet qe ka bere per teknologjine e informacionit, duke perbere 34% te vleres totale te investimit te tregut IT. Dhe po punon për të bërë cdo gje digjitale sa i takon Administrates publike, duke nxitur qe te njejten gje ta beje edhe sektori privat. Por interneti eshte edhe nje burim i madh informacioni, eshte edhe nje hapesire e madhe lirie. Prandaj edhe qendrimi i Shqiperise ne konferencen e ardhshme te ITU-se ne dhjetor eshte perkrah atyre vendeve per te cilat liria eshte dicka e shenjte, duhet mbrojtur, zhvilluar dhe garantuar edhe ne hapesiren kibernetike. Dhe ky do te jete qendrimi yne ne vendimet e kesaj konference, qendrimi yne perkrah BE dhe ShBA-ve.”

Grupet kryesorë të interesit në tregun TIK në Shqipëri u takuan në këtë forum dhe shprehën pikëpamjet e tyre mbi sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi ynë në këtë sektor, siç është Broadband-i, projektet e-Gov, kalimi nga analog në digjital i televizioneve, e-Apps (m- Apps si m-agriculture, m-banking, m-health, m-education, etj.), Cloud Computing, etj.

Sektori TIK, një ndër liderët në treg, është përgjigja e recesionit global dhe Shqipëria ndodhet në momentin më të favorshëm për të treguar se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është digjitalizimi. Kjo vlen për disa sektorë të ekonomisë lokale, duke filluar nga lidhjet e qytetarëve me shërbimet qeveritare (e-government), mënyra se si njerëzit argëtohen, (digital TV) apo komunikimi (telefonia-interneti-cloud computing).

Konferenca u mbyll me çmimet Infocom Albania që shpërblen dhe nderon kompanitë novatore, shërbimet, produktet dhe drejtuesit e tregut. Qëllimi i shpërblimeve është të njohë publikisht përpjekjet dhe efektivitetin e të gjithë atyre që kanë kontribuar me kreativitetin dhe pasionin e tyre për rritjen e tregut dhe avancimin e teknologjisë në Shqipëri.


21/11/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Qeveria miraton vendimin pėr shpronėsimin e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit tė Tiranės”
Deklaratė e Kryeministrit
Kryeministri Berisha pret Drejtoren pėr Shqipėrinė nė Bankėn Botėrore, Ellen Goldstein
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri Florian Raunig
Kryeministri Berisha pret kryetarin e Partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, zotin Ramush Haradinaj
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, zotin Helmut Hoffman
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e qeverisė
Kryeministri Berisha pret delegacionin e nivelit tė lartė tė kompanisė azere tė prodhimit tė naftės dhe gazit SOCAR
Kryeministri Berisha pret njė grup biznesmenėsh amerikanė
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Azerbajxhanit, zotin Rahman Mustafayev
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave